Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Aria, Hidh e prit, Valbona Banka
  • Aria, Hidh e prit, Valbona Banka

Aria, Hidh e prit, Valbona Banka

Mediaprint

Kështu fillojnë përpjekjet e Arias për të mos lejuar ndarjen nga i vëllai. Një javë në shtëpinë e zonjës Marta dhe zotit Giljan, plot me aventura të paparashikuara, me ngatërresa dhe prapësi, por sidomos me “leksione jete” që zënë fill drejt e në zemrën e Arias që beson se, njeriun duhet ta udhëheqë dashuria. Ashtu sikurse dhe familjen e mban dashuria dhe jo numri i pjesëtarëve të saj.Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive.

600 Lekë
540 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aria, Hidh e prit

Origjinali: Aria, Hidh e prit

Autori: Valbona Banka

Kategoria: Roman

Botues: Mediaprint

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2022

Pesha: 0.260 kg

Faqe: 166

Përmasat: 14.5x21 cm

ISBN: 978-9928-08-603-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsia shqipe 2. Letërsia për fëmijë 3. Romane 4. Valbona Banka

Mbi librin

Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri. Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin, në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë. Por zonja Marta kërkon ta birësoj Rainin. Atij i pëlqen, motrës së tij, jo!

Kështu fillojnë përpjekjet e Arias për të mos lejuar ndarjen nga i vëllai. Një javë në shtëpinë e zonjës Marta dhe zotit Giljan, plot me aventura të paparashikuara, me ngatërresa dhe prapësi, por sidomos me “leksione jete” që zënë fill drejt e në zemrën e Arias që beson se, njeriun duhet ta udhëheqë dashuria. Ashtu sikurse dhe familjen e mban dashuria dhe jo numri i pjesëtarëve të saj.Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive.

Një histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo fëmije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijtë! Ta shohësh botën me sytë e Aria është një buqetë ndjesish! Guximtare dhe kokëfortë por me zemër të madhe, Aria nuk ngurron ta thotë të vërtetën edhe pse, jo gjithnjë i kupton mirë ato që thotë

Detajet e librit
Mediaprint
9789928086037
9789928086037
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Shtëpia 26 – katëshe në pemë, Andy Griffiths

Bashkohu me Andin dhe me Terin në shtëpinë e tyre që tashmë ka 26 kate, 13 prej të cilave janë të reja fringo, ku kanë dhe një pistë për gara makinash, një pistë rrëshqitëse për patina, një arenë luftimi me baltë, një dhomë antigraviteti, një dyqan akulloresh me 78 shije të ndryshme.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Përralla para gjumit

Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.
522 Lekë 580 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Shoqëruesja e nuses, Jacqueline Wilson

Bukuroshes së ndjeshme nëntëvjeçare nuk i është dhënë rast të veshë ndonjë fustan shoqëruese nusesh e ta kombinojë atë me aksesorët e duhur. Ajo është e gatshme të marrë pjesë në çdo ceremoni martesore dhe të shtojë finesën e duhur në fotografitë e dasmës suaj. Tarifa shumë e ulët.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Vëllai im është superhero, David Solomons

Luka ndodhej në shtëpinë mbi pemë, bashkë me vëllain e madh, Zakun, por i bëhej çiçi. Kur u kthye, vëllait të padenjë, që nuk kishte lexuar kurrë në jetën e tij asnjë libër me vizatime, i qenë dhënë superfuqi, me detyrën për të shpëtuar jo një, po dy universe. Luka u tërbua!
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Çadra e purpurt, Alki Zei

Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen "punë për goca", por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t'i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Përrallat e luginës Mumin, Tove Jansson

Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar, me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se dinte, por ja që kur e mori dragoin me vete në shtëpi, kuptoi se gjërat s'ishin aspak ashtu siç e kishte menduar.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Aladini dhe llamba magjike

Historia e Aladinit, djaloshit që vjen nga Kina, na shpie në universin e magjishëm të një prej rrëfenjave të mrekullueshme të “Njëmijë e një netëve”, ku kryqëzohen gjeni me pushtete të habitshme, një magjistar i lig dhe një princeshë magjepsëse.
198 Lekë 220 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Mediaprint

Mister Ash, Valbona Banka

Asnjë prej tyre s’e di ku po shkon dhe pse. Grupet janë zgjedhur enkas, me anëtarë që ruajnë me këmbëngulje të fshehtën e jetës së vet, pa më të voglën dijeni për të përbashkëtën që i lidh.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dita Books

Tekno - Broni, Valbona Banka

Ky roman nuk është vetëm një përballje mes botës së re tekno (nga rrjedh dhe titulli Tekno-Broni) dhe asaj të vjetrës, ku çdo gjë bëhej me dorë, por u tregon fëmijëve se vërtet teknologjia ka shumë të mira, ama çdo gjë duhet përdorur me masë, pa harruar kontaktin me natyrën.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Zgjohu Kërshëri, Valbona Banka

Kërshëria është një dëshirë, një nxitje apo një shtysë e madhe për të mësuar gjëra të reja që nuk i dimë… Por, kësaj here është shndërruar në një personazh simpatik dhe të këndshëm që i pëlqen shumë të rrijë me fëmijët po aq sa edhe fëmijëve u pëlqen të rrinë me të. 
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje