
Botuesi: Botimet Dudaj
Heshtje e kthjellët, Enkelejda Kondi Masseboeuf
Enkelejda Kondi Masseboeuf ka lindur në qytetin e Maliqit, Korçë (1972). Ka kryer studimet në Universitetin "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, dega gjuhë-letërsi shqipe.
Banner
Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.
Titulli: Poezi të zgjedhura
Gjinia: Poezi
Autori: Les Murray
Shqipëroi: Viola Adhami
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2011
Fq. 144
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99956-819-8-2
Komente mbi autorin
"Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës. Ajo nuk mund të ndalë dot fuqinë e vet... Kjo është drita që rrezatojnë fletët e poezive të Murray – it, drita e vështirë e të zakonshmes, gati vezullimtare. Murray nuk është poet elegjiak, i cili po ashtu do kishte pasur një karrierë njëlloj të madhe. Në vend të kësaj ai manifakturoi një sintaksë që e ndryshkte hekurin dhe shpulitte petalet." Derek Walcott "Falë këtyre poetëve si Les Murray rron vetë gjuha." Josif Brodskij Mbi autorin Leslie Allan Murray (lindur më 1938) është poeti më i shquar i brezit të vet dhe kritiku më me ndikim në mendimi kritik australian. Nacionalist i mirënjohur dhe me bindje republikane, gjithë librat e tij janë qoftë në rrafshin kulturor qoftë në atë shpirtëror, një përpjekje e jashtëzakonshme për të përcaktuar qartë se çfarë është australiani... Vepra e tij e fuqishme ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe akademive më të njohura sot në botë dhe këtë e tregojnë çmimet e shumta të rëndësishme që ai ka fituar, kur më të përmendurat janë: Medalja e Artë për Poezi e Mbretëreshës së Anglisë, Petrarka International Prize nga Akademia Gjermane, T.S. Eliot Prize etj. Les Murray është kandiduar prej disa vitesh si fitues i mundshëm i çmimit Nobel.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Botimet Dudaj
Enkelejda Kondi Masseboeuf ka lindur në qytetin e Maliqit, Korçë (1972). Ka kryer studimet në Universitetin "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, dega gjuhë-letërsi shqipe.
Botuesi: Zenit Editions
70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."
Botuesi: Pegi
"Rastet", përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur, kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje.
Referenca: 2166
Botuesi: Argeta LMG
Titulli: Lirika, vëllimi lOrigjinali: Lirika, vëllimi lGjinia: PoeziAutori: Henrik HajneShqipëroi: Lasgush PoradeciShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 272Pesha: 0.28 kgISBN: 978-99956-17-20-X
Botuesi: Toena
Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...
Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".
Botuesi: Te tjere
Në këtë libër poezitë janë shkruajtur nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, Poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta.
Botuesi: Zenit Editions
Prej kohës sundon mbi kryet timLart në renë e rrit, o ti Hy i Kohës!Tmerr e frikë rreth meje, ngadoHedh sytë gjithçka tundet e rroposet.
Botuesi: Plejad
Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.
Referenca: SKU000177
Botuesi: Ideart
Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.
Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.