Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ndergjegjja e Zenos, Italo Svevo
  • Ndergjegjja e Zenos, Italo Svevo

Ndërgjegjja e Zenos, Italo Svevo

SARAS

Struktura e romanit "Ndërgjegjja e Zenos" është ndërtuar me episode jo kronologjike. I përcjell ato përmes rrëfimit personazhi kryesor, Zeno Kozini. Hapen rrëfimet me një parathënie psikanaliste të mjekut, i cili e kishte në kujdes Zenon dhe që e ka detyruar atë për të shkruar autobiografinë.

12,49 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ndërgjegjja e Zenos
Origjinali: La coscienza di Zeno
Gjinia: Roman
Autori: Italo Svevo
Shqipëroi: Enela Hilo
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2015
Fq. 408
Pesha: 0.394 kg.
ISBN: 978-9928-152-22

Mbi librin

"Ndërgjegjja e Zenos", si një simptomë e krizës së sigurisë

Struktura e romanit "Ndërgjegjja e Zenos" është ndërtuar me episode jo kronologjike. I përcjell ato përmes rrëfimit personazhi kryesor, Zeno Kozini. Hapen rrëfimet me një parathënie psikanaliste të mjekut, i cili e kishte në kujdes Zenon dhe që e ka detyruar atë për të shkruar autobiografinë.

Të gjashta episodet nga jeta e Zeno Kozinit janë: pirja e duhanit, vdekja e babait, historia e martesës, gruaja dhe e dashura, historia e një shoqate tregtare dhe psikanaliza. Mjaftojnë këto episode të jetës së Zenos, të rrëfyera prej tij, të dhëna nga autori me një mjeshtëri brilante në përdorimin e ironisë dhe sarkazmës së hollë, që lexuesi të kuptojë se protagonistin e ka lënë mënjanë krenaria; e bën atë shpesh jo të besueshëm në versionet e tij të fakteve, që jepen e duken si akte të pandërgjegjshme të vetëmbrojtjes.

Zeno Kozinin autori na e sjell që në krye, nën ndikimin e Zigmund Frojd, autorit të shkencës psikologjike, të ndihet apo të shtiret si i sëmurë. Jo pirja e duhanit, e gjetur si shkak i "sëmundjes", por është paaftësia e tij për të përjetuar ndjenjat, të cilat shkaktojnë te njerëzit përreth tij jo pak herë një atmosferë pakënaqësie.

Paaftësia dhe pavendosmëria në çdo mjedis ku ndodhet është shoqëruesja e përhershme që spikat te heroi i romanit. Edhe personazhet e tjera kryesore të Svevos shfaqen po kaq të paaftë, një dukuri krejt e re kjo për letërsinë e shekullit të njëzetë. Svevo shtjellon dhe argumenton për lexuesin "foshnjërinë" e personazheve, të cilat nuk mund ta analizojnë veten e tyre, madje që nuk dallojnë dot kufirin mes shëndetit dhe sëmundjes, një qëndrim ky që kritikët e kohës e trajtuan si një simptomë të krizës së sigurisë që karakterizon fillimin e shekullit të njëzetë.

Ekzistenca dhe frika për shëndetin

Vdekja dhe vetëvrasja, që shfaqen në roman, janë parë nga Svevo si një çlirim nga vuajtjet e botës; e sheh faktin si veprim të natyrës që u nënshtrohet ligjeve të zhvillimit dhe vdekjes, i vetëdijshëm për hapësirat e gjëra ku shtrihen nivelet e ndryshme të psikikës. Sa ndihet i gjallë, po aq ndihet edhe i frikësuar; i duket vetja se është njeri i përkushtimit dhe sakrificës, por mashtron veten dhe të tjerët me hipokrizinë që shfaq.

