Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Identitete vrastare, Amin Maalouf
  • Identitete vrastare, Amin Maalouf
  • Identitete vrastare, Amin Maalouf

Identitete vrastare, Amin Maalouf

Onufri

Identiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë. Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare, një kombësie, nganjëherë edhe dy kombësive; një grupi etnik apo gjuhësor.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Identitete vrastare
Origjinali: Les identités meurtriéres
Gjinia: Publicistikë
Autori: Amin Maalouf
Shqipëroi: Arben Kumbaro
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
Fq. 152
Pesha: 0.211 kg.
ISBN: 978-99943-32-80-5

Fragment nga libri

Identiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë. Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare, një kombësie, nganjëherë edhe dy kombësive; një grupi etnik apo gjuhësor; një familjeje pak a shumë të madhe; një profesioni; një institucioni apo një grupi social...

Por lista është shumë më e gjatë akoma, virtualisht e pakufizuar. Mund të ndiejmë një përkatësi pak a shumë të fortë për një rajon, një fshat, një lagje, një klan, për një ekip sportiv ose për një profesion, për një grup miqsh, një sindikatë, një ndërmarrje, një parti apo një shoqatë, një famulli, a një komunitet njerëzish që kanë një njëjtat pasione, të njëjtat preferenca seksuale, të njëjtat mangësi fizike ose që përballen në shoqëri me të njëjtën të keqe.

Të gjitha këto përkatësi patjetër që nuk kanë të njëjtën rëndësi, gjithsesi jo në të njëjtën kohë. Por asnjëra nga ato nuk është plotësisht pa domethënie. Ata janë elementë përbërës të një personaliteti, mund t'i quajmë afërsisht "gjenet e shpirtit", me kusht që të saktësohet se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë bashkëlindur me njeriun.

Nëse secili nga këta elementë mund të ndodhet tek një numër i madh individësh, asnjëherë nuk do të gjejmë të njëjtin kombinim tek dy individë të ndryshëm, dhe pikërisht kjo përbën pasurinë e secilit, vlerën e vërtetë, kjo bën që çdo qenie të jetë e veçantë dhe fuqimisht e pazëvendësueshme.

Mbi autorin

Për Maalouf – in e lindur në Liban, "përtej detit" do të thotë Francë, në të cilën ai u vendos në vitin 1976. Një vit pas shpërthimit të kryengritjeve të përgjakshme që e ndanë vendin e tij për 18 vjet, ai zgjodhi mërgimin me dëshirën e tij, shumë larg atdheut të vet. Ai nuk u kthye kurrë.

Fati i vendit të tij ka lënë vulën e vet në punën e tij letrare. Megjithëse nuk ka lënë gjurmë të drejtpërdrejta, trauma politike ka efektet e saj përbrenda. Amin Maalouf nuk i var shumë shpresat tek konfliktet apo partitë e ndryshme; ai propozon "mitet pozitive dhe pajtuese". Drejtimi i tij personal dhe letrar është ai i krijimit të paqes, të kuptuarit e ndërsjellë ndërmjet komuniteteve në konflikt, qofshin shtete apo fe të ndryshme.

Ashtu si Pilgrimi, ai asnjëherë s'ka ndaluar së udhëtuari nëpër botë, në mënyrë që të kuptojë dhe të verë në dukje lidhjen e vërtetë ndërmjet komuniteteve, të cilat janë të ndara jo vetëm gjeografikisht, por gjithashtu edhe prej paragjykimeve. Ngjarjet e përditshme shpesh zbulojnë mundësinë e një të kuptuari të tillë, si ato ndërmjet kulturës myslimane me karakteristikat e saj islamike dhe botës perëndimore judeo – kristiane.

Sidoqoftë, historia, shpesh ofron modele të harruara të bashkëjetesës që formojë një ekuilibër. Është sikur ne të kemi bërë një prapavajtje që nga Periudha e Artë e Cordobas, kur tri fetë e mëdha jetonin paqësisht me njëra – tjerën. Me ndihmën e historisë, Amin Maalouf – i krijon individualitete të tipit të romaneve që mishërojnë bashkimin harmonik të kulturave.

Ashtu si Jaufré Rudel – i, që preferoi ta shprehte vetveten me gjuhën letrare oksitane, më mirë sesa në frëngjishten e tij natyrore, Maalouf – i vendosi t'i shkruante të gjitha romanet dhe esetë e tij jo në arabisht, por në frëngjisht, të cilën e kishte folur që në ditët e shkollës në Liban.

Ai, duke zgjedhur frëngjishten në aktin e të shkruarit, vërteton qëndrimin e tij tolerant në lidhje me temën "Një vizion kristian, pozitiv dhe pacifist të islamit", duke hyrë kështu në listën e literaturës franceze. Brenda atij territori ai e distancon vetveten nga çdo lloj kërkimi të literaturës letrare dhe ndjek një lloj narracioni tradicional që daton në periudhën e Ndriçimit, siç quhej në "trillimet" filozofike të shekullit të XVIII – të.

Nuk është një rastësi që e njëjta periudhë shënon rizbulimin e botës arabike dhe letërsisë së saj: filloi me përkthimin e "Një mijë e një netëve" dhe muslimanët u shfaqën si ideali i qenies njerëzore humaniste dhe tolerante, i atij lloji që Perëndimi ëndërronte.

Në krijimet e Amin Maalouf – it, narratori asnjëherë nuk dallohet plotësisht nga eseisti apo gazetari, që është shkrimtari i angazhuar politikisht. Por akti i narracionit, megjithatë mbetet esencial. Në të gjitha romanet e tij, çështja kryesore është të tregojë një histori, të sjellë njerëz dhe ndjenja, atmosfera dhe fate përsëri në jetë përmes anës artistike të gjuhës.

Që nga viti 1976, Maalouf – i ka jetuar në Francë, ku punoi si redaktor i revistës "Jeune Afrique", duke udhëtuar si gazetar në rreth 60 vende. Në vitin 1983, ai filloi të njihej si autor, me suksesin e romaneve të tij si: "Luani i Afrikës" dhe "Samarkanda". Librit të tij "Le Rocher de Tanios" i vitit 1993 iu dha çmimi "Prix Goncourt".

Detajet e librit
9789994332805
9789994332805
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:

Referenca: SKU001560

Botuesi: Logos A

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje