Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Zogj në gojë, Samanta Schweblin
  • Zogj në gojë, Samanta Schweblin

Zogj në gojë, Samanta Schweblin

Onufri

Ne mendojmë se ekziston vetëm një mënyrë për gjithçka, por shpesh, nuk ndodh kështu- pritshmëritë tona mbi mënyrën se si të tjerët veprojnë, dashurojnë, frikësohen, mund të kthehen përmbys.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zogj në gojë

Origjinali: Parajos en la boca y otros cuentos

Gjinia: Tregime

Autori:Samanta Schweblin

Shqipëroi: Erion Karabolli

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2019

Fq. 254

Pesha: 0.378 kg

ISBN: 978-9928-226-76-1

Mbi librin

Një koleksion i fuqishëm, turbullues, i përjetshëm nga një yll i madh letrar ndërkombëtar.

Tregimet e shkëlqyera të librit “Zogj në gojë” do të zënë vend në mendjen tuaj dhe nuk do t’ju lëshojnë. Samanta Schweblin të përndjek dhe të mahnit në këtë përmbledhje të jashtëzakonshme që paraqet gra në situata të pasigurta, burra të trullosur, botën natyrale në mospërputhje me realitetin. Ne mendojmë se ekziston vetëm një mënyrë për gjithçka, por shpesh, nuk ndodh kështu- pritshmëritë tona mbi mënyrën se si të tjerët veprojnë, dashurojnë, frikësohen, mund të kthehen përmbys. Secili personazh në librin “Zogj në gojë” duhet të luftojë me të papriturën, qoftë përballë një familje që ndahet, një fëmije që transformohet, një një ngjarje e frikshme, ose një vrasje.

Tregimet e Schweblin kanë ndjenjën e një nate pa gjumë, ku çdo hije dhe përplasje në errësirë marrin implikime të mëdha, duke e lënë pulsin tuaj të rrahë shpejt, dhe të turbullt linjën mes reales dhe të çuditshmes.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226761
ean13
9789928226761
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Aurelia, Gerard de Nerval

Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ishte e parapëlqyera e artistit Joseph Cornell. Nervali u përkrah nga Prusti dhe André Bretoni.
500 Lekë
More

Botuesi: PA

Hic sunt leones, Katerina Poladjan

Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera, Carlos Fuentes

Kjo vepër thelbësore e letërsisë meksikane përmban shtatë tregime, të cilat demaskojnë dobësitë dhe cinizmat ku puqen dëshira dhe dashuria, incesti, tradhtia bashkëshortore dhe takimet e shthurrura; midis tyre "Kukulla mbretëreshë", "Dy Elenat" dhe "Një shpirt i kulluar".
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër, Machado de Assis

Herë të thella e herë të shpenguara, Kujtimet janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit.
800 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Mbreti i Milingonave, Zbigniew Herbert

Këto ese ‘mitologjike’ përballen, sikundër vetë mitet, me temat madhore në botë, por njëherësh, ato na falin kënaqësi të vërteta mendore dhe na tregojnë ne ‘ si të jetojmë’.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vetmia e numrave prim, Paolo Giordano

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka frohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje...
900 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Braktisja e një maceje, Haruki Murakami

Kësisoj, ajo që kam rrëfyer këtu është një histori personale, dhe në të njëjtën kohë, është pjesë e historisë së madhe që e shtyn përpara botën në të cilën jetojmë. Ajo është një grimcë e vogël, megjithatë, është padyshim një fragment i patjetërsueshëm i saj.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001183

Botuesi: Onufri

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë

Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm.
1 500 Lekë
More