Ky rol, ai i të sëmurit dhe i të "përkushtuarit", është zgjedhur nga Zeno për t'u mbrojtur nga rreziqet e përditshmërisë, dhe e vendos atë në një gjendje ku mendon se ndihet i lumtur. Vetëvrasja, që filloi si lojë mashtrimi nga Guido Speier, merr trajtat e përshkrimit të një shtrese të shoqërisë, që nuk ngurrojnë ta përdorin si mjet shantazhi në lojën e teatrit borgjez që luajnë në familje dhe shoqëri. Që autori e shpërblen atë me një udhëtim të fundit drejt varrezave të qytetit, është besoj zgjedhja më kuptimplotë për lexuesin.

Duhani dhe psikanaliza e dështimit për t'iu larguar vesit

Pirjes së duhanit, që Zeno e ka filluar që në rininë e hershme, autori i kushton një kapitull të këndshëm analitik. Mjeshtri Svevo, me një përshkrim mbresëlënës, shtjellon rrymat e shpirtit të paqëndrueshëm të protagonistit Zeno për t'iu larguar vesit. Sarkazma që përshkon përpjekjet e duhanpirësit, që më kot orvatet të shpëtojë, pavarësisht përpjekjeve të pasuksesshme, dëshmohet nga shënimet në "ditar" e copa letrash, të cilat mbartin të shkruar nistoret e datën për pirjen e "cigares së fundit".

Tymosja e tepruar e ka frikësuar Zenon, ndaj shtrohet në një klinikë, nga e cila ikën fshehurazi. Pirja e duhanit nga Zeno dhe dëshira për ta lënë jepet prej autorit për të kuptuar mungesën e vullnetit e të pamundësisë për të ndjekur deri në fund, me forcë e vendosmëri, arritjen e një synimi. E gjithë jeta e tij dukej sikur varej herë nga duhani dhe herë nga Ada. Kjo dobësi është rrjedhë e boshllëkut që ai ndien në jetë, gjë që e ka zanafillën nga fëmijëria, ku ka ndier jo pak mungesën e vëmendjes së një babai "të pakujdesshëm" sipas Zenos.

Babai i Zenos dhe vdekja e tij

Një baba i dhënë pas rutinës së punëve të përditshme, për sigurimin e një mirëqenieje të qëndrueshme në familje, dyshues nëse ka edukuar një djalë që të mund të ecë me këmbët e tij në jetë. Është një episod ku protagonisti analizon marrëdhënien e vështirë që ka pasur me prindin.

Zeno, siç e shpjegon dhe vetë, në fakt asnjëherë nuk është përpjekur të krijojë një marrëdhënie respekti dhe mirëkuptimi me babanë. Kur ati është goditur nga sëmundja, befas shihet biri të përpiqet e të kujdeset për të atin, para se të jetë shumë vonë. Pas një edeme cerebrale kuptohet që vdekja është e afërt.

Zeno shpreson se mund të ndihmojë të shmangë vuajtjet e mëtejshme të babait dhe i qëndron tërë kohën pranë. Autori zgjedh si gjest të fundit të babait në agoni një shuplakë që i jep djalit të tij dhe jep shpirt. Nuk ka asnjë mundësi më që të shpjegohet arsyeja e goditjes me pëllëmbë. Në mënyrë të pandreqshme protagonisti drejton të gjitha përpjekjet të ngjizura keq në psikikën e tij, për të shpjeguar aktin, por nuk ia mbërrin dot. Thjesht, merr në mbrojtje veten.

Gruaja dhe e dashura

Katër motrat Malfenti, emrat e të cilave zënë fill me nistoren "A", Ada, Augusta, Alberta dhe Ana, qëndrojnë madhërishëm, të palëvizshme në hapësirat e Triestes së kohës, si të ishin roje në moralin e gruas së shtresës së mesme të fillimshekullit njëzet.

Një nga gjërat më të vështira në botë, ishte për Zenon të merrte me mend se çfarë dëshiron një grua e kësaj periudhe kohore. "... Gruaja kishte pasur një rol mjaft të rëndësishëm – rrëfen Zeno për veten ... – Qoftë edhe me copa, ama secila prej tyre, këmbët, beli, buzët, kishin mbushur ditët e mia. E duke soditur jetën time, sëmundjen time, i dashurova, i kuptova!"

