Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Zotit, kenge shumemetrike, Zef Serembe
  • Zotit, kenge shumemetrike, Zef Serembe

Zotit, kenge shumemetrike, Zef Serembe

SKU000116
Ideart

Një shekull më parë, poeti Zef Serembe, - ja për hir të parandjenjës, ja nga bindja e kthjellët për peshën e krijimit të tij, - rimerr në duar poemën madhore A Dio (Zotit), të shkruar herët, në rininë e vonshme, kur porsa kishte shkelur në moshën e burrërisë.

33,12 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Zotit, këngë shumëmetrike
Gjinia: Poezi
Autori: Zef Serembe
Shqipëroi: Xhevahir Spahiu
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2004
Fq. 48
Pesha: 0.081 kg
ISBN: 978-99927-919-2-6

Mbi librin

Një shekull më parë, poeti Zef Serembe, - ja për hir të parandjenjës, ja nga bindja e kthjellët për peshën e krijimit të tij, rimerr në duar poemën madhore A Dio (Zotit), të shkruar herët, në rininë e vonshme, kur porsa kishte shkelur në moshën e burrërisë. Ç'peng e mundonte? Ç'mbetej mangët e duhej thënë patjetër? Mbase kuptimi i jetës së tij, Shqipëria.

Mbi autorin

Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atë etapë të Rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov, prandaj dhe tema patriotike merr nën penën e tij një tingëllim kushtrues të hapur dhe aktual.

Nga ana tjetër, në krijimtarinë e tij gjeti shprehje atmosfera e pakënaqësisë që kishte lindur tek arbëreshët në vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisë jo vetëm që nuk solli ndryshimet shoqërore të shpresuara, por, përkundërazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kësaj kohe.

Zef Serembja lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja.

Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Që në moshë të njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme.

Marrë nga Albanian Network Group

Detajet e librit
Ideart
SKU000116
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Tezat, Eva Brinja

Lufta e Trojes, përmbysje e sistemit të këmbimit të vlerave dhe hapja e rrugës të sistemit të sotëm financiar.
230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000905

Botuesi: Onufri

E penguara, Requiem për Linda B. Ismail Kadare

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Erik Botime

Dashuri në kohë Koronavirusi, Ambra Hysa

Ky libër, përcjell mesazhe të bukura shprese dhe besimi se ”Do t’ia dalim!”; vë në epiqendër Dashurinë, si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes; si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2728

Botuesi: OMBRA GVG

1001 barcaleta, Kristo Qendro

Një karabinier po lexonte gazetën. Duke lexuar lajmin mbi një aksident me një autobus, ku ishin shkruar edhe emrat e viktimave, i thotë tjetrit:-Nuk e kuptoj... Si kanë të vdekur të gjitha viktimat sipas rendit alfabetik?
69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Psherëtima e humbjes, Bujar Skëndo

Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa nuk arrita të përmbushem me frymë, kujtonte Mondi ditë më pas. 60 sekonda për të vendosurpër gjysmën tjetër të jetës. Greminën e kisha aq afër...
115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Diktatori në kryq, Mira Meksi

Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Shënime nga shpella, Ag Apolloni

Unë dhe Zeusi jemi shpellarë, perëndi supreme kemi zotin Zjarr. Ti pyet pse rri në terr e në të ftohtë.  Besomë se as nën diellin tuaj s’është më dritë e më ngrohtë. 
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ciklopi, Brajan Sukaj

Dhe vetëm në një botë të tillë, ku gjithçka është e mundur, djali i saj, kur të rritej, do të ishte i lirë të dilte e të bënte ç’të donte, pa u parë me sy të llahtarisur sikur të ishte një bishë e egër. Por jo në këtë botë. 
92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Antologjia e poezisë së "A dangerous method"

Poezitë dhe imazhet e këtij grupimi nuk janë romantike, edhe kur flasin për dashurinë. Romantizmi pushon që qeni i tillë, sapo ngre krye ironia apo grotesku, që i bën poetët e këtij grupimi "të rrezikshëm".
86,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam dashnorja, Iva Musaraj

Një pakt me djallin që i shite shpirtin. Nuk dua më të jem e dyta. Dua jemë ë para, e vërteta dhe e vetmja. Por unë jam thjesht dashnorja...
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Mbrojtja e Hekubës, Lindita Ahmeti

Poezia e Lindita Ahmetit karakterizohet nga niveli i lartë i figurshmërisë, nivel i cili shtrihet dhe formësohet brenda një rrjeti të gjerë referencash.
80,50 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2164

Botuesi: Argeta LMG

Kenget e Serafina Topise, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2696

Botuesi: Argeta LMG

Poezi, Zef Serembe

Lidhjet e poezisë së Zef Serembes me poezinë popullore janë më të gjera dhe më të shumëllojshme se që janë lidhjet e dëshmuara përmes melodisë si zotëruese e në sërë vjershash të tij. Në krijimtarinë e tij nuk janë të pakta vargjet që lidhjet me këngët popullore i dëshmojnë në radhë të parë me situatat e paraqitura.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Këngët e Milosaos, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën – Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. 
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vol. 2, Arshi Pipa

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.
161,00 SEK
More
Ka mbaruar