Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers
Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
  • Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne

Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne

Pika pa Siperfaqe

 Libri përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore.

ALL1,200
Quantity
In stock

Description

Title: Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
Original: Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
Category: History and Current Affairs
Author: Enis Sulstarova
Publisher: Pika pa sipërfaqe
Year: 2022
Pgs: 368
Weight: 0.405 kg
ISBN: 978-9928-185-98-3
This book is in Albanian

PARATHËNIE
Bota është e ndarë në shtete, shumica e të cilëve paraqiten si shtete kombëtare dhe nacionalizmi është kudo. Të gjithë njerëzit kanë një identitet kombëtar apo etnik. Nuk do të thotë se të gjithë identifikohen patjetër me të, disa e kanë identitetin kombëtar pjesë të rëndësishme të përkufizimit të vetes, disa janë indiferentë ndaj tij, të tjerë do të donin që identiteti i tyre kulturor apo etnik të shënohej në dokumente shtetërore dhe për këtë janë të gatshëm edhe të japin jetën. Flamujt kombëtarë ndezin pasione, jo vetëm nëpër stadiume e pallate sportive, por edhe në tubime politike e revolucione. Refugjatët e të mërguarit e marrin identitetin e tyre etno-kombëtar në atdheun e ri dhe ua përcjellin brezave të mëpasshme në trajtën e një nostalgjie kolektive, siç e vërejmë te këngët e arbëreshëve. Nacionalizmin shpeshherë e përshkruajnë si një doktrinë të rrezikshme, së cilës i duhet qëndruar larg, mirëpo rrallëkush heq dorë vullnetarisht nga identiteti i vet kombëtar apo shtetëror dhe gjithsesi e ka këtë të fundit të ngjitur me pahir sa herë që kapërcen doganat. Kur një vend pushtohet apo sundohet dhunshëm nga një fuqi e huaj, nacionalizmi është një emër tjetër i përpjekjeve të të sunduarve për çlirim, pavarësi dhe demokraci.
Në mbarë botën ka çështje kombëtare që nuk kanë gjetur zgjidhje dhe që herë pas herë shfaqen në titujt e lajmeve. Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit në kontinentin e Evropës. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe pengon anëtarësimin e kësaj në organizata ndërkombëtare. Jo më larg se në vitin 2014, Rusia, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pushtoi dhe aneksoi Krimenë, pjesë e territorit të Ukrainës, në shkelje flagrante të Kartës së kësaj organizate. Sipas këndvështrimit të Rusisë, bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje të rusëve të Krimesë dhe të aspiratës së tyre kombëtare për t’u bashkuar me shtetin amë. Dy vjet më vonë, shumica e qytetarëve britanikë votuan që shteti i tyre të dalë nga Bashkimi Evropian (BE), duke i vënë një pikëpyetje së ardhmes së projektit të bashkimeve dhe integrimeve në kontinent, si edhe të ardhmes së këtij shteti shumëkombësh. Në vitin 2014 në Skoci u rrëzua me referendum kërkesa për shkëputje nga Britania e Madhe, kurse në vitin 2017 forcat e sigurisë spanjolle ndërhynë dhunshëm për të penguar mbajtjen e një referendumi për pavarësi në Katalonia dhe e quajtën të paligjshme shpalljen e pavarësisë nga Parlamenti i Katalonias.  
Ky libër është një hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Libri është shkruar për studentët universitarë të shkencave sociale dhe për lexuesit e interesuar për të marrë një informacion sintetik për nacionalizmin dhe gjendjen e tanishme të studimeve mbi nacionalizmin. Kapitulli i parë është një prezantim i politikave të identitetit dhe i përkufizimeve të nacionalizmit, kombit dhe etnisë. Kapitujt vijues janë të ndarë në disa pjesë tematike. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Kapitujt e pjesës së dytë merrem me karakteristikat e nacionalizmit si ideologji dhe me marrëdhëniet e tij me ideologjitë më të rëndësishme të shek. XIX-XXI: liberalizmin, marksizmin dhe fashizmin. Gjithashtu në këtë pjesë trajtohen sovraniteti dhe vetëvendosja si shfaqje dhe kërkesa themelore politike të nacionalizmave, si edhe ndërtohet një tipologji e nacionalizmave. Në kapitujt e pjesës së tretë analizohen marrëdhëniet e nacionalizmit me historinë, kulturën, fenë, gjininë, racën dhe sferën e konsumit. Pjesa e fundit, e titulluar “Përtej kombit?”, analizon nga këndvështrime të ndryshme teorike pozitën e shtetit kombëtar dhe veprimet politike të nacionalistëve në kushtet e globalizimit dhe të ekzistencës së organizatave ndërkombëtare e rajonale të vendim-marrjes ekonomike e politike. Kapitulli i dytë i kësaj pjese dhe i fundit i librit përmban një analizë të partive radikalo-populiste në Evropën e sotme, synimi i të cilave është fuqizimi i sovranitetit popullor. Rritja e peshës elektorale të partive radikalo-populiste, sidomos të atyre të krahut të djathtë, së bashku me Breksitin [Brexit], konsiderohen si “rebelim” popullor ndaj globalizimit dhe si një sfidë serioze ndaj projektit të integrimit evropian. Kështu, mbyllja e librit është një ftesë për lexuesit për të ndjekur zhvillimet e ardhshme në Evropë e në botë, sepse historia e kombeve dhe nacionalizmit nuk ka përfunduar.
Për sa i përket shtrirjes kohore që mbulon libri, pjesa më e madhe e tematikave të kapitujve merret me zhvillimet që nga gjysma e dytë e shek. XVIII e tutje. Pavarësisht se disa studiues janë të mendimit se disa kombe kanë ekzistuar edhe më përpara mesit të shek. XVIII, nacionalizmi si ideologji formohet dhe bëhet mbizotërues në harkun kohor që fillon me Revolucionin Industrial, vijon me pavarësinë e SHBA-s e me Revolucionin Francez e shtrihet deri në ditët tona. Kjo është periudha që zakonisht cilësohet si epoka moderne. Për sa i përket shtrirjes hapësinore që mbulon libri, nacionalizmi është dukuri e përbotshme dhe shembujt që ne sjellim në këtë libër janë marrë nga të gjitha kontinentet, mirëpo një vend më i madh i jepet Evropës, sepse ky kontinent ka qenë deri vonë arena kryesore e zhvillimeve të modernitetit dhe për pasojë edhe e nacionalizmit dhe e formimit të shtetit kombëtar. Ky i fundit si model u eksportua në gjeografinë paskoloniale gjatë shek. XX. Një arsye tjetër për t’i dhënë Evropës më shumë hapësirë është se BE-ja tashmë prej dekadash po realizon bashkë-qeverisjen kolektive të shteteve kombëtare anëtare, kryesisht në fushat ekonomike dhe financiare, duke hapur mundësinë që të synohet drejt një qeverisjeje mbikombëtare e kozmopolite. Zgjerimi i BE-së drejt Evropës Lindore pas rënies së komunizmit, thellimi i saj me monedhën e përbashkët dhe vendime të ngjashme, menaxhimi prej saj i krizës financiare e i pandemisë Kovid-19 [Covid-19], Breksiti etj., janë të gjitha të ndërlidhura edhe me identitetet kombëtare dhe nacionalizmin. Gjithashtu, është e pritshme që studentët dhe lexuesit e tjerë shqiptarë të këtij libri të kenë më shumë informacion dhe të tregojnë më tepër interes për zhvillimet e nacionalizmave në Evropë e në Ballkan sesa në pjesë të tjera të botës.
Kapitujt e librit bazohen në leksionet e lëndëve “Nacionalizmi dhe identiteti” dhe “Globalizimi dhe nacionalizmi” që kam dhënë ndër vite në kuadër të programeve të Departamentit të Shkencave Politike dhe Departamentit të Sociologjisë së Universitetit të Tiranës. Libri është konceptuar për t’u përdorur në mësimdhënien e nacionalizmit në shkenca sociale në arsimin universitar e pasuniversitar dhe kjo është mbajtur parasysh për numrin e kapitujve dhe në renditjen tematike të tyre. Me synimin që të ketë një baraspeshë në përmbajtjen dhe gjatësinë e kapitujve, ndonjëherë trajtimi i një teme është i ndarë në dy kapituj, kurse në kapituj të tjerë janë mbledhur dy tema. Sigurisht që mësimdhënësit mund t’i përdorin disa prej kapitujve të librit të kombinuar me literaturë tjetër të përshtatshme. Besoj se lexuesit do ta mirëpresin paraqitjen e debateve teorike në faqet e librit si një ftesë për t’u thelluar më tej me lexime plotësuese për të formuar qëndrimet vetjake rreth nacionalizmit. Për këtë mund të shfrytëzojnë edhe listën e burimeve në fund të librit.

Product Details

Specific References

ISBN
9789928185983
EAN13
9789928185983
16 other products in the same category:

Ofertat e panairit, librat më të shitur të Shtëpisë së Librit

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Flush, Virginia Woolf, Rrëfimi, Leon Tolstoi, Dielli që perëndon Osamu Dazai dhe I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër nga George Orwell. Të katër librat kanë çmim kopertine 2900 lekë, ofrohen për 2,000 lekë përfshirë postën brenda Shqipërisë përgjatë ditëve të Panairit të Librit.
ALL2,900
More

Publisher: Botart

Rozi Revere, inxhiniere, Andrea Beaty

Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit “Igli Pek, arkitekt”, krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
ALL1,000
More

Publisher: Wordsworth Classics

The sea-wolf, Jack London

When a sudden collision rips a hole in the ship’s hull, the ferry sinks like a stone, throwing the literary critic into the icy harbor. Rescued by the Ghost, a seal-hunting vessel, van Weyden counts his blessings. Little does he know he’s boarded a ship bound straight for hell.
ALL375
More

Tre libra me 20 % ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly, Kur mbylla sytë, Linda Green dhe Gruaja në dritare nga A.J.Fin . Të tri librat kanë çmim kopertine 3900 lekë. Ofrohen me 20% ulje
ALL3,900
More

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1914-1953, vol.2, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.
ALL2,000
More

Publisher: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.
ALL800
More

Dy Binjaket, Erik Kestner

Dy Binjaket i shkrimtarit të njohur gjerman Erich Kästner është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është shumë i dashur për femijë.
ALL600
More

Publisher: Pema

Elementi, si ta gjesh pasionin për të ndryshuar gjithçka, Ken Robinson

Në këtë libër novator, eksperti i mirënjohur botëror Ken Robinson trajton fëmijët e mërzitur në klasë, punëtorët e zhgënjyer dhe të gjithë ne që ndihemi të frustruar, por s’e shpjegojmë dot pse – dhe na tregon se si të gjithë ne kemi nevojë ta gjejmë Elementin tonë.
ALL1,200
More

Publisher: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Që nga mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta. Henri Denis është profesor i merituar në Universitetin Paris I.
ALL1,500
More

Publisher: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
ALL500
More

Publisher: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
ALL1,000
More