Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Dashuria e pare, Samuel Beckett
  • Dashuria e pare, Samuel Beckett

Dashuria e parë, Samuel Beckett

SKU001913
Zenit Editions

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuria e parë
Origjinali: Premier Amour
Gjinia: Novela
Autori: Samuel Beckett
Shqipëroi: Idlir Azizi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2005
Fq. 96
Pesha: 0.18 kg
ISBN: 978-99927-948-7-9

Mbi autorin

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes. Pas studimeve të gjuhës dhe letërsisë në Trinity College të Dublinit ishte lektor i anglishtes në Ecole Normale Supèrieure të Parisit ku njohu dhe u bë mik i James Joyce - it.

Më 1938, pas vitesh të turbullta shkuar mes Irlandës, Anglisë dhe Francës vendosen në Paris. Bën pjesë në Rezistence dhe në 1942 i shpëton Gestapos e strehohet në Francën jugore ku shkruan romanin "Watt". Pas shkrimeve të para në gjuhën angleze, mes të cilave një trajtesë filozofike (Dante, Bruno, Vico, Joyce, 1929), një esseja kritike (Proust, 1931), një përmbledhje në vargje (Echo's bones, 1935) dhe romanit të tij të parë (Murphy, 1938), në 1943 Beckett - i nis të shkruajë në gjuhën frënge duke i përkthyer ai vetë veprat në anglisht.

I rikthyer në Paris në 1950 kompozon romanet "Molloy" (1951), "Malone vdes" (1951) dhe "I paemërtueshmi" (1953), një trilogji narrative, në të cilën personazhet monologuese të mbërthyer në palëvizje do të jenë lajmëtarë të temave dhe gjithë poetikës së prodhimit beketian. Vepra e tij vë në skenë ankthin e njeriut ballë absurditetit të ekzistencës.

Përmes një rrëfimi që bëhet gjithmonë e më i ngjeshur dhe esencial, dramat shprehin, edhe fizikisht, gozhdimin e personazheve një kuadër ku nuk është i mundur asnjë evoluim ekzistencial apo psikologjik. Në 1969 vlerësohet me çmimin Nobel.

 

Detajet e librit
Zenit Editions
SKU001913

Referencat specifike

isbn
9789992794879
ean13
9789992794879
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000059

Botuesi: Botimet Dudaj

Perëndia dorace, Jose Saramago

"Perëndia dorace" është pa dyshim kryevepra e Josè Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime mes të cilëve edhe Çmimin e Madh të Romanit të Pen Klubit."
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2209

Botuesi:

Lumturia, Tomas Man

Titulli: LumturiaGjinia: TregimeAutori: Tomas ManShqipëroi: Gëzim HalilajShtëpia botuese: ABCViti: 2007Fq. 137Pesha: 0.14 kgISBN: 978-99943-890-7-0  
200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Klani i Sorgumit të Kuq, Mo Yan

Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për Letërsi me motivacionin: "Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Më e ëmbla ëndërr, Doris Lessing

Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000607

Botuesi: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Dubrovski, A.S.Pushkin

Një nga veprat më ngacmuese të Pushkinit, novela Dubrovski ndjek aventurat e një aristokrati të kthyer në bandit dhe skemën e tij të rrezikshme për hakmarrje.
220 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Gitanjali, flijime kënge, Rabindranat Tagora

Mozaik i cili brumë ka etjen e pashuar të Tagores për liri, dashuri e paqe. Kur shkruan për Tagorën, kritikut i imponohet shumë natyrshëm butësia e çiltërsia në shkrim.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Elena Gjika

Pishtari në veshin tim, historia e një jete, Elias Canetti, vol. 2

"Pishtari në veshin tim" është vëllimi i dytë i tetralogjisë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti. Vëllimi i parë, "Gjuha e shpëtuar", iu dha lexuesit shqiptar para disa muajsh, çka shënoi edhe fillimin e botimit të veprës madhore të këtij shkrimtarit në vendin tonë.
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000277

Botuesi: Cabej

Duke pritur Godonë, Oh ato ditë të bukura, Samuel Beckett

Samuel Beketi shkon tek më e mira. Nuk dua të dëgjoj filozofira, trakte të shkëputura, dogma, të vërteta të imponuara apo gjëra të tilla. Unë dua vetëm gjëra të bazuara në diçka. Dhe këtë e ka bërë mjaft mirë Beketi në veprat e tij.
590 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001370

Botuesi: Tirana Times

Malone vdes, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2661

Botuesi: Skanderbeg Books

Udhëtim i mbyllur, Samuel Beckett

Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit.
600 Lekë
More
Ne gjendje