Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI
  • Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI

Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI

SKU001212

Në këtë vëllim Autori kufizohet vetëm me analizimin e disa momenteve themelore të jetës së Jezusit, që i korrespondojnë periudhës mes Pagëzimit në lumin Jordan dhe Shndërrimit në malin Tabor. Gjithsej janë dhjetë momente, mbi të cilët Autori reflekton në po aq kapituj: Pagëzimi i Jezusit; tundimet; “predikimi në mal”; lutja e Zotit (Ati Ynë); nxënësit; mesazhi i shëmbëlltyrave: simbolet e mëdha të shën Gjonit apostull; rrëfimi i Pjetrit, shndërrimi dhe pohimet e Jezusit për vetveten.

15,30 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jezusi i Nazaretit

Origjinali: Jesus von Nazareth

Autori: Joseph Ratzinger Benedikti XVI

Shqipëroi: Ferdinand Leka

Shtëpia botuese: 55

Viti: 2009

Pesha: 0.65 kg

ISBN: 978-99943-56-66-9

Mbi librin

Në këtë vëllim Autori kufizohet vetëm me analizimin e disa momenteve themelore të jetës së Jezusit, që i korrespondojnë periudhës mes Pagëzimit në lumin Jordan dhe Shndërrimit në malin Tabor. Gjithsej janë dhjetë momente, mbi të cilët Autori reflekton në po aq kapituj: Pagëzimi i Jezusit; tundimet; “predikimi në mal”; lutja e Zotit (Ati Ynë); nxënësit; mesazhi i shëmbëlltyrave: simbolet e mëdha të shën Gjonit apostull; rrëfimi i Pjetrit, shndërrimi dhe pohimet e Jezusit për vetveten”, tha Ingles. Sipas tij, “Fakti që një Papë flet apo shkruan për Jezusin e Nazaretit nuk duhet të habisë askënd. Përkundrazi, kjo është detyra e tij e parë dhe më imperative. Në rastin tonë, ajo që habit është mënyra tërësisht origjinale se si Autori i librit e ka bërë atë. Dhe kjo na nxjerr një pyetje të dytë: dhe është ajo për të ditur nëse fjalët që gjenden në vëllimin që sot po paraqesim janë fjalë të pajisura me atë forcë “magjisteriale” karakteristike të dokumenteve papnore (si për shembull 3 Enciklikat e botuara deri tani prej Benediktit XVI: “Deus caritas est”, “Spe salvi”, “Caritas in veritate”), apo, përkundrazi, bëhet fjalë për meditime të një studiuesi që shpreh bindjet e tij personale, edhe pse vijnë prej një familjariteti të gjatë të Autorit me temën e tij dhe nisen prej pjesëmarrjes personale të tij në jetën e Kishës dhe në ndjekjen e Krishtit”. “Autori tregon gjithashtu se pa realitetin e Jezusit, realitet i bërë prej mishi dhe gjaku, krishtërimi do të rrezikonte të kthehej në një moralizëm të thjeshtë dhe një çështje intelekti.

Për këtë arsye ai është edhe i shqetësuar për ta ngulur fenë e krishterë në rrënjët hebraike dhe e bën duke iu referuar profecisë së Moisiut në Librin e Ligjit të Përtërirë 18,15.18: “Profet siç jam unë, do të zgjojë Zoti, Hyji yt, në popullin tënd, prej vëllezërve të tu: atë dëgjojeni. [...] në gojën e tij do t’i vë fjalët e mia dhe ai do t’u flasë gjithçka unë kam për t’i urdhëruar atij”, profeci që ai e shikon të realizuar në Jezusin”, tha Ingles. Për drejtoreshën e “Shtëpisë Botuese 55” Alda Bardhyli, suksesi i këtij libri i cili vetëm pak pas daljes së tij të parë më 13 prill 2007 në sallën e Sinodit në Vatikan është shitur në mbi 2 milionë kopje, qëndron pikërisht në anën njerëzore të vështrimit që Benedikti i VXI i bën figurës së Jezusit. Sipas saj vetë Benedikti i VXI rrëfen në parathënien e këtij botimi se ky libër ka ardhur si rezultat i një ecjeje të gjatë shpirtërore. Ka filluar të punojë për këtë libër gjatë pushimeve të vitit 2003, dy vjet para zgjedhjes së tij, kur Kardinali Joseph Ratzinger ishte ende Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. *** “Jezusi i Nazaretit” është një nga librat më të njohur të Papa Benediktit të XVI.

Prezantimi i tij i parë u bë 3 vjet më parë me një përhapje të gjërë mediatike në Vatikan. Personi i ngarkuar për paraqitjen qe Arqipeshkvi i Vienës, Kardinali Christoph Schoenborn, dishepull brilant i Profesor Ratzingerit. Në tribunë gjendeshin, ndër personalitetet e tjera të shkëlqyera, Profesorët Daniele Garrone, Dekan i Fakultetit Valdez të Teologjisë, në Romë, dhe Massimo Cacciari, Profesor i Estetikës i Universitetit Vita-Salut San Rafaele, në Milano. Eventi u koordinua prej Atë Federico Lombardi, s.j.,

Drejtor i Zyrës së Shqypit të Selisë së Shenjtë dhe të Radio Vatikanit. Ceremoni të ngjashme u zhvilluan në shumë qytete dhe institucione në pesë kontinentet. Libraria Botuese e Vatikanit, që e kishte shtypur librin, e vetëdijshme për rëndësinë botërore që do të kishte botimi, ia kishte kaluar të drejtat e përkthimit, shpërndarjes dhe të shitjes në të gjithë botën Shtëpisë Botuese Rizzoli, e cila, nga ana e saj, ia kishte transferuar Herder Verlag të drejtat e përkthimit për Gjermaninë. Tri ditë mbas paraqitjes zyrtare, më 16 prill, datë në të cilën Autori i librit Jezusi i Nazaretit kapërcente pragun e 80 vjetorit të lindjes, më shumë se gjysmë milioni kopjesh, në gjuhën italiane, gjermane dhe polake, ishin tashmë në dispozicion të publikut, ndërsa 22 botime në gjuhë të tjera ishin në proces.Tetë muaj më vonë, në fillim të vitit 2008, numëroheshin mbi 40 botime të librit dhe ishin shitur tashmë më shumë se dy milionë kopje.

Jezusi i Nazaretit ishte bërë, pa diskutim, një “best seller”! Kardinali Karlo Maria Martini, sj., Arqipeshkvi i Milanos në pension, autoritet i njohur në fushën e ekzegjezës biblike, ka vërejtur se në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX dhe deri më sot, janë botuar në mbarë botën shumë libra mbi Jezusin, në gjuhë të ndryshme dhe të shkruar prej alternativave të ndryshme kulturore. Sipas tij, kjo nënvizon aktualitetin e jashtëzakonshëm të figurës së Jezusit dhe larminë e afrimeve dhe perspektivave prej të cilave personi i tij perceptohet dhe studiohet. Por nuk kishte ndodhur kurrë deri më sot që të dilte një libër i një Pape mbi Jezusin. Është e vërtetë, saktëson Kardinal Martini, se gjatë pontifikatit të gjatë të Gjon Palit II u botuan disa libra të shkruar prej tij që i referoheshin më shumë jetës së tij. Por kjo është hera e parë që del një libër i një Pape që rreh drejtpërdrejt temën kaq të vështirë dhe të gjerë sikurse është jeta e Jezusit dhe kuptimin e veprës së tij. - Nunci Apostolik Ramiro Moliner Ingel

Detajet e librit
SKU001212

Referencat specifike

isbn
9789994356669
ean13
9789994356669
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001653

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

A beson Perendia te ateistet, John Blanchard

Përshkruan zhvillimin e mendimit ateist dhe agnostik që nga "Epoka e Artë" e filozofisë greke deri në ditët e sotme.Përcakton ndikimin e mendimtarëve të tillë si: Emanuel Kanti, Fridrih Niçe, Martin Haideger, Albert Kamy, Zhan-Pol Sartër e Bertrand Rasëll, si dhe tregon se si mësimet e tyre ndihmuan ne formimin e ideve moderne ateiste
2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2372

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

I dashur Timote, Simon Robinson

Disa njerëz e kanë konsideruar letrën e parë të Palit ndaj Timoteut si manual për rendin e kishës, por s'është aspak i tillë! Ai është një letër urgjente drejtuar një të krishteri në kulmin e krizës dhe një thirrje ndaj një kishe lokale për të vazhduar punën që Perëndia e kishte urdhëruar të bënte, pra, përhapjen e lajm
1,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2371

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Te lire ne Krishtin, Edgar H. Andrews

Një komentues ka shkruar kohët e fundit se: "Gjatë historisë, letra e Galatasve ka qenë themeli për shumë forma të doktrinës, deklarimit dhe praktikës së krishterë. Edhe sot mbetet e vërtetë të thuash që mënyra se si i kuptojnë çështjet dhe mësimin e Galatasve përcakton në masë të madhe teologjinë që përkrahim, mesazhin
3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2382

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Kallinj nga duajt e korrur, J. C. Philpot

