Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Kohe per askund, Arben Shehi
  • Kohe per askund, Arben Shehi

Kohe per askund, Arben Shehi

2627
Onufri

Duke hedhur këto shënime kam menduar se nëse shprehja e njohur "poezia sidoqoftë është një pasqyrë e vogël e vetë poetit" ka pjesë të së vërtetës, kjo është padyshim e vërtetë edhe për Arben Shehin. Një poezi thellësisht lirike e plot kontraste, një pasqyrim i plotë i lirisë, si dimensioni i tij më i qenësishëm.

7,29 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kohë për askund (kopertinë e trashë)
Origjinali: Kohë për askund
Gjinia: Poezi
Autori: Arben Shehi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2009
Fq. 120
Pesha: 0.344 kg
ISBN: 978-99943-42-33-4

Koment nga Arben Iliazi

Duke hedhur këto shënime kam menduar se nëse shprehja e njohur "poezia sidoqoftë është një pasqyrë e vogël e vetë poetit" ka pjesë të së vërtetës, kjo është padyshim e vërtetë edhe për Arben Shehin. Një poezi thellësisht lirike e plot kontraste, një pasqyrim i plotë i lirisë, si dimensioni i tij më i qenësishëm.

Krenar deri në skajshmëri dhe njëherësh modest, i përmbajtur dhe impulsiv, mik ekstremisht bujar por edhe mermer i ftohtë, mirënjohës i lindur por edhe harresëhedhës i madh, fin deri në detajet më të vogla dhe gjithashtu gati harrakat, mondan tradite por befasisht i thjeshtë deri në lodhje, stoik i lindur po sakaq i gatshëm të përlotet si fëmijë..., mbase këto janë tiparet më të spikatura plot kontraste e kundërshti të karakterit të tij, që sigurisht i janë skalitur në të gjithë krijimtarinë në vite.

Fragment nga libri

Kohë për askund

Varka të vjetra të skuqura nga ndryshku.
S'ka direkë, s'ka detarë, s'ka busull.
Ecin kuturu me detin e errët.
Pa drita, pa fenerë.

Mespërmes sopata vetëtimash,
Që çajnë dhe e lenë sërisht mbi det
Gjysmë të vdekur terrin.
Ikin, rrotullohen, ikin...Ikin për askund.

Në bregun përballë
Gjithnjë vazhdojnë të largohen emigrantët,
Kurvat e lodhura,Detarët me rrjetat që s'u mbushën kurrë...
Kjo kohë nuk të çon askund.
Në askund nuk mund ta çosh këtë kohë.

Mbi autorin

Arben Shehi u lind në qytetin e Shkodrës në vitin 1954, në një prej familjeve më të vjetra e më në zë të qytetit, me tradita të spikatura historike, intelektuale dhe shoqërore. Pas diplomimit për arkitekturë më 1977, për një kohë relativisht të gjatë i kushtohet projektimit arkitektonik dhe kërkimit shkencor të fushës (1979 – 1993), si dhe angazhimit akademik (lektor korrespondent) në Fakultetin e Arkitekturës (1984 – 1993).

Është po kështu i spikatur angazhimi i tij në jetën publike, në një numër artikujsh mbi arkitekturën, politikat ekonomike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në vijimësi. Zgjidhet Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë (1994) dhe i Dhomës së Tregtisë e Industrisë Tiranë (1995 – 1999).

Më pas është nxitës e bashkëthemelues i disa organizatave jofitimprurëse të tematikave të reja në fushën e inovacionit të biznesit, sistemeve të cilësisë dhe të pronësisë intelektuale. Ndërkohë, letërsia dhe artet mbeten pasionet e tij të vazhdueshme.

Ka botuar librat me poezi "Pika e djersës", "Rikthimi drejt gjërave që i kam dashur" dhe "Gjysma e heshtjes", libra që karakterizohen nga lirizmi i thellë, ndjeshmëria dhe mirënjohja e veçantë për njeriun. Gjithashtu merr pjesë në disa ekspozita kombëtare të pikturës (1986 – 1990) dhe vetjake. Është zgjedhur në vazhdimësi anëtar i mjaft forumeve profesionale ndërkombëtare.

Detajet e librit
2627
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Erotika, Artan Gjyzel Hasani

Çdo natë femra që zgjova te tiArratiset nga gruaja që ka aiDhe në shtratin tim fle një tjetër(histori dashurie... sa bota e vjetër...)
5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Transkript nga krevati tjetër, Ervin Hatibi

Gurore dhe robër lufte nën Gjinkalla të Sirakuzës E sata herë në histori që shkruhet  Për ta: djem Athine, robër dërrmuar Nën gjinkalla siciliane Gjinkalla mesdite, metronomë Robër athinas që recitojnë Në radhë, zinxhirët prush në qafë Para kritikut letrar lokal Buzët plagë, përcëlluar Kishin sulmuar Sirakuzën
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000588

Botuesi: OMSCA-1

Nënë Tereza, mërmërimë shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Humbësi i lumtur, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 
13,01 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.
5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, 2016, Arben Idrizi

ArkilokuO Arkilok, përherë do të të përzënënga qyteti; prore do të jesh i tepërtnë mesin e tyredhe të ngjashmëve të tyre,kudo mbi faqen e dheut.
5,21 
More
Në gjendje

Poezi, Teodor Keko

Nga dashuria që kam për tymund të të shquaj edhe në mjegull.Nga dashuria u ktheva sy,i urtë, xhind, bohem, i rregullt.
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Kur vetëtin çiftelia, Silvana Berki

Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj,me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë,do e marr në duar si fëmijën e pafaj,t'i tregoj të gjitha dashuritë.
10,41 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000236

Botuesi: Cabej

Nudo, Ridvan Dibra

Titulli: NudoOrigjinali: NudoGjinia: RomanAutori: Ridvan DibraShtëpia botuese: ÇabejViti: 1995Fq. 100Pesha: 0.12 Kg.
2,08 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2087

Botuesi: Princi

Heshtjen duke germuar, Romeo Collaku

Romeo Çollaku ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze. Është vlerësuar me çmimin e revistës "Aleph" për përkthimin në vitin 2000, si dhe me çmimet kombëtare "Fan Noli" (për përkthimin, 2007) dhe "Mitrush Kuteli" (për tregimin, 2009). 
5,21 
More
In Stock

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.
5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.
2,08 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2356

Botuesi: Te tjere

Melodia e harpes, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
2,08 
More
Ka mbaruar