• Banner

Pafundësi, Masa Kolanovic, Audiobook

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 

640 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pafundësi

Origjinali: Postovani kukci i druge jezive price

Gjinia: Roman

Autori: Masa Kolanovic

Shqipëroi: Xhelal Fejza

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2021

Fq. 195

Pesha: 0.273 kg

ISBN: 978-9928-292-93-3

Ky libër elektronik është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Absurditeti i ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, janë në qendër të rrëfimeve (dymbëdhjetë histori) të shkrimtares kroate, Masha Kolaneviç. Protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre në një botë të ashpër: një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin në varr dhe u kërkon familjarëve t’i telefonojnë një ditë pas funeralit; një tregimtare i lexon bashkëshortit në prag të vdekjes dhe një ish-drejtori të një dyqani, slogane reklamash nga katalogu i IKEA-s. 

Një vajzë, nëna e së cilës ndërron jetë prej kancerit, hap gardërobën e së ëmës dhe gjen aty “ditarin e shpenzimeve” të saj pa fre në eBay, si një mënyrë për të hequr mendjen nga diagnoza e pamëshirshme. 

Një baba i moshuar e sheh veten në duart e një operatori telefonik, me të cilin ka firmosur pa u menduar një kontratë të pafavorshme, dhe fillon të marrë fatura të majme, sepse nuk ia thotë nga teknologjia. 

Një fëmijë u kërkon prindërve t’i blejnë të njëjtën kukull që ka parë në një dokumentar për Çernobilin... Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.

Komente mbi librin

"Vëllimi me tregime i Maša Kolanović na fut në botën kafkiane, të cilën, e konstatojmë edhe si të tanishmen tonë. Qendra të mëdha tregtare, kukulla nga Çernobili, kompani telefonike si rrobaqepës të gjithëpranishëm të jetëve tona, gjithçka gjendet në këtë përmbledhje me tregime të shkruara shkëlqyeshëm dhe me fuqi që do të na tronditë seriozisht."

Zoran Feriç, shkrimtar dhe publicist

"Libri i ri i Maša Kolanović është një prej ngjarjeve vjetore të prozës, gjithsesi jo pretenduese, e butë, me tregime të thella që bëjnë fjalë për të gjithë ne, në këtë kohë në të cilën jemi gozhduar, mbi kapitalizmin dhe konsumizmin. Tregime të cilët jetojnë së bashku me ne për një kohë të gjatë pas leximit."

Monika Herceg, poete dhe aktiviste shoqërore

Detajet e librit
5 libra të tjera në këtë kategori:
Përshtypjet (0)