• Banner

Shqipja në kapërcyell, epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Eqrem Çabej

Nje ribotim, permbledhur e sistemuar, te nje punimi shkencor botuar ne disa numra te "Buletin per shkencat shoqerore" te vitit 1955, pra gjysme shekulli me pare. Punimi i Cabejt ne thelb shkon pertej atij veshtrimi te vemendshem e skrupuloz rreth zanafillave te shqipes se shkruar.

5,53 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipja në kapërcyell, epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut
Origjinali: Shqipja në kapërcyell, epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2006
Fq. 170
Pesha: 0.263 kg.
ISBN: 978-99927-33-68-3

Mbi librin

"Të studiosh Buzukun do të thotë t'i shkosh gjuhës shqipe në themel" – shkruan Çabej më 1951, në fillim të një dekade të jetës së vet që do t'ia kushtojë thuajse tërësisht bash studimit të Buzukut. Kjo punë do të rezultojë fillimisht në tekstin që keni në dorë, i cili pa dritën e botimit së pari në vitin 1955 në katër numra të "Buletin për Shkencat Shoqërore" të Institutit të Shkencave.

Studimi i thellë që i bën Çabej epokës e gjuhës së Buzukut do të kurorëzohet më pas në vitet '60 me botimin kritik në dy vëllime të Mesharit. "Ç'vend i përket Gjon Buzukut në vijën e zhvillimit të jetës mendore në atdheun e tij?...

Ai na duket se qëndron në kapërcyell: në kapërcyell nga Mesjeta në kohë e re, në kalim nga Arbënia paraturke kristiane në Shqipërinë turke të islamizuar... kalimin nga shqipja mesjetare në të renë ose, siç do të doja ta quaja unë, nga shqipja e mesme në shqipen e re..."

"Shqipja në këtë gjysmë mijëvjeçari që kur njihet si gjuhë nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Zhvillimi i saj mua më duket se është përshkuar nga kryesisht në dy drejtime. Së pari, nëpër një thjeshtim të sistemit gramatikor... Së dyti në një largim të dy dialektevet kryesore gegërisht e toskërisht nga njëri – tjetri..."

Koment nga Virgjil Muçi

Një ribotim, përmbledhur e sistemuar, të një punimi shkencor botuar në disa numra të "Buletin për shkencat shoqërore" të vitit 1955, pra gjysmë shekulli më parë. Punimi i Çabejt në thelb shkon përtej atij vështrimi të vëmendshëm e skrupuloz rreth zanafillave të shqipes së shkruar për të mbërritur natyrshëm te monumenti më i madh, i njohur i gjuhës "albanesca" që është "Meshari" i Gjon Buzukut, si pararendësi i madh i shkrimtarëve katolikë të Veriut.

Pra, ky punim shkon e hedh dritë mbi qytetërimin shqiptar në zgrip të ekzistencës së vet, pas pushtimit osman afro një shekullor që po zhbin nga faqja e dheut jo vetëm kulturën materiale të homo albanicus, por edhe atë shpirtërore, si shprehje të përkatësisë së padyshimtë në qytetërimin europian.

Nga ky këndvështrim, libri, ashtu si e gjithë vepra e Çabejt, është një përgjigje elokuente ndaj atyre diskutimeve shterpë që tirren edhe sot e gjithë ditën mbi identitetin (e shqiptarëve), duke argumentuar shkencërisht e pa kurrfarë ambiguiteti përkatësinë perëndimore qysh në zanafillë. Edhe nga ky aspekt, por jo doemos vetëm nga ky, teksti i Çabejt ruan një freski të mahnitshme dhe mbart në vetvete tharmin e atyre veprave që s'vjetërohen kurrë.

Mbi autorin

Me veprën e tij që u shtri në gjashtë dhjetëvjetësha e në një sërë lëmenjsh të studimeve shqiptare që nga letërsia e folklori deri te studimet etimologjike, Eqrem Çabej (1908 – 1980) shenjoi pashlyeshëm shekullin XX të kulturës shqiptare. Ai është i pari albanolog shqiptar i përmasës ndërkombëtare, i cili e zhvendosi epiqendrën e studimeve albanologjike brenda trojeve shqiptare.

Kushdo që i qaset veprës së Çabejt, qoftë nga pozitat e gjuhëtarit, etnologut, historianit, shkrimtarit, sociologut, filozofit apo edhe të fetarit, vëren pa vështirësi se ai qëndron vijimisht në pikën ku kryqëzohet segmenti i mendimit europian me atë shqiptar. Ai është pjesë e secilit segment dhe njëkohshëm gjymtyrë ndërlidhëse mes tyre. Këtë pozicion të privilegjuar në hapësirë atij ia shuguroi trashëgimia e pazakontë e veprës që la.

Detajet e librit
Cabej
SKU000218

Referencat specifike

isbn
9789992733683
ean13
9789992733683
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 6,38 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000388

Botuesi: Albin

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001065

Botuesi: Dituria

Historia e gjuhësisë, Robert H. Robins

Ky vëllim synon t'i japë lexuesit një pamje tërësore të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes deri në kohët moderne.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.

Çmimi 42,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000843

Botuesi: Te tjere

Mbi luften civile, Jul Cezari

Jul Cezari konsiderohet si një prej gjenive ushtarake, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë. Në vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, "Zoti Romak".Jul Cezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)