Më e mira dhe më e sigrurta mbrojtje për shpirtin është dashuria. Njerëzit bien në gabime ngaqë në të vërtetë kurrë nuk e kanë dashur të vërtetën që shpallin me gojë. Duaje të vërtetën një herë dhe atëherë gabimi nuk do të ketë kurrë më vend në zemrën tënde.
2,13 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2369

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Xhevahire shpirterore nga Kisha e Hershme, Gjon Krisostom

Gjoni, Kryepeshkopi i Kostandinopojës nga viti 398 pas Krishtit, është njohur si "Krisostom" (Gojarti) që nga shekulli i Vl për shkak të predikimeve të tij të fuqishme dhe shprehëse në të cilat ai kombinonte trajnimet që kishte marrë në filozofi dhe në retorikë me një shqetësim të thellë pastoral për t'i zbuluar dhe zbatuar Shk
2,38 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000228

Botuesi: Te tjere

Orthodoksia dhe Globalizimi, Anastasi

Titulli: Orthodoksia dhe GlobalizimiAutori: Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë ShqipërisëPërkthyes: Kostandin N. XhubaBotim i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, 2004Numri i faqeve: 304Pesha: 0.58 kg Shënim: Ky
7,34 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2417

Botuesi: Te tjere

Udhetim pergjate Zbuleses, Mary Batchelor

Me përzierjen e pezullit, aventurës, emocionit njerëzor dhe një mesazhi dashurie të thellë, Bibla është libri më i shitur i botës në të gjitha kohërat. Miliona njerëz kanë zbuluar tashmë apelin unik të këtij libri. Të tjerë po e zbulojnë atë sërishmi.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2383

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Asgje tjeter nuk ka rendesi, Patrcia St. Jones

Kjo histori e fuqishme dhe prekëse është krijuar në bazë të ngjarjeve reale në konfliktin e hidhur të Libanit. Lamia dhe familja e saj rrëmbehen në luftime, me pasoja tragjike. Lamia lufton kundër urrejtjes që kërcënon ta shkatërrojë, deri sa ta kuptojë që falja dhe dashuria janë gjërat më të rëndësishme. Asgjë tjetër nuk
2,04 GBP
More
Ka mbaruar

Zemërbutë dhe i përulur, Dane Ortlund

Ky libër na çon te Mateu 11, ku Jezusi e përshkruan veten e tij si “zemërbutë dhe i përulur nga zemra”, me dëshirën që populli i tij të gjejë prehje tek ai. Ungjilli rrjedh nga thellësia e zemrës së Perëndisë për popullin e tij, një zemër plot me dashuri të butë për mëkatarët dhe të përvuajturit.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001213

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Komploti kundër Kishës, Volumi i parë, Maurice Pinay

Kjo vepër, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të dokumentacionit të përpiktë, erudicionit, dhe detajimit të imtë, nuk është një prej atyre produkteve të shumta anti-semitike, të bazuara mbi “Protokollet e të moshuarve Drejtues të Zionit” (të cilat nuk janë përdorur në asnjë mënyrë në këtë vepër). Në të gjitha botimet që libri ka pasur në SHBA,...
21,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001553

Botuesi: Princi

Shqiptarët në qytetërimin perëndimor, Bardhyl Ukcamaj

Bardhyl Ukcamaj ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë pranë UT dhe më pas studimet pasuniversitare në Cornel University në New York. Ka fituar titullin Master i Shkencave nga Universiteti iBridgepotit në SHBA në 2009. Një nga ish-drejtuesit e lëvizjes studentore antikomuniste të Dhjetorit 1990, i dekoruar me titullin e lartë "Pishtar i...
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2610

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Satani i flakur jashte, Frederick Leahy

Thuhet shpesh që atje ku mohohet besimi tek Perëndia i gjallë, paralel me këtë do të shfaqet gjithashtu edhe një rritje e besimit për demonët. Kjo vlen jo vetëm në faqet e Biblës dhe në kronikat e misioneve kristiane, por është bërë edhe një fenomen që të bie në sy në jetën e shoqërisë perëndimore materialiste dhe të pas
1,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2405

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Mashtrimi Evolucion, Ken Ham

Bibla paralajmëron në mënyrë profetike se në ditët e fundit do të dalin shumë mësues të rremë të cilët do t'u paraqiten njerëzve me gënjeshtra shkatërruese. Qëllimi i tyre është ta zhvleftësojnë Të Vërtetën e Zotit dhe t'i shfrytëzojnë besimtarët duke u treguar histori të gënjeshtra dhe mashtrime.
1,70 GBP
More
Ka mbaruar