Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Metamorfoza e një kryeqyteti, Ylljet Aliçka
  • Metamorfoza e një kryeqyteti, Ylljet Aliçka

Metamorfoza e një kryeqyteti, Ylljet Aliçka

Onufri

Aliçka vë në pah anën më absurde dhe në të njëjtën kohë, “normale” të botës që jetojmë, duke e ballafaquar me ligësitë spektakolare të komunizmit dhe kapitalizmit.

12,99 
11,69  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Metamorfoza e një kryeqyteti
Gjinia: Roman
Autori: Ylljet Aliçka
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2019
Fq. 262
Pesha: 0.431 kg.
ISBN: 978-9928-261-84-7

Komente mbi librin

“Romani më i ri i shkrimtarit Ylljet Aliçka, “Metamorfoza e një kryeqyteti”, është me të vërtetë i ri për prurjet dhe të shkruarin, ku ngërtheren ndryshimet e befta sociale me humorin gri, ngjarjet që duket sikur mbërrijnë deri në çastin që po lexojmë, me personazhe që na ngjajnë se i njohim, aq sa mëdyshemi se mos janë vetvetet tona të maskuara.

Çështjet që shpalos, realizimi çehovian, ironia e pamëshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i veçantë e shpotitës etj., e çojnë këtë roman mes arritjeve më të mira të të gjitha botimeve në letërsinë e postdiktaturës, kohë e cila bën anti – heronj dhe që ata me groteskun e tyre e zhbëjnë. Po, po, dëshmohet këtu me një buzagaz të dëshpëruar.”

Visar Zhiti

“Letërsia e Aliçkës, ngacmuese dhe plot frymë...”

Ryszard Kapuscinski, Poloni

“Aliçka vë në pah anën më absurde dhe në të njëjtën kohë, “normale” të botës që jetojmë, duke e ballafaquar me ligësitë spektakolare të komunizmit dhe kapitalizmit.”

Geofreddo Foffi, Internazionale.it, Itali

“Nën pendën e tij mund të ndodhë gjithçka...”

Mylada Jedrysik, Gazeta Wyborcza, Poloni

“Qeshet hidhur tek lexon librat e Aliçkës dhe megjithatë... qeshet.”

Stefano Pasta, Corriere della sera, Itali

“Falë absurdit të situatave, letërsia e tij është origjinale dhe njerëzore. Ashtu si te Hemingueji, më shumë se ana emocionale, tek Aliçka mbizotëron dialogu, surpriza, racionalja...”

Jan M. Heller, Literatura.cz, Çeki

“Aliçka godet me shumë humor dhe një dozë të lartë ironie. Kemi të bëjmë me një shkrimtar naiv, apo thjesht realist?”

Ben Tebing, Bentebing, Norvegji

“Letërsia e Aliçkës: një ironi e distancuar, me një ndjesi mbytëse, ku terrori bëhet lidhja e vetme e mundshme sociale dhe e papërfytyrueshme. Çmenduria bëhet kështu sjellja më banale.”

Jean – Paul Champseix, EaN, Francë

Detajet e librit
9789928261847
9789928261847
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Si na erdhi ai, i ndaluari, Visar Zhiti

"Si na erdhi ai, i ndaluari..." është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhimbjen. Shkas dhe protagonistë janë poeti rus Evgeni Jevtushenko bashkë me një student shqiptar me emrin Atjon, biri i autorit.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Kadare, Vepra e plotë, vol. 5

Romani "Dimri i vetmisë së madhe" u shkrua më 1971, për t'u botuar një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut "Koha e grindjes", një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish – aleatët e saj, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë.
14,61  16,23 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
5,84  6,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000146

Botuesi: Ideart

Gjarpri i Shtëpisë, Arian Leka

I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.
5,84  6,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.
10,52  11,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Infiniti Blu, Mimoza Hafizi

Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
8,18  9,09 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.
10,52  11,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Epika e yjeve të mëngjesit, Rudi Erebara

Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Diktaturat janë të ndryshme, por grada e mizorisë zakonisht është justifikuar në arsyetimin se dhunën e kanë ushtruar disa njerëz me ushtri ndaj një populli tjetër.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tokëmjalta, Enit Karafili Steiner

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Një dashuri e hershme, rrjedha e së cilës bëhet jehonë e jetëve të rrëmbyeshme e të lodhshme të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.
9,35  10,39 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Tirana Times

Ndërkombëtarët, Ylljet Alicka

Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë.
11,69  12,99 
More
Në gjendje