• Banner

Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne

 Libri përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Nacionalizmi:Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
Origjinali: Nacionalizmi:Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
Gjinia: Histori dhe aktualitet
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2022
Fq. 368
Pesha: 0.405 kg
ISBN: 978-9928-185-98-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Libri është konceptuar si hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Kapitujt e pjesës së dytë merrem me karakteristikat e nacionalizmit si ideologji dhe me marrëdhëniet e tij me ideologjitë më të rëndësishme të shek. XIX-XXI: liberalizmin, marksizmin dhe fashizmin. Në pjesën e tretë analizohen marrëdhëniet e nacionalizmit me historinë, kulturën, fenë, gjininë, racën dhe sferën e konsumit. Pjesa e fundit, e titulluar “Përtej kombit?”, merret me pozitën e shtetit kombëtar në kushtet e globalizimit dhe rigjallërimin e nacionalizmit në Evropën e sotme përmes partive radikalo-populiste.

PARATHËNIE
Bota është e ndarë në shtete, shumica e të cilëve paraqiten si shtete kombëtare dhe nacionalizmi është kudo. Të gjithë njerëzit kanë një identitet kombëtar apo etnik. Nuk do të thotë se të gjithë identifikohen patjetër me të, disa e kanë identitetin kombëtar pjesë të rëndësishme të përkufizimit të vetes, disa janë indiferentë ndaj tij, të tjerë do të donin që identiteti i tyre kulturor apo etnik të shënohej në dokumente shtetërore dhe për këtë janë të gatshëm edhe të japin jetën. Flamujt kombëtarë ndezin pasione, jo vetëm nëpër stadiume e pallate sportive, por edhe në tubime politike e revolucione. Refugjatët e të mërguarit e marrin identitetin e tyre etno-kombëtar në atdheun e ri dhe ua përcjellin brezave të mëpasshme në trajtën e një nostalgjie kolektive, siç e vërejmë te këngët e arbëreshëve. Nacionalizmin shpeshherë e përshkruajnë si një doktrinë të rrezikshme, së cilës i duhet qëndruar larg, mirëpo rrallëkush heq dorë vullnetarisht nga identiteti i vet kombëtar apo shtetëror dhe gjithsesi e ka këtë të fundit të ngjitur me pahir sa herë që kapërcen doganat. Kur një vend pushtohet apo sundohet dhunshëm nga një fuqi e huaj, nacionalizmi është një emër tjetër i përpjekjeve të të sunduarve për çlirim, pavarësi dhe demokraci.
Në mbarë botën ka çështje kombëtare që nuk kanë gjetur zgjidhje dhe që herë pas herë shfaqen në titujt e lajmeve. Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit në kontinentin e Evropës. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe pengon anëtarësimin e kësaj në organizata ndërkombëtare. Jo më larg se në vitin 2014, Rusia, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pushtoi dhe aneksoi Krimenë, pjesë e territorit të Ukrainës, në shkelje flagrante të Kartës së kësaj organizate. Sipas këndvështrimit të Rusisë, bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje të rusëve të Krimesë dhe të aspiratës së tyre kombëtare për t’u bashkuar me shtetin amë. Dy vjet më vonë, shumica e qytetarëve britanikë votuan që shteti i tyre të dalë nga Bashkimi Evropian (BE), duke i vënë një pikëpyetje së ardhmes së projektit të bashkimeve dhe integrimeve në kontinent, si edhe të ardhmes së këtij shteti shumëkombësh. Në vitin 2014 në Skoci u rrëzua me referendum kërkesa për shkëputje nga Britania e Madhe, kurse në vitin 2017 forcat e sigurisë spanjolle ndërhynë dhunshëm për të penguar mbajtjen e një referendumi për pavarësi në Katalonia dhe e quajtën të paligjshme shpalljen e pavarësisë nga Parlamenti i Katalonias.  
Ky libër është një hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Libri është shkruar për studentët universitarë të shkencave sociale dhe për lexuesit e interesuar për të marrë një informacion sintetik për nacionalizmin dhe gjendjen e tanishme të studimeve mbi nacionalizmin. Kapitulli i parë është një prezantim i politikave të identitetit dhe i përkufizimeve të nacionalizmit, kombit dhe etnisë. Kapitujt vijues janë të ndarë në disa pjesë tematike. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Kapitujt e pjesës së dytë merrem me karakteristikat e nacionalizmit si ideologji dhe me marrëdhëniet e tij me ideologjitë më të rëndësishme të shek. XIX-XXI: liberalizmin, marksizmin dhe fashizmin. Gjithashtu në këtë pjesë trajtohen sovraniteti dhe vetëvendosja si shfaqje dhe kërkesa themelore politike të nacionalizmave, si edhe ndërtohet një tipologji e nacionalizmave. Në kapitujt e pjesës së tretë analizohen marrëdhëniet e nacionalizmit me historinë, kulturën, fenë, gjininë, racën dhe sferën e konsumit. Pjesa e fundit, e titulluar “Përtej kombit?”, analizon nga këndvështrime të ndryshme teorike pozitën e shtetit kombëtar dhe veprimet politike të nacionalistëve në kushtet e globalizimit dhe të ekzistencës së organizatave ndërkombëtare e rajonale të vendim-marrjes ekonomike e politike. Kapitulli i dytë i kësaj pjese dhe i fundit i librit përmban një analizë të partive radikalo-populiste në Evropën e sotme, synimi i të cilave është fuqizimi i sovranitetit popullor. Rritja e peshës elektorale të partive radikalo-populiste, sidomos të atyre të krahut të djathtë, së bashku me Breksitin [Brexit], konsiderohen si “rebelim” popullor ndaj globalizimit dhe si një sfidë serioze ndaj projektit të integrimit evropian. Kështu, mbyllja e librit është një ftesë për lexuesit për të ndjekur zhvillimet e ardhshme në Evropë e në botë, sepse historia e kombeve dhe nacionalizmit nuk ka përfunduar.
Për sa i përket shtrirjes kohore që mbulon libri, pjesa më e madhe e tematikave të kapitujve merret me zhvillimet që nga gjysma e dytë e shek. XVIII e tutje. Pavarësisht se disa studiues janë të mendimit se disa kombe kanë ekzistuar edhe më përpara mesit të shek. XVIII, nacionalizmi si ideologji formohet dhe bëhet mbizotërues në harkun kohor që fillon me Revolucionin Industrial, vijon me pavarësinë e SHBA-s e me Revolucionin Francez e shtrihet deri në ditët tona. Kjo është periudha që zakonisht cilësohet si epoka moderne. Për sa i përket shtrirjes hapësinore që mbulon libri, nacionalizmi është dukuri e përbotshme dhe shembujt që ne sjellim në këtë libër janë marrë nga të gjitha kontinentet, mirëpo një vend më i madh i jepet Evropës, sepse ky kontinent ka qenë deri vonë arena kryesore e zhvillimeve të modernitetit dhe për pasojë edhe e nacionalizmit dhe e formimit të shtetit kombëtar. Ky i fundit si model u eksportua në gjeografinë paskoloniale gjatë shek. XX. Një arsye tjetër për t’i dhënë Evropës më shumë hapësirë është se BE-ja tashmë prej dekadash po realizon bashkë-qeverisjen kolektive të shteteve kombëtare anëtare, kryesisht në fushat ekonomike dhe financiare, duke hapur mundësinë që të synohet drejt një qeverisjeje mbikombëtare e kozmopolite. Zgjerimi i BE-së drejt Evropës Lindore pas rënies së komunizmit, thellimi i saj me monedhën e përbashkët dhe vendime të ngjashme, menaxhimi prej saj i krizës financiare e i pandemisë Kovid-19 [Covid-19], Breksiti etj., janë të gjitha të ndërlidhura edhe me identitetet kombëtare dhe nacionalizmin. Gjithashtu, është e pritshme që studentët dhe lexuesit e tjerë shqiptarë të këtij libri të kenë më shumë informacion dhe të tregojnë më tepër interes për zhvillimet e nacionalizmave në Evropë e në Ballkan sesa në pjesë të tjera të botës.
Kapitujt e librit bazohen në leksionet e lëndëve “Nacionalizmi dhe identiteti” dhe “Globalizimi dhe nacionalizmi” që kam dhënë ndër vite në kuadër të programeve të Departamentit të Shkencave Politike dhe Departamentit të Sociologjisë së Universitetit të Tiranës. Libri është konceptuar për t’u përdorur në mësimdhënien e nacionalizmit në shkenca sociale në arsimin universitar e pasuniversitar dhe kjo është mbajtur parasysh për numrin e kapitujve dhe në renditjen tematike të tyre. Me synimin që të ketë një baraspeshë në përmbajtjen dhe gjatësinë e kapitujve, ndonjëherë trajtimi i një teme është i ndarë në dy kapituj, kurse në kapituj të tjerë janë mbledhur dy tema. Sigurisht që mësimdhënësit mund t’i përdorin disa prej kapitujve të librit të kombinuar me literaturë tjetër të përshtatshme. Besoj se lexuesit do ta mirëpresin paraqitjen e debateve teorike në faqet e librit si një ftesë për t’u thelluar më tej me lexime plotësuese për të formuar qëndrimet vetjake rreth nacionalizmit. Për këtë mund të shfrytëzojnë edhe listën e burimeve në fund të librit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185983
ean13
9789928185983
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Turbondjekësi Tejlor, David Baddiel

një furgon Ford Tranzit.I cili mund të tingëllojë ccuditshëm. Ju duhet të lexoni këtë libër për të kuptuar pse. Por Amy kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë atë që ajo ëndërron më shumë: të ngasë makinën.Deri tani...

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)