Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert
  • Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Zenit Editions

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 

15,62 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Zonja Bovari dhe Tre rrëfime (kopertine e trashe)

Origjinali: Madame Bovary, Trois contes

Gjinia: Roman

Autori: Gustave Flaubert 

Shqipëroi: Hysen Sinani

Shtëpia botuese: Zenit Editions

Viti: 2021

Fq. 488

Pesha: 0.572 kg.

ISBN: 978-9928-293-22-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Dhe ndërkaq, ndërmendem se sot dhe këtu, pra nëpër shkrimtarinë tonë, më problematik se sa lexuesi është rëndom vetë shkruesi (shkrimtari, siç quhet, shpallet, ose vetëquhet këtu), një krijesë gjysëm zonjë gjysëm madamë, gjysmë Sharl e gjysëm Bovari. Gjysëm Evë gjysëm Adam. Profili i vërtetë i shëmtisë dhe mediokritetit. 

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 

Po ja, mbase do duhej të kishe patur durimin ta shihje prapë librin, nga e para, ose thjesht të merreshe me gjëra më me leverdi! “Pikërisht, e bëj për lek, për të patur lexues”, ma pret ky. Mirëpo, më shpesh kjo vjen po kaq e përligjur edhe nga ana e përkundërt: “E kam parasysh, por nuk e bëj për lexuesin, as nuk më intereson, nuk e bëj për lek.” Dhe është fshehja më efikase e mungesës së talentit për ata të prapë që mbase dhe e dyshojnë apo e ndjejnë që talentin s’e kanë. Dhe gjithaq, paqja më e mbarë e shpirtit për ata të gjorë që as nuk dinë gjë që s’kanë haber në kësi punësh. Dhe prapë shkruajnë, e prapëseprapë kërkojnë të botojnë. Nëmos këtu, aty diku. Dhe botojnë prapë. Dhe prapë shkruajnë… dëshminë e pakontestueshme të mediokritetit të vetes. Dhe prapë funsionon. Edhe kur nuk funksionon aq sa do donin, janë po këta që qahen të parët, gjer pse këtu nuk ka kritikë. Nuk gjejnë rehat, si Bovaria. Por nuk e helmojnë veten kurrë, helmojnë letërsinë.

”Duaje artin, ndër tërë gënjeshtrat mbetet ende ai që gënjen më pak”, tha Floberi. Atë po bëjmë, apo jo, thonë këta dhe si zhgrapin ashtu si me stil nga biseda ndonjë subjekt që mendojnë se iu hyn në punë, ikin ta bëjnë... me subjektin… edhe një tjetër libër... edhe pa stilin.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928293220
ean13
9789928293220
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.
7,29 
More

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.
10,41 
More

Referenca: SKU000869

Botuesi: Onufri

Orestia, Eskili

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.
7,29 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
15,62 
More

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
12,49 
More

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.
7,29 
More

Botuesi: IDK

Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit, Stefan Zweig

Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
6,04 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Ndoshta, shtrohet pyetja, nga çfare intuite, nga cili zbulim i të vërtetës së fshehur, përtej shtratit të vanitetit njerëzor, shkrimtari ka marrë atë forcë të kristaltë paditëse kundër banalitetit dhe marrëzisë së mëkatit, të harresës dhe të dashakeqësisë.
8,33 
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Vërshimet e lumenjve, Konstantin Paustovski

Konstantin Paustovski (31 maj 1892 – 14 korrik 1968) është sipas një mendimi të përgjithshëm shkrimtari më lirik i letërsisë sovjetike. U lind në Moskë në familjen e një nëpunësi hekurudhe, që e merrte familjen me vete në zhvendosjet e tij të shpeshta.
10,41 
More

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.
8,33 
More

Referenca: 2399

Botuesi: Te tjere

Procesi, Franc Kafka

Në analizën e romanit "Procesi", vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij.
5,21 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000184

Botuesi: Ideart

Letra Dashurie, Gustave Flaubert

Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të "Zonjës Bovari", vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.
7,29 
More

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.
9,37 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Zonja Bovari, Gustav Floberi në gjyq, Gustav Flober

Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. 
14,57 
More