- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Analizohen përpjekjet e autoriteteve të larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjes, marshimi i tyre menjëherë pas mbylljes së punimeve të tij, të cilët kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, pasi ai ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, e për të mbërritur më pas në Tiranë.
Titulli: Tirana 11 shkurt 1920 – kryeqytet i Shqipërisë (kopertinë e trashë)
Gjinia: Histori, album
Autori: Kaliopi Naska, Andriola Kambo
Shtëpia botuese: Kristalina KH
Viti: 2016
Fq. 80
Pesha: 0.665 kg.
ISBN: 978-9928-171-40-5
Albumi studimor i ilustruar "Tirana 11 Shkurt 1920 – Kryeqytet i Shqipërisë" (Trajtesë, dokumente dhe ceremoni festive) me autore Prof. dr. Kaliopi Naska dhe Andriola Kambo i është kushtuar kremtimit të 96 vjetorit të caktimit të Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Ai përmes njëstudimi të mbështetur në dokumente dhe foto, sjell dëshmi historike mbi rrugëtimin patriotik historik të caktimit të kryeqytetit të Shqipërisë.
Analizohen përpjekjet e autoriteteve të larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjes, marshimi i tyre menjëherë pas mbylljes së punimeve të tij, të cilët kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, pasi ai ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, e për të mbërritur më pas në Tiranë.
Trajtohen arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës. Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor luajti dhe mbështetja e popullit të Tiranës, e qytetit dhe e fshatit, vendosmëria e antarëve të qeverisë sidomos e ministrit të Punëve të Brendshme, antarëve të Këshillit të Naltë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që bënë të mundur caktimin e kryeqytetit të ri të përkohshëm, Tiranës më 11 shkurt 1920.
Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës vendosi t'i bëhej e njohur tërë vendit dhe botës së jashtme, ajo që kishte ndodhur në Tiranë, zgjedhja e saj "për kryeqytet të shtetit shqiptar". Çështja e kryeqytetit do të mbetej e hapur edhe për thuajse 5 vjet të tjera. Madje, tema kryesore e fushatës elektorale të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese që u zhvilluan në dhjetor 1923, ishte caktimi kryeqytetit të përhershëm.
Kandidatë ishin disa qytete të vendit, për të cilat sillen të dhëna në trajtimin historik. Tirana ndërkohë kishte filluar transformimin e saj në një kryeqytet me pamje perëndimore që në vitet 1920 - 1925 e në vazhdim. Ndërtimet me karakterpublik bënë që Tirana të merrte një fytyrë perëndimore, duke ruajtur trashëgiminë e periudhës së mëparshme.
Për të arritur deri në caktimin përfundimtar të kryeqendrës së vendit përfaqësuesit e Tiranës kishin dhënë shembuj të shquar atdhedashurie dhe pjekurie politike. Mbështetës u bënë dhe fiset më në zë të Tiranës të qytetit dhe të fshatit si: Toptani, Petrela, Qorralliu, Karrapici, Alimehmeti, Kaceli, Hobdari, Kora, Mara, Nishku, Tafaj, Lasku, Dema, Ndroqi, Këlliçi, Rreli , Bega, Myderizi etj.
Të ndërgjegjëm për nderin që iu bë dhe për rolin që duhet të luanin tanimë si kryeqytetas, populli iTiranës, jo vetëm e mbështeti qeverinë e kryesuar nga Sulejman Delvina, por edhe e frymëzoi dhe e nxiti për të vënë në jetë detyrat e Kongresit të Lushnjës i cili vendosi gurët e parë në themelin e parlamentarizmit shqiptar.
Çështja e caktimit përfundimtar të Kryeqytetit u diskutua në mbledhjen e 68 të Kuvendit Kushtetues, më datë 31 janar 1925 ku u miratua: Kaptina I, Formimi i Shtetit, nga artikulli 1 deri në artikullin 7. Artikulli 6 bënte fjalë për caktimin e Tiranës kryeqytet në Statutin themeltar të Republikës Shqiptare.
Përkujtimi i ditës së krijimit të saj nga Kryeqytet i përkohshëm e më pas në vazhdim miratimi përfundimtar dhe cilësimi në kushtetutën shqiptare, shërben si një kujtesë dhe mirënjohje për të gjithë atdhetarët mbarë vendit dhe në veçanti për kontributin e dhënë nga qytetarët e Tiranës, atdhetarinë dhe krenarinë e tyre të dëshmuar në mbrojtje të qytetit dhe shndërrimit të tij në kryeqendrën e vendit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: UET Press
Referenca: 2666
Botuesi: UET Press
Referenca: 2216
Botuesi: Onufri
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000710
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: SKU001052
Botuesi: Dituria
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001635
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000355
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Referenca: 2618
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
Analizohen përpjekjet e autoriteteve të larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjes, marshimi i tyre menjëherë pas mbylljes së punimeve të tij, të cilët kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, pasi ai ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, e për të mbërritur më pas në Tiranë.
check_circle
check_circle