Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Damasku, Nizar Kabbanin
  • Damasku, Nizar Kabbanin

Damasku, Nizar Kabbanin

ACFOS-Albania

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi nga Imrul Kajs e deri tek Mahmud Dervishi. Kjo qe një përzgjedhje nga Darko Tanaskoviç.

400 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Damasku
Autori: Nizar Kabbanin
Gjinia: Poezi
Botues: ACFOS-Albania
Viti: 2012
Pesha: 0.140 kg
ISBN: 978-9928-4028-6-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në rrëmujën në të cilën po jetojmë, njeriu befasohet kur sheh dikë në Shqipëri (dhe me rastin e njëqindvjetorit shtet) që kujtohet për afrimin e njëqindvjetorit të poetit Nizar Kabbani, dhe me këtë rast boton në vitin 2012 disa poezi të përzgjedhura të tij në librin me titull “Damasku”. Shqiptarët filluan të njihen me Kabbanin me themelimin e katedrës së orientalistikës në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1973. Kjo katedër ishte e treta e këtij lloji pas degës së orientalizmit në Beograd, në vitin 1926 dhe departamentit të orientalizmit në Sarajevë, më 1950. Në këtë departament, i cili u bë bërthamë e orientalizmit shqiptar, brezi i ri (si p.sh. Feti Mehdiu, Shemsi Ajvazi, Ismail Ahmedi, Muhamed Mufaku si dhe mjaft të tjerë) filloi t’i japë njohuri shoqërisë shqiptare mbi letërsinë arabe duke filluar me Imrul Kajs-in e deri tek Mahmud Dervishi.


Në këtë kontekst, Ismail Ahmedi botoi përkthimin e poezisë “Një rrugë” të Nizar Kabbanit në të cilën poeti lartëson rezistencën palestineze. Ky përkthim u botua në faqen kulturore të gazetës së përditshme “Rilindja”, në vitin 1977. Ky përkthim ishte dhe poezia e tij e parë që përkthehet në gjuhën shqipe.
Shtatë muaj më vonë, revista letrare “Fjala” botoi katër poezi të Kabbanit të përkthyera nga Muhamed Mufaku të cilat na njohin me periudhën e tij fillestare por edhe atë të rebelimit të tij (”Ditari i një pirati”, ”Ditari i një gruaje indiferente”, ”Bukë dhe bar”, dhe ”Vrasja e imamit”). Këto janë dhe poezitë të cilat hynë në antologjinë e parë të poezisë arabe të periudhës moderne në gjuhën shqipe të cilat i botoi Muhamed Mufaku në vitin 1979.
Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi nga Imrul Kajs e deri tek Mahmud Dervishi. Kjo qe një përzgjedhje nga Darko Tanaskoviç.

Detajet e librit
ACFOS-Albania

Referencat specifike

isbn
9789928402868
ean13
9789928402868
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2332

Botuesi: Botimet Dudaj

Zera nga larg, antologji e poezise boterore

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve: Robert Bërns, Alfred Tenison, Redjard Kipling, Henrik Wergeland, Uollt Uitmen, Ivan Vazov, Rabindranat Tagora, Gotfrid Keler, Hajnrih Lojtholt, Adrien Turel, Albert Ehrisman, Silja Walter, Kurt Marti, Walter Gross, Jörge Steiner, Pejder Lansel, Aleksandër Loxa, Xhian
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Deti dhe kambanat, Pablo Neruda

Orë pas ore, s'bëhet dita,Është dhimbje për dhimbje:Koha nuk rrudhoset dot,Nuk harxhohet kot:Deti thotë det,Toka thotë tokë:Njeriu pret.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Lundrimi drejt Bizantit, William Butler Yeats

Yeatsi ishte dhe folklorist e mitolog, si dhe gjithë jetën një studiues i misticizmit Oriental e Perëndimor. Tek ai përmblidhet aktiviteti i njeriut poet, dramaturgut, njeriut të teatrit dhe aktivistit kulturor.
650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Strehë nga stuhia, Bob Dilan

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Infbotues

Lirika të zgjedhura nga Canzoniere, Francesco Petrarca

Megjithëse tema kryesore e Canzoniere-s është dashuria për Laurën, në vepër trajtohet dhe problemi i lirisë e pavarësisë së Italisë; ka edhe lirika me karakter qytetar e moral me frymëzim të lartë e të sinqertë.
450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shekulli i reve, Guillaume Apollinaire

Ajo mëton edhe të trashëgojë nga romantikët një kureshtje që e shtyn të hulumtojë në të gjitha fushat që mund t’i japin një lëndë letrare, e cila e mundëson të ekzaltojë jetën në çfarëdo forme që paraqitet.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Dielli i dashurisë, Xhelal ed-Din Rumi

Kjo përgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat është e treta  në shqipe prej hartuesit dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë të Rumiu.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...
800 Lekë
More
Në gjendje