
Referenca: SKU000281
Botuesi: Cabej
Na ishte njëherë, Vëllezërit Grimm
Përralla për të gjitha moshat
Banner
Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.
Titulli: Përrallat e Vëllezërve Grim (Kopertinë e trashë)
Origjinali: Grimms Marchen- und Hausmarchen
Gjinia: Përralla
Autori: Jakob & Wilhem Grimm
Shqipëroi: Haxhire Luli
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2019
Fq. 856
Pesha: 1.192 kg
ISBN: 978-9928-300-96-6
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtarëve bashkëkohorë. Me veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare.
Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këtë libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.
“Kjo është arsyeja përse ne me përmbledhjen tonë me përralla nuk donim t’i bënim vetëm një shërbim historisë së poezisë dhe mitologjisë, por kishim si pikësynim që vetë fantazia, që këtu është e gjallë, të ndikojë që ky libër të shërbejë edhe si një libër edukativ”, shprehen Vëllezërit Grim.
Në vitin 2005 ky libër me mbi dyqind përralla të Jakob dhe Vilhelm Grimit hyri në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000281
Botuesi: Cabej
Përralla për të gjitha moshat
Referenca: SKU002001
Botuesi: Pegi
Madamë Olenska lajmëroi që do të mungojë për disa muaj. Në vend të saj ka ardhur një mësuese e re: Alicja Gimenez dhe mësimet e baletit për Xhoin tani kanë marrë një shije të re. Mbi të gjitha, Lukasi e përballoi rastin e tij të madh: një provë për një pjesë në spektatklin e ri të Momiksave.
Botuesi: Te tjere
Kur Eli, Samëra dhe Jasmina mësojnë se dragonjtë e Luginës së Ëndrrës nuk po bëjnë më pluhurin magjik të ëndrrave, ato e dinë se e liga Mbretëreshë Zemërkeqja duhet ta ketë bërë këtë.
Referenca: SKU001810
Botuesi: Pegi
Nina e kuptoi se nuk kishte nga t'ia mbante. Këtë radhë Alikimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtë Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga Mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.
Botuesi: Argeta LMG
Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik...
Botuesi: Te tjere
"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët.
Referenca: SKU002060
Botuesi: Te tjere
Dinku, Joshi e Roza klojnë pushimet në një fermë. Gjatë kërkimeve në lumin që zbriste nga malet, Joshi gjeti një gur të madh floriri! E la në një kasafortë, por një ditë atë gur me shumë vlerë e vodhën... Kush e vodhi dhe si?! Tre Hetuesit e Vegjël zbulojnë enigmën dhe e kapin hajdutin. Po çfarë ndodh me gurin e çmuar?!
Referenca: SKU002040
Botuesi: Te tjere
Dinkut i vijnë 5 letra njëra pas tjetrës nëpërmjet postës, por asnjëra nga ato nuk i përkiste atij. Ishte ngatërruar adresa apo qëllimisht ishin nisur në adresën e tij?! Dikush tjetër i kërkon sepse zarfet e tyre ishin me kode dhe aty fshihej një pullë postare e rrallë dhe me shumë vlerë.
Referenca: SKU002039
Botuesi: Te tjere
Shkrimtari më i famshëm i librave për fëmijë ftohet për vizitë në një qytet. Në datën dhe orën e caktuar, kur në sallë ishin në pritje lexuesit, shkrimtari nuk erdhi. Atë dikush e kishte rrëmbyer. Po kush, ku dhe pse mund të rrëmbehej një shkrimtar?! Hetuesit e vegjël gjurmojnë dhe zbulojnë gjithçka.
Botuesi: Aeditions
Në këtë libër do të lexoni historinë e Aldinit, arushit të famshëm e paksa të rrëmujshëm, që jetonte në një shtëpizë në Pyllin e Magjepsur e që ëndërronte të bëhej Magjistar i Madh.
Botuesi: Dituria
Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra!
Referenca: SKU002061
Botuesi: Te tjere
Fëmijët janë të ftuarit për në garat e hipizmit. Po diçka i ka ndodhur Turbinës, kalit të zi që gjithmonë ka fituar në garat e Saratogës? Kali sillet në mënyrë të çuditshme... A është i njëjti apo dikush ka ndërruar kuajt për të prishur fitoren. Një mision i ri për hetuesit e vegjël, të cilët zbulojnë të vërtetën.
Botuesi: Botart
Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri “A më shikoni mua?” është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës i saj me autoren e famshme Rebecca Westcott.
Botuesi: Botart
Të mërzitshëm, të respektueshëm dhe krenarë, ata përbuzin këdo që është i pazakontë ose ndryshe nga ata, deri në çastin kur vjen në jetë Barni Broket. Ky i fundit është i aftë të sfidojë ligjin e gravitetit dhe të NGRIHET NË AJËR
Referenca: K8R5
Botuesi: Ideart
Tani e dimë mirë: Greg Heffley – i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Në fakt, Frank Heffley – it mendon t'ia mbledhë rripat të birit dhe e regjistron në skuadra të ndryshme sportive.
Referenca: 2950
Botuesi: Morava
Tre... dy... një... Ndizu! Shtëpia Magjike mbi Pemë i fluturon Xhekun dhe Anin drejt së ardhmes. Misioni i tyre? Të gjejnë gjënë e fundit me M që të çlirojnë Morganën nga magjia. A do t'ia dalin vallë përpara se oksigjeni i bombolave të tyre të mbarojë? Do t'i ndihmojë njeriu i Hënës? Po Kikiriku pse sillet në mënyrë aq të çuditshme?
Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.