Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mendimi kritik i nje qytetari, Gilman Bakalli
  • Mendimi kritik i nje qytetari, Gilman Bakalli

Mendimi kritik i një qytetari, Gilman Bakalli

Pegi

Në këtë përmbledhje janë "fotografuar" momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij "tranzicioni të përhershëm". Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mendimi kritik i një qytetari (kopertinë e trashë)
Gjinia: Ese, publicistikë
Autori: Gilman Bakalli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 344
Pesha: 0.653 kg.
ISBN: 978-9928-233-15-8

Mbi librin

Në këtë përmbledhje janë "fotografuar" momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij "tranzicioni të përhershëm". Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik.

Me anë të mendimit kritik autori analizon dhe vlerëson informacionet, duke na dhënë një mënyrë për të mësuar zgjidhjen e problemeve të jetës. Falë përvojës së tij si pedagog, i specializuar në shkencat e komunikimit, nëpërmjet mendimit kritik ai bazohet në përpjekjen për të marrë vendime të paanshme, ku vlerat themelore janë: qartësia, rregulli, saktësia dhe provat.

Duke u bazuar në rezultatet e fundit të psikologjisë konjitive edhe Bakalli, si shumë edukatorë modernë, mendon se është më e dobishme (sidomos për studentët), të praktikojmë një mënyrë të menduari kritike sesa të mësojmë përmendësh një sasi të madhe informacionesh.

Ai e sheh mendimin kritik si aftësi konjitive: të proceseve të njohjes së kuptuar funksionalisht; pra për t'i përdorur këto aftësi si një udhërrëfyes për sjelljen tonë. Prandaj mendimi kritik nuk përfshin vetëm marrjen dhe memorizimin e informacioneve e nuk përfundon në zotërimin e një ose disa aftësive që do të përdoren vetëm një herë, por përkon me përdorimin e këtyre aftësive që do të zbatohen në vazhdimësi.

Për të arritur një mendim kritik, autori nuk ndjek një radhë hapash të detyrueshëm: ai paraqet opinionet e ndryshme mbi çështjen që është duke shqyrtuar, duke e analizuar atë në çdo aspekt.

Duke shqyrtuar argumente që përdoren për të mbështetur çështjen ai e nënndan çdo argument në përbërësit e tij themelorë, pra në propozime të thjeshta dhe vlerëson pasojat e çdo propozimi.

Gjatë leximit shohim se si autori mundohet të zvogëlojë paragjykimet në mënyra të ndryshme, ai shpesh shtron pyetje të cilat fillojnë me përemrin pyetës "çfarë" si: "Çfarë do të thotë kjo?" në vend që të mbetet i gozhduar në pyetjen "Si është e mundur që kjo gjë është në kundërshtim me atë që kam besuar gjithmonë?".

Paragjykimet, stereotipet dhe iluzionet konjitive vazhdojnë të veprojnë në mendjen njerëzore me prepotencë e futen deri në shpirt, por një mendimtar kritik duhet të jetë në gjendje të dallojë situatat në të cilat është me vend t'i frenojë. Leximi dhe studimi i përmbledhjes së publicistikës së prof. Bakallit është sigurisht një ushtrim i vlefshëm për të zhvilluar mendimin kritik.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233158
ean13
9789928233158
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2675

Botuesi: Te tjere

Elemente teorik te stabilitetit te anijes, Perparim Zaimi, Albert Koco

Para fillimit të ngarkimit e deri në momentin që arrin në portin e shkarkimit, komanda e anijes kryen një sërë veprimesh të tilla si: llogaritjen e stabilitetit statik (të peshës) dhe stabilitetin dinamik (të formës) për të nxjerrë një lartësi metaqëndrore (GM) të pranueshme sipas llojit të ngarkesës që transporton anija, përpilimin e planit të lundimit etj.
287,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Unë kam vrarë, Eni Vasili

Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Sapiens, Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.
230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Rapsodi në pjatë, Chef Alfred Marku

Një rrëfim për jetën, një kërkim të rrënjëve të kulinarisë shqiptare dhe receta që vijnë si një vepër arti. Një libër ku shija gërshtohet me të ushqyerit e shëndetshëm.
345,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Jeta e mirë dhe si ta jetosh, Robert Waldinger, Marc Schulz

I mbështetur te zbulimet e Studimit tetëdhjetëvjeçar të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, ky libër historik nxjerr në pah të vërtetën e thjeshtë, e megjithatë befasuese: sa më të forta të jenë marrëdhëniet tona, aq më të shumta janë  gjasat që ne të kemi jetë të lumtura, të kënaqshme dhe në përgjithësi më të shëndetshme.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Fuqia e mendimit pozitiv, vol.1-2, Norman Vinsent Peale

Ky libër - i cili është shitur mbi 10 milionë ekzemplarë - tregon filozofinë e thjeshë, efelctive të jetës, të mendimit pozitiv, metodat dhe shembujt praktikë se si të tejkalohen vështirësitë, mossukseset, si arrihen vlerat krijuese të dobishme në jetë, për të arritur pagen shpirtërore, shëndetin e mirë, energjinë e plotë, famën, pasurinë, forcën.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Hegjemonia kombëtare, Enis Sulstarova

Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, "Kombi dhe nacionalizmi", përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën.
115,00 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UET Press

Alfabeti i tranzicionit 1990 - 2016, Gilman Bakalli

Tranzicion: kjo fjalë – çelës përmbledh kuptimin aktual dhe entuziasmues, të vështirë dhe me përgjegjësi, të propozuar me anën e 36 temave të trajtuara në mënyrë efikase e me shpirt kritik ku, në saj të energjisë pozitive e të teknikës narrative të autorit, leximi bëhet interesant e i këndshëm.
103,50 SEK
More
Në gjendje