- Ka mbaruar
Referenca: SKU000840
Botuesi: OMSCA-1
Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në natyrë.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Vilhelm Teli
Origjinali: Wilhelm Tell
Gjinia: Dramë
Autori: Fridrih Shiler
Shqipëroi: Skënder Luarasi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2004
Fq. 240
Pesha: 0.294 kg.
ISBN: 978-99927-53-76-5
Vilhelm Telin Shileri e shkroi më 1803 – 1804. Në këtë kohë luftërat napoleoniane kishin sjellë ndryshime; me qindra shtete autonome shumë të vogla u zhdukën. "Perandoria e shenjtë romake e kombit gjerman" po priste ditën e fundit. Përpara shoqërisë gjermane shtrohej pyetja: ç'forma e metoda duhen zgjedhur për bashkimin e Gjermanisë?
Autori i dramës "Vajza e Orleansit" ia dha përgjigjen te "Vilhelm Teli". Me materialin e një epoke historike të vjetër, Shileri zgjidhi çështjen e rëndësishme për bashkëkohësit e tij. A ka të drejtë populli të bëjë kryengritje me armë në dorë kundër pushtetit që e shtyp dhe e plaçkit?
Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në natyrë.
Rëndësia e madhe e dramës "Vilhelm Teli", më 1848, ka vlerën e saj dhe për kohën e sotme. Kjo vepër, një nga veprat e mëdha të letërsisë gjermane, i përket trashëgimit klasik të kombit gjerman. Ajo na tregon zhvillimin e shoqërisë gjermane dhe idetë e saj në të shkuarën, dhe, përmes asaj shembulle, përçon kuptimin dhe përzotërimin e detyrave të kohës së sotme.
Besimi te populli, tek aftësitë e tija për të realizuar bashkimin kombëtar të Gjermanisë mbi një bazë demokratike e me të vërtetë popullore, ky është patosi që frymëzon Vilhelm Telin, i tillë është rezultati i mendimit të Shilerit. Hovin e tij ideologjik të lartë dhe bashkë me të testamentin e tij poetik për brezat e ardhmë, i gjejnë te Vilhelm Teli.
Përveç bukurive dramatike dhe poetike të Vilhelm Telit, qëllimi për të cilin është shkruar i fitoi veprës nderim të madh kudo. Kronikanët, që e morën përrallën e Telit hua prej popullit, e bënë fakt historik nga dëshira patriotike që t'u tregonin bashkatdhetarëve nevojën e një bashkimi kombëtar të fortë duke e pasqyruar çlirimin e Kantoneve të Pyllit dhe themelimin e Konfederatës Zvicerane si një rrjedhim i dashurisë së thellë për liri dhe të bashkimit vëllazëror që kishin stërgjyshërit e tyre.
Edhe Shileri për një qëllim të këtillë e dramatizoi. Kryevepra e tij është një lutje botës për liri politike dhe një thirrje gjermanëve për një bashkim të fortë në kohën kur Napoleoni i Madh ua kishte shkelur Atdheun. Prandaj emri i poetit është dyfish i shtrenjtë për gjermanët për këtë trashëgim patriotik që u la pas.
Gjuha në të cilën është shkruar drama e bëri si me thënë pleng të përbashkët të popullit. Shileri e shkroi në versën e thjeshtë dhe rreshtat rrjedhin lehtë e butë në ritmin e tyre. Shprehja është lartësisht poetike, megjithatë, shquan për thjeshtësinë e saj. Zviceranët vetë mbahen me të madh për këtë dramë të përmendur e cila jep një përshkrim aq të pëlqyer të stërgjyshërve të tyre.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000840
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000477
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000365
Botuesi: Botime Franceskane
Referenca: SKU000859
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000339
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000098
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000306
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000048
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000809
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU000718
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000844
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000595
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000594
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000307
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000654
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000486
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000793
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000794
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000798
Botuesi: Cabej
check_circle
check_circle