Në marrëdhënie me gratë, autori sjell një Zeno që bën pjesë tek ai takëm njerëzish që në çdo çast mund t'ju çudisin, duke zbuluar një njeri me shije të çoroditura. Svevo i jep lexuesit të krijojë përshtypjen se brenda pasigurisë e ngathtësisë së Zeno Kozinit me gratë, fle një njeri me kulturë, i cili druhet "... se mos i nënshtrohesha zakonit të hershëm kur shtrëngoja pas vetes çdo krah femëror që më prekte".

Te "Ndërgjegjja e Zenos" del në pah qartazi një nga karakteristikat kryesore, që është paaftësia për të përjetuar ndjenjat ndaj të tjerëve. Karakteret që përfaqësohen nga Zeno janë ato që kurrë nuk do të jenë në gjendje të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme, për shkak se duan të shmangin detyrimin që rrjedh nga një martesë.

Zeno bie në dashuri me një nga katër bijat Malfenti, Adën, më të bukurën, por që dashuron një tjetër burrë, Guido Speier-in. Kënaqësia estetike që i jepte pamja e Adës së bukur i sillte efekte të caktuara ndjenjash. Svevo i përshkruan Zenos gjendjen shpirtërore nisur nga parimi i kënaqësisë së pamjes. Pasi i shfaq ndjenjat Adës, Zeno hutohet e trishtohet nga mospranimi. Në mënyrën më të pabesueshme, autori i heq mbështjelljen mjegullore situatës dhe mëdyshjet marrin rrugë, kur befas Zeno u kthehet të dy motrave të tjera me të njëjtin propozim: martesën.

Propozimi është pranuar vetëm nga motra më pak joshëse, Augusta. Martesa vjen, duke pasur parasysh se të dy bashkëshortët shohin të plotësojnë dëshirën për martesë që përmbushet pa praninë e ndjenjave. Për këtë vajzë ai nuk kishte asnjë ndjenjë, ndonëse ajo ishte një vajzë me natyrë të pastër, krenare e zemër të çiltër.

Në këtë kapitull, Zeno, duke e lënë veten të zvarritet nga ngjarjet pa qenë në gjendje për të zgjedhur, tregon mungesën e forcës që fsheh njeriu për t'u shfaqur pas një fati të keq që e lë ta heqë zvarrë. Kaosi i zgjedhjes mashkullore, pa asnjë dallim kushtesh, qëndrimi dhe vendimmarrja e Zenos, nuk është e kuptueshme, madje është e habitshme dhe pa asnjë shpjegim psikanalitik. "E mistershmja mëma natyrë – thotë Zeno – më udhëhoqi, madje me dhunë të domosdoshme."

Marrëdhëniet e Zenos me gruan autori i lë të ndërmjeta mes dy bashkëshortësh e "miqsh", derisa njëri është tërhequr në tradhtinë bashkëshortore. Arsyet që motivonin Zenon të prishte rregullin e jetës seksuale ka të bëjë me faktorin psikologjik, pa të cilin "Doktor S", psikiatri që e trajton, nuk do të mundte të shpjegonte në hyrje të romanit natyrën e neurozave.

Zeno pranon se "... po i dorëzohesha jetës së rëndomtë, madje shumë të rëndomtë", e ndërkohë vazhdonte të ëndërronte tamam ku nuk kishte vend për ëndrra. Libidoja biologjike e çoi te Karla, një këngëtare e re. Ndodhi kështu që Zeno filloi të kalonte momente në krahët e përqafimet e Karlës, e ndërsa donte "me brerje të ndërgjegjes" të largohej, mëdyshja nuk e nxitonte, deri sa ndali i shtangur nga hutimi kur e dashura e la. Zenos s'i ngelet tjetër përpos se të kthehet te gruaja e tij shtatzënë.

