Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Atje ku është zemra, Billie Letts
  • Atje ku është zemra, Billie Letts

Atje ku është zemra, Billie Letts

OMSCA-1

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj. 7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër. 17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atje ku është zemra
Origjinali: Where the heart is
Gjinia: Roman
Autori: Billie Letts
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2017
Fq. 368
Pesha: 0.500 kg.
ISBN: 978-9928-132-88-8

Mbi librin

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj. 7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër. 17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.

7.77 dollarë i mbeten në xhep, kur Uilli Xheku e braktisi në një qytet të largët. amerikan, duke shkatërruar ëndrrën e saj për të pasur një shtëpi dhe një familje. 7-a për Novalinë ishte numri i pabesë.

Por në qytetin ku ajo mbeti e braktisur, jetojnë njerëz të mirë dhe të sjellshëm, të cilët menjëherë i afrojnë Novalisë miqësinë e dashurinë e tyre, ndjenja që ajo kurrë nuk i ka njohur më parë.

Novalia nuk ka të ardhura, nuk ka kursime, as familje; ajo ka një fëmijë të porsalindur, por dëshmon se ka talent, vendosmëri, inteligjencë dhe mirësi, cilësi që e çojnë jetën e saj në rrjedhën e duhur, paçka se kjo nuk është e lehtë...

Komente mbi librin

"Një rrëfim i mrekullueshëm... Një roman i shkëlqyer... që e merr lexuesin në një udhëtim që nuk mund harrohet."

The State

"Billie Letts ka një dashuri të vërtetë për personazhet e saj. Novalia, Motra e Forni janë vërtet të mrekullueshëm dhe e kthejnë leximin e romanit "Atje ku është zemra" në një kënaqësi të veçantë."

North American Review

Një rrëfim mrekullueshëm mu në zemër të Amerikës, ku ëndrrat ende mund të kthehen në realitet, dhe ku njerëzit vazhdojnë të kujdesen për njëri-tjetrin, gjithnjë për t'i zgjatur tjetrit dorën e ndihmës, kur është e nevojshme... Një libër i mrekullueshëm e frymëzues."

Midwest Book Review

"Një roman i suksesshëm, i shkruar me një frymë tepër të këndshme dhe me një stil të shkathët."

The Times

"Një roman i sinqertë dhe i shkruar bukur..."

Publishers Weekly

"Letts shkruan për vetë jetën, duke qëmtuar dhe duke prekur saktësisht zemrat... duke treguar se jeta është e mrekullueshme. Letts e di mirë këtë dhe e tregon në mënyrë të mrekullueshme."

Indianapolis News

"I këndshëm... një mesazh domethënës që duhet lexuar."

Hartford Courant

"Leximi i këtij romani të njeh Amerikën dhe banorët e saj. "Atje ku është zemra" ju tërheq në jetën e tyre me realizëm, saktësi dhe emocion... Ju do të gëzoheni për çka rrëfehet për Novalinë."

Illinois Press

"Një histori moderne morale, e cila duhet të lexohet."

She magazine

"Lexojeni këtë libër! Ju nuk do të zhgënjeheni."

Milwauke Journial-Sentinel

Detajet e librit
9789928132888
9789928132888
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat, Kirsty Moseley

Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000417

Botuesi: Botimet Dudaj

Tangoja e harrimit, Sveva Casati Modignani

Njëra është një antikuare tërheqëse, e martuar dhe me një vajzë adoleshente; tjetra një grua e moshuar, e varfër që jeton e vetme në një nënçati prej së cilës kërkon me këmbëngulje të mos largohet për asnjë arsye. Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy gratë të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e...
8,67 CHF 9,63 CHF
More
In Stock

Botuesi: Living

Mbaron me ne, Colleen Hoover

Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Shumë dashuri për asgjë, Anna Premoli

I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në “listën” e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të “listës së përmbushjeve”: kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t’i...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje