• Banner

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi, pjesa e dyte
  • Kanali Musolini, Antonio Pennacchi, pjesa e dyte

Kanali Musolini, pjesa e dytë, Antonio Pennacchi

Më 25 maj 1944, dita e fundit e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojërat e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetë zhvillimi i gjithë Latinës.

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kanali Musolini, pjesa e dytë
Origjinali: Canale Mussolini
Gjinia: Roman
Autori: Antonio Pennacchi
Shqipëroi: Diana Kastrati
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 432
Pesha: 0.543 kg.
ISBN: 978-9928-217-57-8

Mbi librin

Më 25 maj 1944, dita e fundit e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojërat e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetë zhvillimi i gjithë Latinës. Të jetë e vërtetë?

Kanali Musolini, për muaj të tërë, linjë e frontit, në Ancio dhe Netun, mund të bëhet sërish siç ishte, strumbullar i bonifikimit pontin. Në një eksod të ri, të shpërngulurit kthehen të popullojnë qytetin e fshatrat përreth. Atmosfera ka ndryshuar, fillon rindërtimi.

Megjithatë lufta vazhdon e lëviz drejt Veriut, ndërsa aleatët, me ndihmën vendimtare të brigadave partizane dhe ushtrisë italiane të ringritur, i detyrojnë gjermanët e ushtarët fashistë të tërhiqen.

Luftë për çlirim, por edhe luftë civile mizore e vëllavrasëse. Dhe familja Peruci, protagoniste e paharrueshme e sagës së rrëfyer në këto faqe, është rreshtuar në të gjitha frontet e këtij konflikti.

Me gjuhën e tij të gjallë dhe të zhdërvjellët, herë shpotitëse dhe herë provokuese, gjithmonë e ëmbëlsuar ama nga mëshira humane "Secili ka arsyet e veta", Antonio Pennacchi kthehet për të treguar historinë e Perucëve, një familjeje të madhe dhe me shumë degë, pionerë të bonifikimit, me punëtorë që nuk ua ha qeni shkopin, varfanjakë heronj, kopukë të mrekullueshëm dhe gra bujare dhe gazmore.

Dhe nëse në pjesën e parë të librit "Kanali Musolini" u rizbulua një kapitull i historisë së Italisë në shumë pika të harruara, kjo pjesë e dytë i kushtohet kujtimit të procesit të vështirë të ndërtimit të Italisë demokratike dhe republikane, që do të mbetet në memorien e gjithsecilit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217578
ean13
9789928217578
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E zjarrit dhe e vetmisë, Lily Mavrokefalou

Cili ankth, cila kënaqësi mban të përkulur mbi tekstin që po shkruan, Manto Mavrojenis, atë arkonde të rënë prej vakti, të harruarën tashmë "Heroinë dhe Madonë" të Mikonos, atë që e futi vendlindjen e saj në vallen e revolucionit të 1821-shit, që e shpëtoi nga algjerianët dhe e shpenzoi pasurinë e saj të madhe për qëllimet e kësaj lufte?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Letër babait, Franz Kafka

Ajo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg...

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kur bie nata, Haruki Murakami

Ashtu, nëpër pezullinë e dritës përmbi errësirën, Murakamiia del të zbulojë kudo fosforeshencë, veçmas aureolat rrethnjerëzve, të cilat shkëlqejnë shumë më ndritshëm gjatënatës dhe kur ngatërrohen mes tyre, por që fiken agimevekur zëmë e nisim udhët tona të ndara.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000427

Botuesi: Koha Ditore

Dashnori, Margerit Dyras

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Arturo Ui, Bertolt Brecht

Arturo Ui është një nga dramat më të famshme të shekullit të njëzetë. Autori e shkroi atë brenda tre javësh, në një periudhë të frikshme, kur gjendej refugjat politik në Danimarkë i arratisur nga vendi i tij, Gjermania, me pasuri të konfiskuar nga Gestapo si “shkrimtar komunist”. Një alegori politike, drama flet për ngritjen në pushtet të një gangsteri në...

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000385

Botuesi: Albin

Djalli ne trup, Raymond Radiguet

"Djalli në trup", që është një nga dy kryeveprat e Raymond Radiguet (1903-1923), të cilën ai do t'ia lerë trashëgim kohës së tij, mbasi të vdesë në moshën 20 vjeçare, e njeh publikun shqiptar me një autor francez të cilësuar "një gjeni të parakohshëm", "një çudi".

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Muri, Jean-Paul Sartre

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Eduarda dhe tregime të tjera, Georges Bataille

Georges Bataille mbetet një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të XX – të, aq shumë ai u përpoq nëpërmjet studimit kritik të ligjërimit të shkruar – i cili sipas tij nuk mund të jetë veçse prometean – të jetojë nën shkapërthyerjen e furishme të rregullave, eksperiencën e skajshme, dhe asaj që një njeri "di prej faktit të të qenit".

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)