Ai është i sinqertë kur rrëfen se, "... të martohesha me njërën apo me tjetrën nga motrat, s'kishte pasur rëndësi, sepse bëhej fjalë për të vënë të atin e tyre në një pozicion të atillë ku urrejtja ime mund ta arrinte. Cenova familjen që kisha krijuar me aq sa dija. Tradhtova gruan dhe ishte më se e qartë se po të më kishte ecur puna, do të kisha joshur edhe Albertën e Adën". Pastaj vjen paqja me bashkëshorten, fillimi i zbulimit të familjes si limani i qetë i lumturisë së jetës bashkëshortore. Autori lë mëdyshje nëse tundimeve dashurore u ka ardhur fundi.

Dështimi i shoqërisë tregtare, rrjedhë e personalitetit të dyzuar

Në historinë e tregtisë së Zenos, lexuesi bëhet dëshmitar i paaftësisë së tij dhe ortakut, Guidos, bashkëshortit të Adës. Ky i fundit, ia mbërriti ta shkatërronte pasurinë në praninë e Zeno dembelit dhe qëndrimin amorf e të pavendosur të tij. Orvatjet për vetëvrasje, të simuluara nga Guido për të përfituar pasuri nga gruaja, "për të shpëtuar kompaninë", gabimisht e pa dashur, në rastin e dytë i sjellin vdekjen. Zeno nuk ia mbërrin të jetë i pranishëm në varrimin e Guidos, shkak për të cilin tani Ada e përçmon edhe më shumë atë, gjë që e shfaq në letrën që i lë, pasi niset për të ikur përgjithmonë për në Argjentinë.

Psikanaliza si përbuzje ndaj mjekut psikiatër dhe revoltë ndaj shoqërisë

Së fundi, kapitulli me titull "Psikanaliza", të cilën hipokondriti Zeno, "i sëmuri" që nuk vuante nga asgjë, përpos se nga dembelizmi, e rifilloi pas gjashtë muajsh ndërprerje të të shkruarit të kujtimeve, është një ngritje krye kundër mjekut, duke shprehur bindjen se gjithë grumbullin e stërmadh me ilaçe dhe terapinë e ka pësuar më kot.

Ai e kupton se sëmundjet e brendshme të supozuara nga ai vetë dhe mbështetur nga mjeku e kanë trembur, e kanë sjellë në cakun e një viktime. Nga ana tjetër, ndërsa është në kërkim të kuptimit të jetës, nuk kupton se në thelb të "sëmundjes" qëndron ai në një shoqëri të ligështuar nga boshllëku i brendshëm moral, e cila të tregon rrezikun për të vdekur nga një sëmundje që duket stërlodhje, por në të vërtetë është përtaci.

Përshtatja në shqip e romanit "Ndërgjegjja e Zenos" mbart vlerat e autorit dhe origjinalit falë përkujdesjes dhe nivelit të zotërimit të dy kulturave nga përkthyesja Enela Hila. Njohja e mirë e gjuhës së autorit dhe shqipes, motivimi për të punuar me përkushtim veprën, jo për të kapur tregun, por me muzë e liri për t'i lënë letërsisë së përkthyer shqipe një vepër dinjitoze, ishin qëllimi, që aq mirë ia mbërriti.

Bota e ndjenjave, shpalosja e thellësive njerëzore, të treguarit e forcës përtëritëse që fshihet pas një fati të keq, përshkrimi i njerëzve në mënyrën më të natyrshme, janë ato çka, si askund tjetër, lexuesi do të gjejë te "Ndërgjegjja e Zenos". Libri do t'ju mbajë të ngërthyer shpirtërisht derisa faqe pas faqeje, fat pas fati, analizë pas analize të mendimeve që ndjekin mendimin, të mbaroni shfletimin. Kënaqësia që do të ndieni, lexues i dashur, do ju vetëdijësojë për vlerat e librit që patët në dorë, krejt të veçantë në llojin e tyre. Nuk e vë në dyshim se do të ngelë i pashlyer në kujtesën tuaj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992815222
ean13
978992815222
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Pas asaj vere, Carley Fortune

Për gjashtë vera, gjatë pasditesh të mjegullta në ujë dhe netësh të ngrohta në restorantin e familjes së tij, Persi dhe Semi kishin qenë të pandarë. Ajo miqësi u shndërrua në diçka më shumë para se të shkatërrohej në mënyrën më tronditëse.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mes djemsh, Emma Noyes

Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.
13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Matrioshka e fundit, B.A. Paris

Dymbëdhjetë vjet më pas, Fini ka vazhduar jetën. Rastësisht është njohur me motrën e Lejlës, Elenën, me të cilën është gati të martohet, kur, papritur, merr një telefonatë. Dikush ka parë Lejlën. Të ketë qenë ajo apo dikush po përpiqet t’i luajë një lojë të pafre? Nëse është ajo, çfarë kërkon pas kaq vitesh dhe çfarë di ajo për natën kur u zhduk?
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, pjesa e dytë, Antonio Pennacchi

Më 25 maj 1944, dita e fundit e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojërat e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetë zhvillimi i gjithë Latinës.
13,01 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri i kriptit të magjepsur, Eduardo Mendoza

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Në luftë me jetën, vol.2, Teodor Drajzer

Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
12,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Metoda më e rrezikshme, John Kerr

Kështu, në heshtje, mbaroi marrëdhënia më e trazuar në historinë e ideve. Sidoqoftë, aq pak sa bashkëpunuan, mbi gjashtë vjet, ata ndryshuan vendosmërisht rrjedhën e mendimit në shekullin XX.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vetmia e numrave prim, Paolo Giordano

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka frohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje...
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Brenga e shpirtit, Nicholas Sparks

Tejlori , zjarrfikës në një qytezë të Karolinës së Veriut, është një burrë që nuk i trembet rrezikut. Megjithatë. kurajoja e tij është më e vogël, kur është në mes të rreziku së rënies në dashuri.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Dashnori i zonjës Çetërli, H. D. Lawrence

Romani Dashnori i zonjës Çetërli, i botuar për herë të parë në vitin 1928, ishte vepra e fundit dhe më e famshme artistike e tij. Ky roman sfidoi tabutë sociale dhe seksuale të kohës dhe u ndalua menjëherë si pornografi.
16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shumë dashuri për asgjë, Anna Premoli

I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në “listën” e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të “listës së përmbushjeve”: kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t’i...
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Bilbao - Nju-Jork- Bilbao, Kirmen Uribe

Përmes letrash, ditarësh, mesazhesh, e-mailesh, poezish dhe fjalorësh, krijohet një mozaik kujtimesh e rrëfimesh, që përbëjnë një homazh ndaj një bote thuajse të zhdukur, dhe njëherësh një këngë për vazhdi-mësinë e jetës.
5,21 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000437

Botuesi: Fan Noli

Kur dashuronte Suani, Marsel Prust

Në një pasion obsesiv, Suani sheh te Odeta cilësitë që ai admiron në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj. Ajo është e pafajshme, misterioze, surpriziese dhe, ndoshta më e rëndësishmja, është diçka që mund ta kesh tënden...
12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001325

Botuesi: Te tjere

Dublinasit, James Joyce

Nga tregimi në tregim parakalojnë portrete personazhesh, mosha e të cilave lëviz nga fëmijëria tek adoleshentët, nga rinia te pleqtë, por edhe te të vdekurit. Një pjesë e personazheve janë jetimë, me gjysh e pa baba.Pothuaj të gjitha tregimet mbyllen papritmas, me ndonjë fjali të pa artikuluar mirë. Vendodhja e tregimeve është Dublini dhe, po të...
7,81 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2338

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.
15,62 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Portreti i artistit në rini, Xhejms Xhois

Tani si kurrë më parë, emri i tij i çuditshëm po i dukej si një profeci... nën emrin e mjeshtrit mitik, i dukej se dëgjonte zhurmën e dallgëve të turbullta dhe shihte një formë me krahë që fluturonte sipër dallgëve, duke u ngjitur ngadalë në ajër.
8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Kur dashuronte Suani, Marcel Proust

Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.
7,29 
More
Ka mbaruar