Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Manifest per nje teater modern, Patrick Dubost
  • Manifest per nje teater modern, Patrick Dubost

Manifest per nje teater modern, Patrick Dubost

SKU001621
Dija-Poradeci
Titulli: Manifest për një teatër modernOrigjinali: Manifeste pour un theatre modernePoezi bashkëkohoreAutori: Patrick Dubost Shqipëroi: Afroviti Gusho, Kopi KyçykuShtëpia botuese: DIJA PoradeciViti: 2010fq. 80Pesha: 0.10 kg ISBN: 978-99956-98-12-6

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 3,17 CHF Up to 9,51 CHF
3,21 CHF
2,89 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Manifest për një teatër modernOrigjinali: Manifeste pour un theatre modernePoezi bashkëkohoreAutori: Patrick Dubost Shqipëroi: Afroviti Gusho, Kopi KyçykuShtëpia botuese: DIJA PoradeciViti: 2010fq. 80Pesha: 0.10 kg ISBN: 978-99956-98-12-6 Patrick Dubost nga Lioni i Francës, ka një mendje matematikore dhe një shpirt poetik. Ai krijon dhe performon, duke komunikuar me lexuesin nëpërmjet fjalës, zërit, xhesteve. Trupi që s'ka droje Patrick Dubost aplikon matematikën për ritmin dhe harmoninë e poezisë, përdor zërin e tij për ta lexuar dhe trupin për të shkarkuar energjinë. Poeti frëng shkruan për zërin Dikur isha i ndrojtur, i tërhequr, vetëm dhe në dukje i qetë. Por kjo ishte një qetësi sa për të thënë. Një njeri që ka droje është një njeri që nuk mund të flasë dhe nëse nuk gjen mënyrën për të folur, një ditë do të vdesë. Dhe vdekja nuk është vetëm fizike. Ky është pjesërisht rrëfimi i Patrick Dubost në intervistën pas perfomancës në Teatrin e Metropolit, në ditën e fundit të Poetekës, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Tiranë. Dhe pjesërisht një përshtypje nga energjia që vë në lëvizje Dubost kur lexon vargjet që ka shkruar. Duke interpretuar poemën "Për të mos vdekur", ai aplikon teknikën e asaj që është shkruar për zë (écrits pour la voix). E shoqëron një violonçel. Leximi ndjek një itinerar. Ndryshe e lexon vargun "të kultivosh një kopshtije gabimesh për të mos vdekur"; zëri i nervozohet nga pesha e rutinës që bart vargu "treqind e gjashtëdhjetë e pesë net "helle" për të mos vdekur"; violonçeli është i egër bashkë me zërin e poetit në vargun "të vrasësh, të shkatërrosh, të shqyesh... Mendjemprehtë, i pakohshëm, i parrokshëm, i pafundëm, i përbrendshëm. Për të mos vdekur"; gjestet e duarve flasin për konformizëm në vargun "Shpenzojmë energji kolosale për të mbajtur në 37° C temperaturën e trupit për të mos vdekur"; trupi i Dubost bie në qetësi në vargun "Krihemi çdo mëngjes për të mos vdekur"; dhe hesht në vargun e njëqind "Sot është një ditë e përsosur për të mos vdekur". Patrick Dubost lindi më 1957 në Lion ku jeton dhe punon. Së fundi ka botuar "Big & Bang", "La récréation des morts", "Sous la lumière d'Assise", "Pour ne pas mourir". Në vjeshtë botohet libri i tij i parë në shqip "Le manifeste pour un Théâtre Moderne". Kush është Patrick Dubost? Kam studiuar matematikë dhe muzikë. Pasioni im gjithnjë ka qenë poezia. Kam botuar libra, rreth njëzet. Prej disa vitesh bëj lexime të performuara si kjo që pamë pak më parë. Gjithashtu ka disa vite që shkruaj tekste që janë shkruar në teatër në Francë. Është kjo që pamë një farë vënie në skenë e poezisë? Është performancë më shumë, një performancë që interpreton energjinë, ritmin e tekstit me anë të trupit, duarve. Por nuk është një vepër teatrale. Unë kurrë nuk përsëris. Dal në skenë me muzikantë, ndonjëherë krejt vetëm, qoftë në studio ku regjistroj poezitë e mia, qoftë në skenë drejtpërdrejt. Çdo performancë është unikale? Performanca po, teksti jo. Teksti është shkruar, unë arrij ta vë në lëvizje falë asaj që bëj me tekstin. Asnjëherë nuk është e njëjta gjë, ndryshon përherë. Kjo është mënyra për ta bërë të njohur poezinë edhe te të rinjtë? Mundet, këtu hyn në lojë energjia. Shpesh në performancat e mia marrin pjesë të rinj. Ju thoni se shkruani poezi jo për para dhe as për lavdi... Po po, sapo e thashë këtë... Si e siguroni jetën? Jam mësues matematike me kohë të pjesshme dhe pjesën tjetër të kohës jetoj me poezi, teatër. Kjo është mënyra ime e të jetuarit. Ky lloj organizimi i takon anës praktike të jetës? Poezia më vete çfarë ju rezulton? Kam shkruar qysh në moshë fare të re. Gjithmonë kam shkruar. Por dikur nuk kam bërë performancë sepse kam qenë i ndrojtur. Isha 35 vjeç kur nisa të performoj. Në njëfarë mënyre unë shkruaja sepse isha i druajtur. Është një mënyrë për të thënë që ekzistoj, që jam, më vete, krejt i vetëm, i qetë. Zakonisht kjo thuhet: shkruaj për të mos u ndjerë vetëm, shkruaj për të mos vdekur... Për mua, në rini, kështu ka qenë: shumë përpjekje për të dëshmuar ekzistencën time. Një ditë kur nisa të botoj, më propozuan të lexoja në publik. Në atë moment kuptova se ishte e mundur të bëja një gjë krejt tjetër diçka pa zhurmë. Në krye të ca viteve u gjenda në studiot e regjistrimit dhe kishte njerëz të teatrit të interesuar për të lexuar tekstet e mia, për të bërë spektakël me to pastaj. Kështu pra, po zbuloja potencialin dhe mundësinë e teatrit me aktorë që lexonin tekstet e mia. Kur shkruaj, tashmë, shkruaj duke marrë shumë parasysh zërin. Jo vetëm kjo, jo vetëm kaq: unë shkruaj dhe me sytë e mi, si mësues matematike që jam, shkruaj me gojë, me veshë, me duar, me trupin tim. Sapo e pamë këtë formë shkrimi. Në fillim mundja të shkruaja vetëm me sy, kur isha i ri. Duke ju parë ta lexonit në atë mënyrë poezinë "Pour ne pas mourir", e ndjen atë si një fjalor të vdekjes, fjalor të shkatërrimit. Instinkti, intuita për mua janë më të rëndësishme. Inteligjenca është e kufizuar. Ndjeshmëria, emocionet, janë ato që të çojnë më larg. Atëherë poeti është në frontin e njohjes jo profesori i matematikës? Poezia është më e rëndësishme se matematika. Po, matematika ekziston në vargjet e mia. Gjen aty edhe rreptësinë e matematikës e cila ka qenë e rëndësishme në rrugëtimin tim. Më ka ndihmuar për strukturën, ritmin, sesi harmonia mes tyre ndihmon në tingëllimin dhe muzikën e poezisë, ndihmon hapësirën e saj. Mendoj se hapësira është strukturë matematikore. A mund ta përshkruani poezinë tuaj? Shumë orale, ndonjëherë vizuale, vdekja është temë qendrore. Por kam shkruar edhe disa tekste zbavitëse. Kur e keni shkruar poezinë e fundit? E shkrova sot në mëngjes, në aeroportin e Romës, duhej të prisja 5 orë. Një ditë përpara kisha shkruar një tekst për teatër kukullash. Kam pesë vjet që shkruaj për këto lloj shfaqjesh. Është fjala për objekte që kanë gojë, objekte që flasin. Në këtë rast unë, autori nuk shfaqem gjëkundi, janë objektet që flasin. Dikur nuk është dashur veç poezia për të njohur Baudelaire-n, Rimbaud-në. Kurse sot duhen festivalet e poezisë për të njohur kë: poetët apo poezinë? Festivalet e poezisë janë me rëndësi për t'i parë poetët për së gjalli me trupin e tyre, për të na folur me gjuhën e të sotmes. Interesante është Baudelaire, por kanë kaluar më shumë se 100 vjet që nga koha e tij, regjistrime nuk kemi. Por për mua kjo është njohje me poezinë e gjallë, me trup, me zë, me teknikat e reja.  
Detajet e librit
Dija-Poradeci
SKU001621
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku

Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashk najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik, por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Antologjia e poezive më të bukura në botë

Kam bindjen se ky libër përfaqëson disa nga arritjet më të mira të poezisë në botë, poezi e cila nuk kërkon të vetëspjegohet para kritikëve skeptikë dhe para lexuesve, përse është e tillë, një poezi që ka kurajon të vetëquhet poezi, ngase estetikisht përputhet me gjithë krijimtarinë poetike në tërësi, poezi që nderon përparësinë e komunikimit me lexuesin...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000188

Botuesi: Ideart

Nuk di ne se deti, poezi, Claudio Pozzani

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është
4,82 CHF 5,35 CHF
More
In Stock

Referenca: 2979

Botuesi: Te tjere

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
In Stock

Referenca: 2330

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezisë bullgare

Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Georg Trakl

Georg Trakl lindi më 1887 në Salcburg, atëherë pjesë e Austro-Hungarisë. Shërbeu si oficer mjekësor gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përjetoi edhe episode depresioni të rëndë. Vdiq më 1914, 27 vjeç, nga një mbidozë kokaine.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Prizreni

Sabahu dhe Nuri, S.Hukr

Një libër i mbushur me dritën e Nurit që ndriçon shpirtin dhe të udhëheq drejt rrugës së një muslimani të vërtetë. Libri përshkruan rëndësinë e fillimit të ditës me namazin e Sabahut dhe zbukurimin e jetës me dritën hyjnore të Nurit.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje