Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ne pritje te nje bebeje, Orion Gliozheni
  • Ne pritje te nje bebeje, Orion Gliozheni

Në pritje të një bebeje, Orion Gliozheni

Botimet Dudaj

Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.

24,77 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në pritje të një bebeje, udhërrëfyes për gruan shtatzënë
Origjinali: Në pritje të një bebeje, udhërrëfyes për gruan shtatzënë
Gjinia: Mjekësi
Autori: Orion Gliozheni
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 248
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-280-2

Mbi librin

Libri flet për një nga ngjarjet më emocionuese që një çift kalon gjatë jetës së tij, atë të lindjes së një fëmije. Ai është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.

Me informacionin e bollshëm bashkëkohor, ai do t'ju shoqërojë gjatë gjithë shtatzënisë suaj, që nga momenti që keni mbetur shtatzënë, javët e para e deri në momentin e lindjes. Ai do t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve mbi zhvillimin e shtatzënisë, shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës, ndjekjen mjekësore, ushqyerjen, lindjen dhe javët e para pas lindjes.

Këshillat praktike janë fryt i një eksperience të gjatë të autorit në këtë fushë. Ato do t'ju ndihmojnë për të zgjeruar njohuritë tuaja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në çdo hap të shtatzënisë apo lindjes.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302802
ean13
9789994302802
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Cabej

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...
29,73 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Wabi Sabi, Nobuko Suzuki

Wabi Sabi është filozofia japoneze që tregon se të gjitha gjërat janë të papërsosura, të papërfunduara dhe të përkohshme – ashtu sikundër duhet të jenë – dhe që përfshin të gjitha aspektet e jetës, nga kreativja te spiritualja.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Ja familja ime!, Evi Crotti, Alberto Magni

Familja nuk eshte nje tablo e persosur, por as siç mund te mendoje dikush, nje vend inatesh e tensionesh te pafundme. Perkundrazi, ajo eshte nje grup i vogel shoqeror, nga ku burojne emocionet e sinqerta, bashkeveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirekuptimi reciprok dhe durimi, te cilat shpesh jane te veshtira per t’u arritur.
5,45 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Faik Konica

Meshari, Gjon Buzuku

Madhëria e Gjon Buzukut nuk qëndron as në humansitikën e tij të paqenë as në shkrimtarinë e tij mëse të dyshimtë; por qëndron gjetkë; e pikërisht këtu që Gjon Buzuku "em të dashunit së botëse sanë" mori në fakt vetë iniciativën e një vepre, me të cilën ai na zbardhi faqen në lëmin e palavruam të lukturës së fjalës së shkrueme, sikundër që afro një shekull...
24,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

James, studenti im amerikan ushtar në Irak, Fatos Tarifa

James Perkins. Një emër i zakonshëm. Një prej mijëra studentëve, të cilëve u kam dhënë mësim deri më sot. Dhe një prej miliona ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer―ose luftuar―përtej dy oqeaneve që i ndajnë Shtetet e Bashkuara nga pjesët e tjera të globit. Megjithatë, një njeri i jashtëzakonshëm. Një qenie njerëzore e mahnitshme.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

11 mësime për jetën nga Nelson Mandela, Ndaba Mandela

Në këtë libër, Ndaba ofron një përshkrim të rrallë dhe personal të burrit që qëndron prapa legjendës, duke ndarë me ne kujtimet e tij, shkruar me elegancë, me ngjyra familjare dhe ndonjëherë, pse jo, edhe me elementin surprizë dhe duke u përpjekur të japë sa më qartë parimet më të dashura të Mandelas, për t’u bërë njeriu që dëshiron të jesh! 
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Minuta e parë, Chris Fenning

Komunikimi duhet të jetë sa më i qartë dhe i përmbledhur dhe shpesh na duhet të dalim menjëherë te thelbi. Problemi është se, jo gjithmonë dimë si ta bëjmë këtë. Çfarë do të thotë të shprehesh në mënyrë të përmbledhur? Si mund të përmblidhet një temë e ndërlikuar në vetëm pak rreshta?
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Problemi i objektit në antropologji, Mauro Geraci

Në këtë libër prof. Mauro Geraci parashtron në mënyrë elokuente dhe bindëse përgjigjet që u janë dhënë pyetjeve gjatë historisë së studimeve antropologjike nga studiues që u përkasin shkollave të ndryshme të mendimit.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Instituti Shqiptar i Medias

Mbërriti e nesërmja thua?, Ivan Krastev

Edhe përsa kohë do të zgjasë ky eksperiment social i paprecedent? A thua fare pak vite dhe ne do ta kujtojmë si një farë halucinacioni masiv të shkaktuar nga “mungesa e hapësirës e shoqëruar me tepricën e kohës”, siç e përshkruante dikur ekzistencën e të burgosurit poeti Joseph Brodsky?
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Edhe një shqip, 31 intervista, Rudina Xhunga

Unë mendoj se ia vlen, së pari sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë.
11,89 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001925

Botuesi: Pegi

Shtatzania, Erifili Tili

Urime! Jeni shtatzanë. Brenda jush rritet një bebe, që pas disa muajsh do të jetë në krahët tuaj, dhe do t'ju bëjë njerëzit më të lumtur në botë. Të jesh shtatzanë nuk është dhe aq e lehtë: Në të njejtën kohë ju jeni përgjegjëse jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për shëndetin e fëmijës tuaj. Mendoni gjithnjë që duhet të jetoni një shtatzani të...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Shtatzënia ditë pas dite, Susan Magee, Kara Nakisbendi

E vështirë nuk do të thotë se dot pendohesh që ke mbetur shtatzënë. E vështirë nuk do të thotë se nuk do të bëhesh një nënë e shkëlqyer. Shtatzënia është e mrekullueshme: shumë e mrekullueshme. Gjithashtu është e mbushur me gëzim, kënaqësi, argëtim, çiltërsi dhe po: është e vështirë.
7,93 CHF
More
Ne gjendje