Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vilhelm Teli, Fridrih Shiler
  • Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Zambaku

Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën.

28,75 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vilhelm Teli

Gjinia: Dramë

Autori: Fridrih Shiler

Shqipëroi: Gazmend Aga

Shtëpia botuese: Zambaku

Viti: 2007

Fq. 72

Pesha: 0.085 kg 

ISBN: 975-266-527-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga  librin

- Mirë Vilhelm. Jeta jote dhe e djalit tënd varet nga zotësia jote. Pa provoje të godasësh një mollë mbi kokën e djalit tënd nga 100 metra largësi. Pas këtij propozimi, fytyra e Vilhelmit u zverdh e tëra. Njerëzit ishin gati për protestë dhe mezi i mbante vendi.

 - Imzot, mos e kërkoni nga unë një gjë të tillë! - tha Vilhelmi dhe djersët po i rridhnin nga balli. - Nuk mund t’ia bëni një babai këtë.

 - Babi, unë nuk kam frikë.Ti je gjuetar i zoti. Unë jam gati, - i thoshte i biri. 

- Mjaft! Le të fillojë spektakli, sot dua të shikoj teatër! Vilhelmi ishte zverdhur i tëri. Pa njëherë Geslerin, pastaj turmën që kishte heshtur e tëra. Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën. Gratë kishin ulur sytë përtokë, ndërsa burrat nuk gjenin guximin të shikonin.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Kështjella blu, L. M. Montgomery

Valencia Stirling është 29 vjeçe, e pamartuar, dhe ka jetuar tërë jetën me familjen e saj në një rrugë të qetë, në një shtëpi të vogël dhe kurrë nuk guxonte ta kundërshtonte nënën e saj autoritare, gjithashtu edhe hallën që jetonte me to.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Xheni Gerhard, Teodor Drajzer

Xheni Gerhard, që vjen nga një familje e varfër dhe punon në hotelin Kolumbus në punon në Ohaio, ku është akomoduar senatori Xhorxh Brender. Edhe pse i suksesshëm ai ende nuk ka krijuar familje.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gjeniu, Teodor Drajzer

Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG.
287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ishulli, Aldous Huxley

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Garda e Bardhë, Mihail Bulgakov

Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt...
172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarka dhe urrejtja e saj, Pierre Chanlaine

Ajo afroi pranë buzëve të ethshme të komitit parakrahun e zhveshur dhe pastaj krahun. Xhemali, me gjithë fuqinë e hojëzave të gufuara e të syve të hermetikosur dehshëm, thithte krejt parfumin e atij mishi.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Krokodili, Fjodor Dostojevski

Përmbledhje me dy novela e Dostojevskit, përkthyer në 1978 në Burgun e Burrelit. Krokodili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në varietetin gjuhësore të shkodranishtes letrare.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Histori dashurie në Oksford, Max Beerbohm

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërsburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilgjuar dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një...
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.
80,50 SEK
Ne gjendje