Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Bota jonë e dikurshme, Wangari Maathai
  • Bota jonë e dikurshme, Wangari Maathai

Bota jonë e dikurshme, Wangari Maathai

Berk

Në një perspektivë më të gjerë të politikave publike, nëse pemët rriten vetëm për t’u përdorur si lëndë drusore, atëherë është më se e arsyeshme t’i presësh në kulmin e rritjes tyre.

6,42 CHF
5,78 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bota jonë e dikurshme
Origjinali:The world we once lived in
Autori: Wangari Maathai
Perktheu:Flavja Kenga
Botues: Berk
Viti: 2023
Fq. 64
Pesha: 0.600 kg
ISBN: 978-9928-368-18-8
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Në një perspektivë më të gjerë të politikave publike, nëse pemët rriten vetëm për t’u përdorur si lëndë drusore, atëherë është më se e arsyeshme t’i presësh në kulmin e rritjes tyre. Megjithatë, ajo çka duhet mbajtur parasysh, është se ekonomitë konvencionale të ndërtuara mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore që e barazojnë vlerën e një peme me shumën e parave që mund të përfitohen nga shitja e nënprodukteve të saj dështojnë në vlerësimin e të mirave të shumta që mund të merren nga bota përreth. Në fakt, shkencëtarët sapo kanë filluar të kuptojnë shumëllojshmërinë e shërbimeve natyrore, sociale, psikologjike, ekologjike dhe ekonomike që pylli ofron; çështjet klimaterike që rregullon; barnat që përmban; ushqimin që ofron; tokën që pasuron; karbonin që përthith; oksigjenin që çliron; speciet e florës dhe faunës që ruan; si dhe njerëzit, ekzistenca fizike e të cilëve varet pikërisht prej tij.

Detajet e librit
9789928368188
9789928368188
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ishulli i shpirtrave, Piergiorgio Pulixi

Mara nuk e harron dot padrejtësinë që i bënë në punë, që i kushtoi transferimin ndëshkues, kurse Eva, përkundrazi, dëshiron me gjithë shpirt të harrojë tragjedinë që e shtyu të linte Milanon dhe të nisej për në Sardenjë, me një biletë pa kthim.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tazmania, Paolo Giordano

Të ardhmen që dëshirojmë dhe së cilës i druhemi, atë që s’do ta kemi, që mund ta ndryshojmë, që po ndërtojmë. Frika dhe befasimi nga humbja e kontrollit janë ndjenja të kohës sonë, dhe zëri i ngrohtë i Paolo Giordano-s di ta tregojë si askush tjetër.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Ata, Kay Dick

Timi mori kthesën dhe u fut në xhade. Rrugën për në kotexhin tim e bëmë në heshtje. Ndërsa kalonim pranë shtëpizës gri dëgjuam zëra të mprehtë: bëhej festë. Të gjitha dritat jashtë qenë të ndezura.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Prometeu i lidhur, Eskili

Lënda e kësaj tragjedie mund të tregohet me dy fjalë: Prometeu një gjysmë-perëndi, pati mëshirë për njerëzit dhe u shpuri zjarrin, të cilin deri atehere e dinin dhe e gëzonin vetëm perënditë; Zeusi, i pari i perëndive, që ta dënonte për vjedhjen e zjarrit, vë ta lidhin Prometeun në një shkëmb të egër e të shkretë të Detit të Zi, ku do të mbetet i munduar...
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Tri monedhat e arit, Virginia Woolf

Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. 
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia

Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
17,33 CHF 19,26 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje