Sekreti i Mhorages, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry
  • Sekreti i Mhorages, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Dritan Tirana

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vëllimi i parë
Origjinali: Le secret de Mhorag, Le passage interdit
Gjinia: Roman
Autori: Martin Barry
Shqipëroi: Vladimir Bako
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2013
Fq. 338
Pesha: 0.401 kg.

Mbi librin

Brenda linjës së romaneve fantastike, ku e mrekullueshmja dhe mitologjia thuren ngushtë, Sekreti i Mhoragës – Shtegu i Ndaluar – na tërheq në një odise të çmendur, ku shpalosen epoka mesjetare dhe ajo bashkëkohore.

Përbindëshat liqenorë bredhin nëpër thellësitë e liqeneve skoceze, faniten në detet e gjerë dhe rrëshqasin nën ujërat e qeta të liqeneve të ashpra të Irlandës. Këto krijesa gjiganteske, që provokojnë frikë e magjepsje, sidoqoftë janë entitete fisnike, fati tragjik i të cilave është i lidhur ngushtë me atë të qenieve humane, që prej ndërmarrjes së akteve kokëkrisura të një kalorësi norman të shekullit XIII.

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Sekreti i Mhoragës – Shtegu i Ndaluar – është i pari nga tri volumet, që magjepsin dhe u ndalin frymën tërë lexuesve, nga adoleshentët e dashuruar pas këtij zhanri deri te njëqindvjeçarët.

Detajet e librit
Dritan Tirana
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Erik Botime

Aventurat e Bagsit, Birgit Lushi

Dy shokët tanë të zemrës, Bagsi dhe Lola bashkë me mikun e tyre të ri, Etin nisen në një super aventurë me balonë në një ishull të largët plot me rreziqe por edhe me gjëra të bukura.
3,64 
More

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?
13,01 
More

Botuesi: Botart

Aventurat e Maks Çapkënit, heroi që kyçet në dollap, Rachel Renee Russell, vol. 1

Maks Çapkëni do të përballet me vendin më të frikshëm që ka ndeshur ndonjëherë në jetën e tij: shkollën "South Ridge". Në shkollën e tij ka shumë gjëra që ia vlejnë, por ka edhe një problem të pashmangshëm: Dagun, të fortin e shkollës, hobi i të cilit është të fusë Maksin në dollap. Ah, sikur Maksi të ishte si heroi në librat e tij humoristikë!
10,41 
More

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Surprizat e Krishtlindjeve, libri i shtatë, Suzi Klajn

Krishtlindjet janë edhe më të bukura kur ke pranë shokë si Herri! Ai të shkrin me shaka dhe aventura që nuk të shkojnë në mendje. Kur mësuesja kujdestare pësoi një aksident dhe u shtrua në spital, drejtori i shkollës e zëvendësoi atë për të dhënë mësim, pra u bë mësuesi zëvendësues për klasën ku është Herri!
3,12 
More

Botuesi: Arka e Noes

Luajmë futboll, Teuta Kristo (Telo)

Aventura e dy kushërinjve që jetojnë larg njeri-tjetrit, në dy shtete (Shqipëri dhe Amerikë) ku jo vetëm kulturat, por edhe futbolli kanë ndryshime mes tyre dhe Genti, njëri prej vogëlushëve është në dilemë në duhet të pranojë diferencat midis tyre për hir të kushëririt që e do shumë, apo të mos e "tradhëtoj" dashurinë që ka kundrejt futbollit...
5,21 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Pesë javë në balonë, Zhyl Vern

Titulli: Pesë javë në balonë (përshtatje për fëmijë)Gjinia: RomanAutori: Zhyl VernShqipëroi: Migena MataShtëpia botuese: Bota ShqiptareViti: 2008Fq. 104Pesha: 0.099 kgISBN: 978-99956-11-49-1
2,60 
More

Referenca: 2743

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Larg ato putra, more surratgjize

Ç'po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s'mund ta përfytyroja që...
4,16 
More

Referenca: SKU002041

Botuesi: Bota Shqiptare

Keshtjella misterioze, Zhyl Vern

Titulli: Kështjella misteriozeGjinia: Roman fantastiko – shkencorAutori: Zhyl VernShqipëroi: Manjola GjonajShtëpia botuese: Bota ShqiptareViti: 2008Fq. 124Pesha: 0.131 kgISBN: 978-99956-11-19-4
3,12 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 7, Sëmundja e Atlantidës, Eoin Colfer

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë.
7,29 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000055

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Rikthimi i Mbretit, Libri i tretë, J.R.R. Tolkien

Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen. Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme.
12,49 
More

Referenca: SKU000056

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, Libri i parë, J. R. R. Tolkien

Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e Pushtetit, e vetmja gjë që mund të parandalonte sundimin e lig të Kryezotit të zi.
12,49 
More

Referenca: SKU001600

Botuesi: Botimet Dudaj

Tejqyra e qelibartë 3, Philip Pullman

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s'përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, dhe dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu u duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.
8,33 
More

Referenca: SKU001601

Botuesi: Botimet Dudaj

Thika e Mprehtë 2, Philip Pullman

Lira e vogël guximtare kalon një portë vezulluese në qiell dhe gjendet në një qytet shumë të bukur e të shkretë, në botën tjetër, ku rrugët ruhen nga fantazmat që ushqehen me shpirtra dhe në qiell dëgjohet rrahja e largët e flatrave të engjëjve.
10,41 
More

Referenca: SKU001602

Botuesi: Botimet Dudaj

Busulla e Artë 1, Philip Pullman

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme.
10,41 
More

Referenca: 2407

Botuesi: Te tjere

Eragon, Christopher Paolini

Eragon, një prej librave më të shitur dhe i përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët kryesore të botës, është një "Një vepër e një talenti të madh", siç e cilëson edhe The New York Times Book Review. Ai është një prej librave të letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.
12,49 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hobit, J.R.R. Tolkien

Pa dashje, një ditë prej ditësh, Bilbo largohet nga vrima e tij e rehatshme prej hobiti dhe merr një udhëtim të rrezikshëm në shoqëri të Gandalf Magjistarit dhe dymbëdhjetë xhuxhëve. Ata janë nisur të marrin thesarin e Smaugut, një dragua i madh dhe shumë i rrezikshëm.
8,85 
More