
Botuesi: Zenit Editions
Pohime dhe anatema, Emil Cioran
Të lexosh është të lësh dikë tjetër të lodhet për ty. Forma më delikate e shfrytëzimit.
Banner
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.
Titulli: Për Francën
Origjinali: De la France
Gjinia: Ese
Autori:Emil Cioran
Shqipëroi:Balil Gjini
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2009
Fq. 112
Pesha: 0.161 kg.
ISBN: 978-99956-787-3-9
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie. Nëse fjala dekadencë përsëritet dora – dorës për të shpjeguar që Franca s'ka më të ardhme, sepse për shumë kohë ka dhënë shumë, më tepër se çdo vend tjetër i botës, lëvdatat janë më të shumta, më të larushitshme, më të rregullta: Franca është "provinca ideale e Europës", ku jeton një popull "i mbushur me shanse", "një popull që gjatë shekujve qe gjaku i një kontinenti dhe lavdia e universit"; "Kur Europa do të jetë mbuluar nga hijet, Franca do të mbetet varri i saj më i gjallë". Dhe, së fundmi: "Sa e madhe qe Franca!" Kafkian, ky libër...
Kur zë udhë dekadenca e një qytetërimi? Atëherë kur individët fillojnë të bëhen të ndërgjegjshëm; atëherë kur nuk duan të jenë më viktima të ideve, besimeve, kolektivitetit. Kombi e humbet thelbin e vet kur zgjohet individi, dhe dekompozohet kur zgjohen të gjithë.
S'ka kurrgjë më të rrezikshme sesa dëshira për të mos qenë i gënjyer. "Francezi i mesëm", "borgjezi i vogël": ja tipat e turpshëm që qarkullojnë vazhdimisht, që kanë lulëzuar mbi rrënojat e trimërive të së shkuarës.
Çfarë ironi e jetës: sakrificat e heronjve janë pasuar nga ëndjet e shpëlara të mediokërve, a thua idealet nuk grafullojnë nga lavdia e gjakut veçse që të shtypen me këmbë nga të dyshimtit. Popujt fillojnë me epope dhe mbarojnë me elegji.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Zenit Editions
Të lexosh është të lësh dikë tjetër të lodhet për ty. Forma më delikate e shfrytëzimit.
Botuesi: Zenit Editions
Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.
Referenca: 2392
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.
Botuesi: Dituria
Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë!
Botuesi: Albas
Pagesa që merr, nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Roli i madh që i ishte premtuar, i hiqet. Si rezultat i dështimeve, ajo arrin një pikë kritike: e sëmurë, e vetmuar, e lodhur nga lufta për mbijetesë, e privuar nga shpresa për një ndryshim të fatit, ajo përpiqet t’i japë fund jetës.
Botuesi: Pegi
Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
Një nga romanet më të hershme të shkrimtarit amerikan John Steinbeck (shqipëruar (Shtajnbek), përshkruan jetën dhe aventurat e një grupi shokësh që jetonin në Monterrei, Kaliforni.
Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.
Botuesi: Pegi
"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.
Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore.
Botuesi: Dituria
Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.
Referenca: 2335
Botuesi: Te tjere
"Po të kesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; po të kesh një të keqe, do të bëhesh filozof. Në çdo rast je i fituar." Sokrat
Botuesi: Botime Nazarko
Dashuria aty tingëllon aq njerëzore dhe e vërtetë,sa s’ka zemër që të mos preket e të mos ngashërehet. Sa te gazmojnë dhe të bëjnë për vete takimet lirike të heronjve , aq të lëndon ndarja e tyre mizore.
Botuesi: Living
Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.
Referenca: SKU001920
Botuesi: Zenit Editions
Norvegjia, megjithëse është një vend i vogël, me afro katër milionë banorë, i ka dhënë botës shumë emra të njohur, që kanë hyrë në hitorinë e njerëzimit.
Botuesi: Zenit Editions
Libërth edhe si ind, tekst, edhe si pëlhurë, pëlqim. Bëhet fjalë për pëlqimin e tekstit.
Botuesi: Botimet Dudaj
Duka e Sudeleigh-it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Dhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës. Kështu, kur karroca e saj thuajse përmbyset, atë e shpëton një fermer skocez modest. Më vonë ajo i futet atij në shtrat... por e zbulojnë.
Botuesi: Dituria
Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.