Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Përrallat e Vëllezërve Grim, Jakob & Wilhem Grimm
  • Përrallat e Vëllezërve Grim, Jakob & Wilhem Grimm
  • Përrallat e Vëllezërve Grim, Jakob & Wilhem Grimm

Përrallat e Vëllezërve Grim, Jakob & Wilhem Grimm

Albas

Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përrallat e Vëllezërve Grim (Kopertinë e trashë)

Origjinali: Grimms Marchen- und Hausmarchen

Gjinia: Përralla

Autori: Jakob & Wilhem Grimm

Shqipëroi: Haxhire Luli

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2019

Fq. 856

Pesha: 1.192 kg

ISBN: 978-9928-300-96-6

Mbi librin

Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtarëve bashkëkohorë. Me veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare.

Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këtë libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.

“Kjo është arsyeja përse ne me përmbledhjen tonë me përralla nuk donim t’i bënim vetëm një shërbim historisë së poezisë dhe mitologjisë, por kishim si pikësynim që vetë fantazia, që këtu është e gjallë, të ndikojë që ky libër të shërbejë edhe si një libër edukativ”, shprehen Vëllezërit Grim.

Në vitin 2005 ky libër me mbi dyqind përralla të Jakob dhe Vilhelm Grimit hyri në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928300966
ean13
9789928300966
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Kalamajtë e pallatit tim, vol.1, Bedri Dedja

Më pas ngjarjet ndjekin deri në oborr fëmijët e moshave të ndryshme që argëtohen në lojëra e vrapime, që dinë të krijojnë skuadrat e tyre, apo të organizojnë kohën e lirë.
750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Nëpër korridoret e thella të Jonit, Bedri Dedja

Njëra nga historitë është fare e thjeshtë, ndërsa tjetra është disi e jashtëzakonshme. Ajo lind nga një ëndërr, vazhdon në zhgjëndërr dhe duke kaluar nga një gojë te tjetra, flet për një vit të së ardhmes.
750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Diogjeni, njeriu qen, Yan Marchand

Do t’i kthejë shpinën Agorasë, dhe ia arrin Diogjeni! Do t’jua kafshojë pulpat, do të ngrejë këmbën dhe do t’ua bëjë në kokë pasurive tuaja, do ta bëjë copë e çikë mendjemadhësinë tuaj!
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Splash, Natasha Poroçani (Shuteriqi)

 Poezitë mund të cilësohet se mbartin edhe një frymë moderne, larg asaj që quhet poezia klasike për fëmijë, duke pasur më shumëfantazi, situate të jashtëzakonshme dhe që hasen në botën e fëmijëve, dhe kjo për t’i përfaqësuar ata dhe për t’i motivuar të shprehen për ato që ata hasin gjatë ditëve dhe situatave me moshatarët apo të rriturit. 
600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, vol. 1+2, Jeff Kinney

Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9 – vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001859

Botuesi: Botart

Ndryshimi i madh, Julie Williams

Po bëhesh gati për të vajtur në shkollën 9 - vjeçare? Kudo ka vajza që sivjet do fillojnë shkollën 9-vjeçare... edhe ato kanë të njëjtat pyetje që të shqetësojnë ty. A do të jem në një klasë me shoqet e mia? Po sikur të ngatërrohem nëpër shkollë?
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Ana e Shtëpisë së Ëndrrave, libri i pestë, L. M. Montgomery

Ana martohet me Gilbertin dhe zhvendosen me banim në një shtëpi të re, në "Shtëpinë e Ëndrrave", ku i presin fqinjë të rinj interesantë. Por, si gjithmonë, Ana Flokëkuqja përballet me ngjarje të papritura, që e vënë në pozicione të vështira, por...
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Bëmat fatkeqe të Rikard Zemërradhiqes

Për faj të një gabimi të pafalshëm të të mjerit këshilltar Pepo Peponi, Rikardi, djali dembeli kontit Rrumbullan, emërohet kalorës i Kontesë. Për habinë e të gjithë Oborrit, Rikardi pranon dhe emëron shqytar të tij personal shërbëtorin e dhjamosur, Nespullin.
580 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2097

Botuesi: Pegi

Shigjeta e Kalter, Xhani Rodari

Shigjeta e Kaltër, treni – lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000889

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling

Jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike, dhe as shokët e tij nuk mund ta ndihmojnë dot.
800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe