Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2
  • Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2

Fan Noli

Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gusht 1914, vëllimi i dytë
Origjinali: Август 1914
Gjinia: Roman
Autori: Aleksandër Sollzhenjicin
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 624
Pesha: 0.781 kg.
ISBN: 978-9928-251-28-2

Mbi librin

Aleksandër Isajeviç Sollzhenjicini (1918 – 2008), ky krijues vigan, me të drejtë konsiderohet si shkrimtari më i madh i letërsisë ruse për shekullin XX dhe vazhdues i denjë i letërsisë klasike të shekullit XIX.

Ruajtja e shpirtit njerëzor në kushtet e totalitarizmit dhe kundërvënia e brendshme ndaj tij, mbështetur në idealin liberal fetar, përshkojnë tërë krijimtarinë e këtij kolosi të letërsisë ruse dhe botërore.

Ciklit të famshëm dhjetëvëllimesh "Rrota e kuqe" i kushtoi njëzet vjet jetë (1971 – 1991). Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi: dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror.

Më 11 dhjetor të 1998, me rastin e 80 – vjetorit të lindjes, presidenti Boris Jelcin e dekoron me urdhrin e lartë: "Apostull i shenjtë Andrej Përvoznanij" me motivacionin: "Për shërbime të shquara ndaj atdheut dhe për kontributin e madh në letërsinë botërore". Por në mospranimin e tij ai thekson: "Nuk mund ta pranoj urdhrin nga udhëheqja e lartë, e cila e ka shpënë Rusinë në këtë gjendje katastrofike".

Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251282
ean13
9789928251282
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Në lindje të Edenit, John Steinbeck

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

E paemërtueshmja, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000062

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, Niko Kazanxaqis

Qëllimi im nuk është të bëj art për art. Duhet të gjej një kuptim të ri në jetë dhe të shprehem. Për të arritur aty, ka tri rrugë: rruga e Krishtit - e paarritshme; rruga e Shën Palit; rruga e artit dhe e filozofisë - Tolstoi, Niçe. Zgjodha të tretën, ndaj ajo që shkruaj s'do të jetë kurrë e përsosur nga pikëpamja artistike, pasi imagjinata ime i kalon...
700 Lekë
More
Ka mbaruar

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 1, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000724

Botuesi: Onufri

Shosha, Isaac Bashevis Singer

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.
900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Xhevdet beu dhe të bijtë, Orhan Pamuk

"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Çudia në mendjen time, Orhan Pamuk

Kush vendos për dashurinë dhe ndjenjat tona: ajo çfarë dëshirojmë ne apo ajo që fati na ka caktuar? A e përcaktojnë zgjedhjet tona lumturinë që ëndërrojmë apo forca të tjera jashtë nesh na e diktojnë atë, edhe fatin tonë?
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pavioni i kancerozëve, Aleksander Sollzhenjicin

- Ju, - ai mrroli ballin, si të vriste mendjen se ç'dolli të ngrinte. - Ju s'mund ta dini Zoja se në ç'pike të globit do të jeni e lumtur a fatzezë. E kush mund të thotë se e di këtë gjë për veten e tij?
1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001323

Botuesi: Te tjere

Nata e njëmijë e Një netëve, Nagib Mahfuz

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".
600 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Pavioni i kancerozëve, Aleksander Sollzhenjicin

- Ju, - ai mrroli ballin, si të vriste mendjen se ç'dolli të ngrinte. - Ju s'mund ta dini Zoja se në ç'pike të globit do të jeni e lumtur a fatzezë. E kush mund të thotë se e di këtë gjë për veten e tij?
1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shtëpia e Matrionës, Aleksander Sollzhenjicin

Ajo nuk ishte e dhënë pas paraqitjes së hijshme, pas rrobave, me të cilat zbukuroheshin shëmtirat dhe keqbërësit. E pakuptueshme, madje e braktisur edhe nga i shoqi, ishte grua që kishte varrosur gjashtë fëmijë, por jo tiparin e saj të afrimit me njerëzit.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 1

Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çfiligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mirë.
1 500 Lekë
More
Në gjendje