"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Titulli: Ngjyra mbi detOrigjinali: Ngjyra mbi detGjinia: PoeziAutori: Alban BalaShtëpia botuese: IdeartViti: 2008Fq. 136Pesha: 0.18 kgISBN: 978-99956-29-02-1
Fragmente nga libri
Kënga e parë
Mbi zemrën time e vije kokën.Dhe pulsi im ish një përrallëQë s'e besove kurrë.
MahnitemSi s'përgjakeshe me aortën timeTek ndillje fëmijërinë në një lojë litari.
Dashuria është yll për të kuptuar largësitë,Është vullneti i vetmisë, që nevojit harrim,Shkallarja e zjarrit përgjatë brinjëve, kordëE fytit pa ajërShiMbi errësirë.
Pastaj ishe fshehur si ylli nën retëE vullkanit që harrova ndezur,Kishe ikurSi ujrat shkojnë në det të kthjelltëPër të vdekur...
Kënga e dytë
Jetoj. Iki. Vdes prej një fjaleDhe rilind nën lëkurë së bashku me djersën.Në trupa të huaj këndoj këngë pa kuptimPër dashurinë.
Por kënga është tjetër.
Çdo trup është një vegël që këndon;Njeriu i vuan të gjitha.Atëherë vdes dhe ylbereBëhen gjërat që desha.
Plot sy është minuar jetëjeta ime.Duart i kam mbushur me lamtumira.Zëri më dridhet si një fishkëllima
Fëmije.
Nuk këndoj dot më.Nuk qaj dot më.
Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p
Ky libër përmban kryesisht vargje të autorit në përmbledhjen e viteve 1985-2005, disa ese, pakëz përshkrime udhëtimi, si dhe tre-katër shkrime historiko-etimologjike. Është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon të flasë e të thotë shumë.
"17-rroksha" është një libër që sjell një risi poetike në shqip. Të gjitha poemat kanë vetëm 17-rrokje, por që mjaftojnë për të pikturuar në vargje çdo hapësirë të realitetit që na rrethon.
Alma Papamihali është ndër poetet bashkëkohore më të dashura. Kur bëj këtë përcaktim, gjithmonë kam parasysh krahasimin me poetët bashkëkohorë botërore. Deri më sot në letërsinë shqipe kam vleresuar Lasgushin për poezinë e ndjenjës, Xhevahir Spahiun për kulminacionin patatik dhe Koçi Petritin për lirikën e detajit.