- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Romani "Këlthitja dhe mllefi" i Uiliem Foknerit u botua për herë të parë në vitin 1929 dhe përshkruan në disa retrospektiva rënien e familjes dikur të fuqishme Kompson nga shtetet jugore.
Titulli: Këlthitja dhe mllefi (kopertinë e trashë)
Origjinali: The sound and the fury
Gjinia: Roman
Autori: Uiliem Fokner
Shqipëroi: Abdullah Karjagdiu
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 288
Pesha: 0.373 kg
ISBN: 84-9819-043-6
Romani "Këlthitja dhe mllefi" i Uiliem Foknerit u botua për herë të parë në vitin 1929 dhe përshkruan në disa retrospektiva rënien e familjes dikur të fuqishme Kompson nga shtetet jugore. Ngjarja rrëfehet katër herë nga këndvështrime të ndryshme: nga babai alkoolist, nga i biri i tij i sëmurë mendërisht, nga vajza e pjekur herët dhe në fund nga një rrëfimtar i gjithëdijshëm.
Në këtë kronikë të dështimit nuk ka kapituj. Në vend të tyre figurojnë vetëm emrat e protagonistëve. Titulli i librit rrjedh nga "Makbethi" i Shekspirit: "Jeta... s'është gjë tjetër përveçse një tregim i rrëfyer nga një idiot, plot me këlthitje dhe mllef, që s'do të thotë asgjë".
"Këlthitja dhe mllefi" konsiderohet ndër romanet më të rëndësishme të letërsisë amerikane. Në përgjithësi, Fokneri këtu provon që përmes formës eksperimentale të rrëfmit të prezantojë përvojën shumështresore të njeriut dhe kundërshtitë e raporteve ndërnjerëzore.
Ata që nuk e njohin veprën e Foknerit mbase ende nuk dinë asgjë për delirin e leximit. Pothuajse si asnjë autor tjetër i shekullit të XX – të, Fokneri ka krijuar një kozmos të figurave të veçanta, të cilat ai kurrë nuk i përbuz. Shumica e tyre janë vrasës, prostituta, vjedhës dhe arrivistë të dështuar.
Po afroheshin. Unë e hapa portën ndërsa ato u ndalën duke kthyer kokën në anën tjetër për t'i thënë diçka, mirëpo ajo këlthiti, kurse unë përpiqesha gjithnjë të them diçka, ndërsa trajtat e shkëlqyeshme zunë të ndalen dhe unë u përpoqa të dilja. U rropata t'u shporrem atyre trajtave, ta fsheh fytyrën time, mirëpo ato trajta të bardha po vërtiteshin përsëri rreth meje.
Ato po i qepeshin kodrës prej nga rrokulliseshin kurse unë, i trembur, orvatesha të bërtisja. Por, si mora frymë mirë, u mbusha me frymë, vura re se nuk mund të lëshoja zë dhe u ruajta që të mos rrokullisesha tatëpjetë kodrës e të mos plandosesha në ato trajta të bardha, gjeratore.
Hej, kungull, tha Lasteri. Ja ku po vijnë disa. Mos rënko e mos bëj avaz. Ato iu afruan flamurit. Ai e nxori flamurin, ato e qëlluan atë, kurse ai përsëri e ktheu flamurin në vend.
Uiliem Fokner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. Ai rrjedh nga një familje që ka dhënë guvernatorë, gjeneralë dhe shtetarë, por për shkak të luftës civile amerikane, ajo përfundoi në varfëri të thellë.
Pas Luftë së Parë Botërore, gjatë së cilës Fokneri u angazhua në aviacionin luftarak kanadez dhe dy herë u rrëzua në Francë, nga të cilat pësoi lëndime të rënda, u kthye në Amerikë. Në atdhe s'e priste as lavdia, as puna, as dashuria. Vetëm letërsia.
"Unë jam një fshatar i cili rrëfen me qejf", thoshte Fokner me modesti. Më 1949, ai u shpërblye me çmimin Nobel për veprën e tij letrare. Fokneri vdiq më 6 korrik 1962.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000310
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001325
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2338
Botuesi: Zenit Editions
Romani "Këlthitja dhe mllefi" i Uiliem Foknerit u botua për herë të parë në vitin 1929 dhe përshkruan në disa retrospektiva rënien e familjes dikur të fuqishme Kompson nga shtetet jugore.
check_circle
check_circle