Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Tre libra me 20 % ulje
  • Tre libra me 20 % ulje

Tre libra me 20 % ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly, Kur mbylla sytë, Linda Green dhe Gruaja në dritare nga A.J.Fin . Të tri librat kanë çmim kopertine 3900 lekë. Ofrohen me 20% ulje

33,15 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

 Vajzat pa emërJetët e tri të rejave do të përplasen kur ndodh e paimagjinueshmja dhe Kasia përfundon në kampin famëkeq nazist të përqendrimit, "Ravensbryk". Atje, emri i saj dhe i të gjitha bashkëvuajtëseve të saj, do të harrohet, duke u zëvendësuar me një numër... Pas luftës, Karolina dhe Kasia do të kërkojnë pareshtur të bëhet drejtësi për ato gra e vajza, të cilat historia i ka harruar... Peripecitë e tyre do të përshkojnë kontinente: nga Nju-Jorku në Paris, Gjermani dhe Poloni. Një histori që të mbërthen deri në faqen e fundit, në kërkim të së vërtetës.

Kur mbylla sytë- Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj? Po sikur ai të jetë i bindur se po bën gjënë e duhur me vogëlushen?

Gruaja në dritare- Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju Jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë (ndoshta duke e tepruar pak), duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra dhe… duke spiunuar fqinjët… Derisa në shtëpinë përballë shpërngulet familja Rasëll, e përbërë nga nëna, babai dhe djali i tyre adoleshent. 

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P5

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza dhe nata, Guillaume Musso

Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. 
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Në parantezë, Roberto Bolano

"Në parantezë", ese, shkrime, intervista të shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolaño (përkthyer prej origjinalit nga Bashkim Shehu). Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI. 
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.
10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mëkate dimri, Lisa Kleypas

Të kalonte më shumë se një minutë në shoqërinë e viskontit do ta shkatërronte emrin e çfarëdolloj vajze, por jo atë të Evit, e sigurt që nuk donte të hynte në koleksionin e tij të zemrave të thyera.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E zjarrit dhe e vetmisë, Lily Mavrokefalou

Cili ankth, cila kënaqësi mban të përkulur mbi tekstin që po shkruan, Manto Mavrojenis, atë arkonde të rënë prej vakti, të harruarën tashmë "Heroinë dhe Madonë" të Mikonos, atë që e futi vendlindjen e saj në vallen e revolucionit të 1821-shit, që e shpëtoi nga algjerianët dhe e shpenzoi pasurinë e saj të madhe për qëllimet e kësaj lufte?
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Histori e syrit, Georges Bataille

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në...
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000193

Botuesi: Ideart

Sherbetori dhe lavirja, Nina Berberova

Për çfarë ëndërron Tania ndërkohë që bota po përmbyset? Për lumturinë. Atëherë Taniusha, të cilën të gjithë burrat e lakmojnë, vendos të nënshtrohet dhe martohet me të dashurin e së motrës.
2,55 GBP
More
Ka mbaruar