• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Xhelal Fejza

Xhelal Fejza është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe më pas kreu studime pasuniversitare për Gjuhë dhe Letërsi ballkanike në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.  Në vitin 1993 fillon karrierën në fushën e diplomacisë: 1993-1996 shërben si sekretar i dytë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb; 1996-2005, specialist në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë; 2005-2010 - Ministër këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb; 2010-2013 - këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd; 2013-2019 - Ministër këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd. Prej vitit 2019, kur përfundon angazhimin si diplomat, jeton në Shkodër dhe punon si përkthyes i pavarur.

Xhelal Fejza është përkthyesi i shumë veprave nga gjuhët kroate, serbe e bosnjake. Përkthime nga kroatishtja: Qyteti në pasqyrë nga Mirko Kovač; Serda këndon, në muzgun e Rrëshajëve nga Miljenko Jergovi; Historia e Kroacisë nga Ivo Goldstein. Përkthime nga serbishtja: Heshtja nga Meša Selimović; Fortesa nga Meša Selimović; Si ta qetësojmë vampirin nga Borislav Pekić; Gruaja nga Sarajeva nga Ivo Andrić; Omer Pasha Latas nga Ivo Andrić; Oborri i mallkuar nga Ivo Andrić. Përkthim nga bosnjakishtja: Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit nga Haris Silajxhiç etj.

Sorry for the inconvenience.

Search again what you are looking for