Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, Veli Karahoda
  • Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, Veli Karahoda

Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, Veli Karahoda

Onufri

Këtë roman mund ta quajmë sagë, epope, roman lumë që i referohet një areali të njohur për ne si dhe një kohe jo shumë të largët për mbamendjen tonë.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit
Original: Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit
Kategoria: Roman
Autori: Veli Karahoda
Botues: Onufri
Viti: 2023
Fq. 556
Pesha: 0.800 kg
ISBN: 978-9928-391-62-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Komente mbi librin

”Këtë roman mund ta quajmë sagë, epope, roman lumë që i referohet një areali të njohur për ne si dhe një kohe jo shumë të largët për mbamendjen tonë. (...) Ky roman është dëshmi se ende nuk kanë ­vdekur narracionet e mëdha, të kujton romanet e mëdha të letërsisë botërore­­­­­­­­­...”

Çmimi ''Anton Pashku" për veprën më të mirë në prozë 2022

 
”Romani Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, siç është befasues nga teksti i ngjeshur, fryma që përçon, shprehësia letrare, aq më tepër, është i ndërlikuar si kompozim strukturor, me gjasë edhe zhanror (...) Mund të themi se ­romani Fundi i palavdishëm i Igor ­Bagrickit (...) shënon kulmin e të mbërrimeve letrare në krijimtarinë ­letrare, si dhe përfaqëson një ngjarje të letrave shqipe, për ato situime letrare që ka shenjuar në këtë tekst, si një vepër me nivel estetik të dëshmuar në formësim, në strukturë, në portretizimin e personazheve, e mbi të gjitha në mjeshtërinë e rrëfimit dhe të stilit të përveçëm, si një nga romancierët më të përveçëm të letërsisë së sotme shqipe.”

Behar Gjoka, "Exlibris'', Tiranë, 2023

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928391629
ean13
9789928391629
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
86,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Djalli që pagova për këshillë, Jeta Vojkollari

Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s'e frenonte dot më. Tani ajo do t'i zgjidhte klientët nga paria e vendit.
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...
230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Lufte e vogel e perkore, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".
92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Triologjia e Shkodrës, Gazmend Krasniqi

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.
109,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Bulevardi i yjeve, Arlinda Guma

Qyteti A, nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo... E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen... 
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Hakmarrja e një gruaje, Spartak Ngjela

Sofie Rasku ishte e bindur se duhet ta kryente vrasjen. Gjithë këtokohë kishte sjellë në mendje gjithçka kishte ndodhur. Mbrëmjeve ky mendim bëhej torturues, kur vështrimi i ndalej në portretin e të shoqit.
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim.
115,00 SEK
More
Ne gjendje