• Banner

Nëse një natë dimri një udhëtar, Italo Calvino

Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë.

950 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nëse një natë dimri një udhëtar...
Origjinali: Se una notte d'inverno un viaggiatore
Gjinia: Ese, kritika letrare
Autori: Italo Calvino
Shqipëroi: Alban Bobrati
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 284
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-262-8

Koment nga autori

"Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri."

Mbi librin

Më në fund kryevepra e Italo Calvino-s vjen në shqip, duke ruajtur gjithë origjinalitetin e stilit, strukturës, frymës dhe ideve të këtij romani post modernist. Me t'u botuar në vitin 1979, ky roman u bë menjëherë një best seller. Në vitin 2009, gazeta "The Telegraph" e përfshin "Nëse një natë dimri një udhëtar..." në vendin e 69 nga 100 librat që duhen lexuar.

Veçanërisht i vlerësuar në Britani dhe SHBA, Italo Calvino ishte shkrimtari italian më i përkthyer i kohës së tij dhe i nominuar shpesh herë për Çmimin Nobel. Calvino ka marrë shumë çmime dhe vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, mes të cilave Çmimin Feltrinelli, Çmimin Shtetëror të Austrisë për Letërsinë Europiane Staatspreis für Europäische Literatur, Légion d'Honneur, Çmimi i Karrierës nga World Fantasy Award.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2642

Botuesi: Tirana Times

Nje zemer inteligjente, Alain Finkielkraut

Mbreti Solomon e luste të Përjetshmin t'i jepte një zemër të zgjuar. Në të dalë të një shekulli të shkretuar nga gjëmat e përbashkëta të burokracisë, domethënë të një zgjuarsie pastërtisht funksionale, dhe të ideologjisë, domethënë të një sentimentaliteti të përgjithshëm, abstrakt, kujt duhet t'ia drejtosh këtë lutje?

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Refreni i urisë, J.M.G Le Clezio

Megjithëse në njërën prej pjesëve kryesore përshkruhet me një realizëm tronditës skena e denatyrimit dhe asgjësimit të njeriut nga uria, i gjithë romani, çuditërisht, shëmbëllen me një akuarel madhështor dhe prekës, plot nuanca dhe ndërthurje kuantesh ndjesore.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Libri i çajit, Okakura Kakuzo

Taoistët rrëfejnë se në fillimin e madh të JoFillimit, Fryma dhe Materia u përballën në një dyluftim vdekjeprurës. Në fund, Perandori i Verdhë, Dielli i Qiellit, ngadhënjeu ndaj Zhu Rongut, demonit të territ dhe tokës. Në grahmën e tij të fundit, ky titan e përplasi kokën te qemeri diellor, duke e thërrmuar kubenë kaltëroshe prej nefriti. Yjet humbën...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Sonata e Krojcerit, Lev Tolstoi

Pozdnishefi rrëfen bajatësinë dhe zbrastësinë e brendshme të lidhjes së tij me gruan pas martesës, por, kur dyshon në papërmushmërinë e saj dhe tradhtinë me një muzikant, është xhelozia që e gërryen nga brenda dhe e çon drejt vrasjes.

Çmimi 840 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000147

Botuesi: Ideart

Gjithë shpirtrat, Javier Marias

Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000438

Botuesi: Koha Ditore

Lolita, Vladimir Nabokov

Dhjetëra shtëpi botuese e kishin refuzuar manuskriptin e romanit "Lolita" të autorit, atëbotë ende jo edhe aq të njohur me prejardhje ruse, Vladimir Nabokov. Arsyeja: dyshimi dhe frika, e pse jo edhe vetëcensura për vija pornografike të rrëfimit. Shënim: Ky botim ka mbaruar, por ky libër gjendet edhe në këtë botim: Kliko këtu:

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kaligula, Albert Camus

Kaligula është një dramë e shkrimtarit të shquar francez, Alber Kamy, që është bërë manifest krijues origjinal i letërsisë ekzistencialiste franceze e që deri në ditët tona vazhdon të shfaqet në skenat e gjithë botës. Sipas fjalëve të J. P. Sartrit, ajo është një dramë në të cilën "liria shndërrohet në dhembje, kurse dhembja të çliron".

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bibla prej argjile, Julia Navarro

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij,...

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kortizo, Aluisio Azevedo

Kortizo rrëfen historinë e emigrantëve portugezë, evropianëve, mulatëve dhe ish skllevërve afrikanë që jetojnë në një komunitet të vetëm në Rio. Romani zbulon karaktere që përcaktohen dhe ndryshojnë në varësi të mjedisit dhe pozicionit shoqëror.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)