Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku
  • Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku

Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku

Onufri

Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashk najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik, por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Sibilat në shkallët tona
Origjinali: Sibilat në shkallët tona
Gjinia: Poezi
Autori: Rudolf Marku
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2022
Fq. 112
Pesha: 0.345 kg
ISBN: 978-9928-354-60-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashk najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik, por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit. Ashtu si Odiseja homerik, ai e vetëzbulon trajektoren e vet si një barrë qëllimi që ia bën udhëtimin shumë më tepër sesa personal. Duke i rënë gjatë navigimit të historisë së kombit të vet, ai i çliron endjet e tij meditative prej përkitjes hapësinore dhe kohore, i familjarizuar me majëmalet e poezisë, ashtu siç parathotë Herakliti, kurrë nuk ia del të mbërrijë në shtëpi, ngase nuk mund të hysh dy herë në të njëjtin qytet. Destinacionet e tij mbeten trishtimi dhe vetmia.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354600
ean13
9789928354600
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001621

Botuesi: Dija-Poradeci

Manifest per nje teater modern, Patrick Dubost

Titulli: Manifest për një teatër modernOrigjinali: Manifeste pour un theatre modernePoezi bashkëkohoreAutori: Patrick Dubost Shqipëroi: Afroviti Gusho, Kopi KyçykuShtëpia botuese: DIJA PoradeciViti: 2010fq. 80Pesha: 0.10 kg ISBN: 978-99956-98-12-6
2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Dëgjo sa fort më rreh zemra, Wislawa Szymborska

Pushimin e amshuar toka ia fali, sado që e ndjera s'iu qas dot në gjallje pararojës me vlera. Varr i thjeshtë? Ka drejtësi poetike, ama, thjesht një vajtojcë, qyqe, një gjembac. Kalimtar nxirr lap-topin dhe merru me fatin e Szymborskas një hop.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Mendje dimri, Wallace Stevens

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë "fiksionin suprem".
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2329

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise turke te shekullit XX

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve turkë: Teufik Fiqret, Jahja Qemal, Ahmed Hashim, Nazim Hikmet, Rifat Yllgaz, Orhan Veli, Oktaj Rifat, Fazëll Hysny, Dagllarxha, Melih Xhevdet Andaj, Omer Faruk Toprak, Nexhati Xhumalli, Ahmet Arif, Metin Eloglliu, Tahsin Saraçi, Gylten Akën, Bedretin Xhomert, Ataol Ba
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Deti dhe kambanat, Pablo Neruda

Orë pas ore, s'bëhet dita,Është dhimbje për dhimbje:Koha nuk rrudhoset dot,Nuk harxhohet kot:Deti thotë det,Toka thotë tokë:Njeriu pret.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Ky është fundi, Xhim Morrison

Në vezullimin e parë të EdenitU derdhëm poshtë në det,U prehëm atje në bregun e lirisë,Duke pritur diellin të ndrisë.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Dielli i dashurisë, Xhelal ed-Din Rumi

Kjo përgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat është e treta  në shqipe prej hartuesit dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë të Rumiu.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001588

Botuesi: Dija-Poradeci

Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit, Stelvio Mestrovich Wotninsky

Poezitë e Stelvio Mestrovich vijnë për herë të parë në gjuhën shqipe, përmes vëllimit poetik "Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit" nën përkthimin e Shpend Sollaku Noe. Ndjenja e fuqishme e lirikës së dashurisë të deh dhe të prangon përmes figuracionit të zgjedhur në vargjet e tij. Dalmati Mestrovich mbetet një zë i përveçuar në Letërsinë Ballkanike.
2,97 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...
11,89 CHF
More
Në gjendje