Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Bota e fëmijëve në 1000 fjalë
  • Bota e fëmijëve në 1000 fjalë

Bota e fëmijëve në 1000 fjalë

Në këtë libër zbavitës plot me ilustrime tërheqëse, përmes të cilit fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit, janë përdorur shumë emra, si edhe disa folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes.

7,40 GBP
6,66 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bota e fëmijëve në 1000 fjalë
Origjinali: Bota e fëmijëve në 1000 fjalë
Kategoria: Edukativ
Botues: Aeditions
Fq. 62
Pesha: 0.600 kg
ISBN: 978-9928-287-76-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër është krijuar për fëmijët që ende nuk kanë mësuar të lexojnë dhe për ata që sapo kanë nisur të lexojnë, ndaj kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve, që është vlerësuar si një mënyrë mjaft e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët që të shpalosin e të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Në këtë libër zbavitës plot me ilustrime tërheqëse, përmes të cilit fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit, janë përdorur shumë emra, si edhe disa folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes. Ato u përkasin të gjitha fushave, si: Kafshët e egra, Çfarë bëjnë njerëzit, Ora e historisë, Ngjyrat, format dhe numrat etj.

Po ashtu, në libër janë treguar edhe pesë histori të thjeshta e të këndshme, në të cilat janë përdorur edhe më shumë fjalë të botës së fëmijëve. Ato i ndihmojnë që ata, qysh herët, të mësojnë të shkruajnë e të krijojnë histori të vogla.

Detajet e librit
9789928287762
9789928287762
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Gogoli i ngjyrave, Anna Llenas

Mes haresë, trishtimit apo inatit ata ngatërrohen lehtësisht. Prandaj, Gogoli i  ngjyrave do t’ju vijë në ndihmë: çdo ngjyrë përfaqëson një ndjenjë të caktuar dhe fëmijët mund të shprehen përmes ngjyrave. 
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Edhe mami punon, Jennifer Moore-Mallinos

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.
4,58 GBP 5,09 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mos ki frikë, nuk ke grip!

Ju fëmijë do ta pëlqeni shumë këtë doktor. Ai është aq i dashur me pacientët e tij të vegjël. Ndihmojeni doktorin duke përdorur stetoskopin magjik. Vendoseni atë mbi kraharorin ose mbi barkun e pacientit dhe dëgjoni çfarë ndodh. Pas kësaj vizite, ju nuk do ta keni me frikë doktorin.
8,74 GBP 9,71 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001863

Botuesi: Botart

Udherrefyes per trupin e djemve, Frank Hawkins, Greta Laube

"Udhërrëfyes për trupin e djemve" është manuali i shëndetit dhe higjienës për djemtë e moshës 8 vjeç e sipër. I shkruar me një gjuhë të lehtë për t'u kuptuar, ky udhërrëfyes i rekomanduar nga mjekët pediatër është i pajisur me këshilla të dobishme për kujdesin e trupit dhe shëndetit.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar