Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Vajzat e '90, Anila Janka
  • Vajzat e '90, Anila Janka

Vajzat e '90, Anila Janka

UET Press

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka më shpëtim.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Vajzat e '90
Original:Vajzat e '90
Kategoria:Roman
Autori:Anila Janka
Botues: UET Press
Viti: 2023
Fq. 192
Pesha: 0.260 kg
ISBN: 978-9928-388-42-1
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Ishte vera e vitit 1990, e cila do të mbetej në histori jo për nxehtësinë e saj, po për ngjarjen e 2 korrikut. Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial.
Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka më shpëtim. Nuk pinte më ujë as propaganda shtetërore për të mos i ndjekur këta 'huliganë' të revoltuar. Ata njerëz me ëndrra të ndaluara, as lotët e nënave në kangjellat e ambasadave nuk mund t'i kthenin nga rruga drejt së panjohurës. Dhe ky ishte vetëm fillimi. Kjo ishte vera e nxehtë dhe realiteti që jetonin vajzat e 90.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928388421
ean13
9789928388421
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001114

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë, pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë. Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shpëlahet kujtesa në valët e këtij deti.
86,25 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kokat e dy lejlekëve të purpurt, Ismete Selmanaj Leba

Gjergji dhe vëllai i tij, Sokoli, janë dëshmitarët e vetëm të vetëvrasjes së babait të tyre kur ishin ende fëmijë. Të gjendur midis akuzave të gjyshit të tyre, traumës së kaluar nga skena e gjetjes së trupit të pajetë të babait dhe rënies në gjak, detyrohen të largohen nga fshati.
97,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002029

Botuesi: Onufri

Djella, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Djalli që pagova për këshillë, Jeta Vojkollari

Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s'e frenonte dot më. Tani ajo do t'i zgjidhte klientët nga paria e vendit.
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Murgu, Artan Fuga

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.
155,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Im atë donte Adolfin, Mehmet Kraja

Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.
80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje