Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli
  • Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli

Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli

2355
Botimet Dudaj

Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali.

3,64 GBP
3,27 GBP Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atdheu i ditëve tona
Origjinali: Atdheu i ditëve tona
Gjinia: Roman
Autori: Lindita Mamli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 84
Pesha: 0.11 kg
ISBN: 978-99943-33-67-7

Mbi autoren

Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali. Gjithashtu në vitin 2002 poezi të saj patën jehonë në gazetën Illyria në Amerikë.

Krijimet e saj u vlerësuan nga Profesori i Universitetit të Barit, Nedin bej Vlora dhe shkrimtarja e famshme italiane Susanna Tamaro. Koment nga Nasi Lera Gjithmonë kam menduar se të qenit shkrimtar përcaktohet nga dy gjëra thelbësore, ose më saktë nga shkrirja në një të vetme, e dhimbjes për të tjerët dhe talentit.

Dhimbja është e pranishme tek të gjithë, por ajo mbetet shpesh e pashprehur, e heshtur, e tulatur, e strukur duke u kthyer në dy herë dhimbje. Atëherë, që ajo të shpërthejë dhe t'u përcillet të tjerëve, me qëllim që jeta të bëhet më e mirë, shkrimtari vjen dhe ngjyen penën e tij te dhimbja.

Dhimbja i ka mprehur Lindita Mamlit syrin vëzhgues, duke e mbushur këtë libër me detaje mbresëlënëse dhe tronditëse. Do të mjaftonte vetëm një detaj nga tregimi "Dashuritë e Tiranës" për të kuptuar gjithë revoltën e autores ndaj mashtrimit të ëndrrave, që ngjallen për të përfituar disa çaste kënaqësie kafshërore. Të gjithë e ndiejmë syrin vëzhgues të autores dhe ai do të na shoqërojë me dhimbje për sa kohë do të vazhdojë drama jonë.

Detajet e librit
2355
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001114

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë, pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë. Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shpëlahet kujtesa në valët e këtij deti.
6,14 GBP 6,82 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.
4,91 GBP 5,46 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2135

Botuesi: Albin

Uji i gjallë, Gjergj Uli

Ne, shqiptarët, endemi nën këtë qiell që na ka rënë për pjesë, endemi dhe nuk dimë ku shkojmë. Në fakt askurrë nuk kemi ditur, sepse ne nuk besojmë as në veten tonë e jo më në Zot. Ne ulemi në gjunjë të lutemi dhe ia bëjmë me sy djallit.
4,91 GBP 5,46 GBP
More
Ne gjendje

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...
4,91 GBP 5,46 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zoti qeshi deri në fund, Raimonda Belli Gjençaj

Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji...
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Epope intime, Enit Karafili Steiner

E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, largohen nga Shqipëria e 1995-ës.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2124

Botuesi: Te tjere

Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit, Robert Thomanikaj

Ngjarjet e romanit vërtiten në një repart të uzinës Traktori. Nën melodinë e një kitare përzihen në verën e nxehtë të vitit 1983 flokët e gjata të personazhit kryesor, moda e huaj e të rinjve të tjerë, hallet e një sekretari partie, shoqëria e Romeos dhe Kujtimit, probleme fejese, dega e brendshme, halle uzine, tema filozofike, dashuri platonike, etj.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje