Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Toka e shkrete, E merkura e perhime, Kater kuartete, T. S. Eliot
  • Toka e shkrete, E merkura e perhime, Kater kuartete, T. S. Eliot

Toka e shkretë, E mërkura e përhime, Katër kuartete, T. S. Eliot

Aleph

Eliot – i arrin t'i dëgjojë Muzat – sirena, ndonëse me ndërprerje, vetëm atëherë kur ai ka flakur konvulsionet e nervave të tij në forma të rregullta mbi ekranin estetik të tekstit. Të bëjë përpjekjet e ndarjes kompozicionale – të vështrojë brenda Çmendurisë së vetes prej anës së jashtë të kësaj Çmendurie së vetes prej anës së jashtme të kësaj Çmendurie.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Toka e shkretë, E mërkura e përhime, Katër kuartete
Origjinali: The Waste Land, Ash Wednesday, Four Quartets
Gjinia: Poezi
Autori:  T. S. Eliot
Shqipëroi: Gentian Çoçoli
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2017
Fq. 144
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-4395-4-3

Koment nga Helen Vendler

Eliot – i arrin t'i dëgjojë Muzat – sirena, ndonëse me ndërprerje, vetëm atëherë kur ai ka flakur konvulsionet e nervave të tij në forma të rregullta mbi ekranin estetik të tekstit. Të bëjë përpjekjet e ndarjes kompozicionale – të vështrojë brenda Çmendurisë së vetes prej anës së jashtë të kësaj Çmendurie së vetes prej anës së jashtme të kësaj Çmendurie, të ndërgjegjësohet për modelin e vet karakterizues dhe t'iu gjejë atyre një ekran ku mandej t'i hedhë ato – kjo është detyra që i kërkohet poetit.

Kur Eliot – i pa dhe kuptoi që qe i aftë ta bënte këtë përmes një sistemi të paepur gjuhësor, ai u bë shkrimtari që pat dëshiruar së brendshmi të ishte. Bota e kuptoi këtë arritje të rrallë, sikurse do ta bëjë përherë.

Janë të pakët ata persona në çdo brezni të cilët arrijnë t'i bëjnë të dukshme emocionet e brendshme njerëzore nëpërmjet një strukturë ritmike gjuhësoren e që sjell një ndjeshmëri estetike, teksa tejmbart, në një mënyrë trans – historike, ndjesinë e të jetuari në një periudhë të caktuar historike.

Ne i quajmë këta persona poetë: e ndërsa u bë i tillë, Eliot – i qe kristalizuesi i përgjigjeve emocionale për mbarë epokën ku jetoi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928439543
ean13
9789928439543
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tristia, Osip Mandelshtam

Bashkëkohës i Ana Ahmetovës e Boris Pasternakut, pikë referimi për mjeshtra të mëvonshëm si Paul Celan apo Robert Lowell, Mandelshami ishte ndër nxitësit kryesorë të “revolucionit të fjalës” në fillimet e shekullit XX, në Shën Petërburg. Politikisht jokonformist, Mandelshtami fitoi shpejt armiqësinë e regjimit stalinist, duke i kaluar vitet e fundit të...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.
4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Home body, Rupi Kaur

Pas një mungese të gjatë, rivjen te lexueset dhe lexuesit me librin e "home body", me rrëfime mbi mendjen, zemrën, pushimin dhe zgjimin.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Rumi i ndaluar, Nevit O. Ergin, Will Johnson

 Më pas, vetvetiu, Rumi filloi të fliste gjuhën e poezisë. Ndërkohë, ndjekësit e tij, me dyzet e katër mijë vargjet që nxori nga goja, përpiluan njëzet e tri vëllime, nën titullin e përbashkët “Divani”.
8,08 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi futuriste, Vladimir Majakovski

Vladimir Majakovsi lindi në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13 vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, vjen në Moskë, ku Vladimiri vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.
4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."
6,80 GBP
More
Në gjendje

Dëgjo sa fort më rreh zemra, Wislawa Szymborska

Pushimin e amshuar toka ia fali, sado që e ndjera s'iu qas dot në gjallje pararojës me vlera. Varr i thjeshtë? Ka drejtësi poetike, ama, thjesht një vajtojcë, qyqe, një gjembac. Kalimtar nxirr lap-topin dhe merru me fatin e Szymborskas një hop.
6,80 GBP
More
Në gjendje