Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Kokë e këmbë në dashuri, Tessa Bailey
  • Kokë e këmbë në dashuri, Tessa Bailey

Kokë e këmbë në dashuri, Tessa Bailey

Pegi

Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Kokë e këmbë në dashuri
Origjinali:Hook, line, and sinker
Kategoria: Roman
Autori:Tessa Bailey
Përktheu:Aida Baro
Botues: Pegi
Viti: 2024
Fq. 320
Pesha: 0.450 kg
ISBN: 978-9928-371-74-4
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Peshkatari i gaforreve, Foks Thornton gëzon namin e një donzhuani seksi, që s’e vret mendjen për asgjë. Të gjithë e dinë që po ndenje me të, qejfin dhe zbavitjen, në shtrat dhe jashtë tij, e ke të sigurt. Ama, derisa njihet me Hana  Bellinxhërin. Mirëpo ajo nuk bie pre e pamjes dhe joshjes së tij, nga ana tjetër, duket se vlerëson shumë... personalitetin e tij? Dhe do që të jenë shokë? E çuditshme. Por asaj i pëlqen tepër ai dhe nuk guxon të ndërmarrë ndonjë aventurë, i mjafton të jenë miq.

Hana ka ardhur në qytet për punë dhe pas shumë diskutimesh me të motrën, Pajperin, bie dakord që të flejë në shtëpinë e Foksit, në dhomën e miqve. Ajo e di që Foksi është gruar famëkeq, por nuk dyshon që ata të dy janë vetëm shokë. Ndërkaq, ajo ushqen ndjenja të thella për një kolegun e saj, i cili nuk ia kthen me të njëjtën monedhë, ndaj Foksi është njeriu i duhur që mund ta ndihmojë me jetën e saj të trishtuar dashurore. E armatosur me këshillat e Kazanovës së Uestportit, Hana rreket t’i tërheqë vëmendjen kolegut të saj... por sa më shumë kohë kalon me Foksin, aq më tepër e dëshiron.

Ndërsa kufiri mes miqësisë dhe flirtit zë e davaritet, Hana nuk mund ta mohojë që dashuron gjithçka te Foksi, por nuk pranon të jetë gruaja e radhës në shtratin e tij. Foksi kishte menduar se s’kishte gjë më të lehtë sesa të jetonte me shoqen e
ngushtë. Veçse, ajo endet nëpër shtëpi mbështjellë vetëm me peshqir, fle në anën tjetër të korridorit dhe Foksi imagjinon të zgjohet pranë saj për gjithë  jetën e vet... dhe... një njeri në det!, bie kokë e këmbë në dashuri me të. Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928371744
ean13
9789928371744
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Drita midis oqeaneve, M. L. Stedman

Një libër i madh, madje një kryevepër... Kush është nëna e vërtetë e Luisit? Gruaja që e lindi apo ajo që e shpëtoi dhe e rriti? Nga njëra anë është Izi me dëshirën e saj për të qenë nënë, trazimin, dëshpërimin dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar për Luisin.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...
6,80 GBP
More
In Stock

Referenca: K1R2P13

Botuesi: Fan Noli

Dashnorja, Danielle Steel

Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Brixhërtonët 1, Julia Quinn

Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Një gur zemrës, Douglas Kennedy

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s'e tërheq atje.
5,44 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ne ishim gënjeshtarët, E. Lockhart

Çdo verë, anëtarët e pasur e në dukje të përkryer të familjes Sinkler mblidhen në ishullin e tyre privat. "Ne ishim gënjeshtarët" është historia e këtyre bashkimeve të përvitshme, dhe tregon se çfarë ndodhi gjatë një vere që protagonistja Kejdëns nuk arrin ta kujtojë.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Përzgjedhja, Kiera Cass

Mundësia për t'u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t'u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht, Jean-Jacques Fdida

Ato na ftojnë në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm, drejt një udhëtimi i cili ushqen shpirtin dhe na mëson t’i rikthehemi kohë pas kohe përrallave për të gjetur një këshillë të mençur apo një dritë për të na ndriçuar udhën tonë.
17,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000101

Botuesi: Botimet Dudaj

Loje dashurie, Danielle Steel

Gjithë ato kujtime që kishin patur ishin të huaja tani, si rrobat e vjetra që harrohen në papafingo. Papafingoja e zemrave të tyre ishte martesa që ai kishte shkatërruar.Ishte një botë e keqe, plot me zvarranikë, trapa dhe mashtruesa. Të gjeje një njeri të mirë ishte si të gjeje gjilpërën në kashtë.Jeta ka të bëjë me ndershmërinë, kujdesin dhe angazhimin,...
6,52 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Rrëfimtarja, Jodi Picoult

Shumë zëra rrëfimtarë përfshihen brenda romanit të Jodi Picoult, duke lidhur fijet e kujtimeve të së kaluarës, me emocionet që trazojnë ujërat e të tashmes. Dhe çelësi për të kapërcyer situatën, qëndron edhe njëherë në forcën e rrëfimit.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.
8,50 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Na ishte një verë, Tessa Bailey

Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme.
10,20 GBP
More
Në gjendje