- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Sikurse filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore, të cilën ne e jetojmë. Sipas Todorov-it, "letërsia ka një rol të veçantë për të luajtur: për dallim nga ligjërimet fetare, morale apo politike, ajo nuk formulon një sistem të urdhrave; për këtë arsye, ajo u ikën censurave që ushtrohen mbi tezat e formuluara pa shkurtime.
Titulli:Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit
Original:Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit
Kategoria:Ese
Autori:Namir Lapardhaja
Botues: UET Press
Viti: 2023
Fq. 230
Pesha: 0.310 kg
ISBN: 978-9928-388-40-7
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Letërsia mund të shihet nga shumë aspekte, ndaj edhe shkrimet e këtij libri nuk ngrihen mbi teori tekstuale apo interpretime strikte të shkollave të caktuara. Të lexuarit e një vepre të mirë artistike mund të na shtrijë dorën kur jemi thellësisht të dëshpëruar, të na drejtojë nga qeniet e tjera përreth nesh, të na bëjë të kuptojmë më mirë botën dhe të na ndihmojë të jetojmë në paqe me veten dhe të tjerët; ndaj këto shkrime, më tepër se sa mbi teoritë, ndërtohen mbi tekstin dhe mbi këtë lloj qasjeje.
Sikurse filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore, të cilën ne e jetojmë. Sipas Todorov-it, "letërsia ka një rol të veçantë për të luajtur: për dallim nga ligjërimet fetare, morale apo politike, ajo nuk formulon një sistem të urdhrave; për këtë arsye, ajo u ikën censurave që ushtrohen mbi tezat e formuluara pa shkurtime. Të vërtetat e pakëndshme - për gjininë njerëzore, së cilës i përkasim ne, apo edhe për ne vetë-kanë më shumë gjasa që të arrijnë dhe të dëgjohen në një vepër letrare, sesa në një vepër filozofike apo shkencore".
Shkrimet e kësaj përmbledhjeje nuk synojnë të mbushin boshllëkun e kritikës së sotme letrare. Ato nuk kanë për qëllim të debatojnë rreth veprave dhe autorëve të marrë në shqyrtim, për arsye të besimit te shumësia dhe liria e leximeve dhe interpretimeve. Ato janë shënime të shpejta vetjake, mbi autorë dhe vepra, vendas dhe të huaj, të hershëm dhe të sotëm, të cilat, në përgjithësi, janë reflektime të atypëratyshme, të marra nga procesi momental i të lexuarit. Ato nuk kanë kërkesa të mirëfillta shkencore dhe janë lexime tërësisht vetjake. Nuk ka një arsye të veçantë për autorët dhe veprat e përzgjedhura, ngase nuk ka një përzgjedhje si të tillë në vetvete, por janë shkrimtarë dhe vepra që janë lexuar në kohë të ndryshme. Sigurisht që nuk janë të vetmet, por, në pamundësi për t'i përmbledhur të gjitha analizat, përzgjodhëm vetëm një pjesë të tyre. Synimi i vetëm, që do të dëshironim, është një lloj ndërmjetësimi miqësor ndërmjet veprës dhe lexuesit dhe ftesës së përhershme për të lexuar letërsi të vërtetë, si një nga rrugët e gjetjes së kënaqësisë njerëzore.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Albas
Botuesi: Erik Botime
Referenca: 2805
Botuesi: Te tjere
Botuesi: UET Press
Botuesi: UEGEN
Botuesi: UET Press
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU002011
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Irisoft Education
Botuesi: Fishta
Botuesi: Onufri
Botuesi: Albas
Sikurse filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore, të cilën ne e jetojmë. Sipas Todorov-it, "letërsia ka një rol të veçantë për të luajtur: për dallim nga ligjërimet fetare, morale apo politike, ajo nuk formulon një sistem të urdhrave; për këtë arsye, ajo u ikën censurave që ushtrohen mbi tezat e formuluara pa shkurtime.
check_circle
check_circle