Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dashuri e perjetshme, Danielle Steel
  • Dashuri e perjetshme, Danielle Steel

Dashuri e përjetshme, Danielle Steel

K1R2P23
Fan Noli

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?

20,78 
18,70  Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuri e përjetshme
Origjinali: Until the end of time
Gjinia: Roman
Autori: Danielle Steel
Shqipëroi: Fatmir M. Dibra
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 504
Pesha: 0.557 kg.
ISBN: 978-9928-203-82-3

Mbi librin

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?

Danielle Steel shpalos hapësira të reja në karrierën e saj si një bestseller shumëvjeçare e New York Times me historinë prekëse të dy fateve paralele dhe me llojin e dashurisë që të gjithë shpresojmë se do të jetë e përhershme.

Billi, një avokat i ri i përkushtuar që punon në firmën prestigjioze të familjes së tij në Nju Jork, lë gjithçka për të cilën është trajnuar që të ndjekë ëndrrën e tij. Xheni, gruaja e tij, është një stiliste që ka investuar zemrën dhe shpirtin e saj në modë. Ajo lë gjithçka që i pëlqen për t'u bashkuar me të. Ata janë të sigurtë se fatet e tyre janë të lidhura përgjithmonë.

Në duart e shkrimtares Danielle Steel këto marrëdhënie të mrekullueshme vijnë së bashku me të papritura dhe surpriza të habitshme, ku të dashuruarit e humbasin, por edhe e gjejnë sërish njëri – tjetrin.

Nëse dashuria zgjat përgjithmonë dhe të dashuruarit nuk mund ta humbasin njëri – tjetrin, atëherë romani "Dashuri e përjetshme" jo vetëm që do të na ngushëllojë dhe do të na magjepsë, ashtu sikurse fati bën me lojën e tij, por edhe do të na japë shpresë.

Detajet e librit
Fan Noli
K1R2P23
9789928203823
9789928203823
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.
10,52  11,69 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Pretenduesi, Jaclyn Reding

Duka e Sudeleigh-it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Dhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës. Kështu, kur karroca e saj thuajse përmbyset, atë e shpëton një fermer skocez modest. Më vonë ajo i futet atij në shtrat... por e zbulojnë.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kthimi, Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.
17,53  19,48 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Të kishte ndodhur kohë më parë, Edie Claire

Një nga romancat më të bukura të këtij shekulli, që me leximin e tij, nga fillimi në mbarim, të mban pezull. Tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që kur shoqja më e mirë e fëmijërisë së Xhoit, Xheni, gjeti vdekjen në një aksident tragjik me makinë, pak ditë pas mbrëmjes së maturës.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ti je e imja, Johanna Lindsey

Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mospranimi i papërkundur për t’u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë “të harruar prej kohësh” dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e...
16,36  18,18 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Sura, Nermin Bezmen

Një histori epike dashurie. Një dashuri sublime me shikim të parë. "Kurt Sejit dhe Sura", njëri nga romanet e Nermin Bezmen-it që ka zënë vend midis klasikëve të letërsisë turke, rrëfen histori njerëzish nga jetesa madhështore në Rusinë cariste deri në zvarritjet e tyre pas revolucionit bolshevik.
14,03  15,58 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UEGEN

Mrekullia e fajit, Danielle Steel

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar