Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren
  • Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren

Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren

IDK

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.

6,42 CHF
5,78 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mio, i vogli Mio
Origjinali: Mio, min Mio
Gjinia: Roman
Autori:Astrid Lindgren
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2018
Fq. 136
Pesha: 0.176 kg.
ISBN: 978-9928-136-54-1

Mbi librin

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.

Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ia hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij që takoi babanë nuk zgjati shumë, sepse shpejt ai mori vesh se do t'i duhej të përmbushte një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja.

Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajo që s'kishte frikë të përballej me Kavalierin e frikshëm Kato...

Mbi autoren

Astrid Lindgren (1907-2002), shkrimtarja e famshme suedeze e librave për fëmijë, kandidate disa herë për të fituar çmimin Nobel, është autore e disa prej personazheve më të dashur për fëmijët e mbarë botës.

Lindgreni ka shkruar më shumë se 100 libra, të përkthyer në 76 gjuhë, me mbi 130 milion kopje të shitura në mbarë botën. Po ashtu, veprat e saj kanë shërbyer për të frymëzuar disa dhjetra filma. Për nder të saj qeveria suedeze krijoi në vitin 2002, çmimin prestigjoz të letërsisë për fëmijë, "Astrid Lindgren Memorial".

Detajet e librit
9789928136541
9789928136541
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Xhim Kopsa dhe Lukas Makinisti, Michael Ende

Miqësia e tyre lindi që ditën kur Xhimi i vogël zbarkon në një pako në ishullin e vogël të Vendit të Ngazëllimit. Bashkë me lokomotivën Ema, ata do të përjetojnë aventurat më emocionuese me pseudogjigantë, gjysmëdragonj dhe shumë krijesa të tjera të jashtëzakonshme.
10,59 CHF 11,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Familja në Misrul, Ethel Turner

Shtatë australianët tashmë janë pesë vjet më të rritur, por jeta në Misrul është kaq kaotike sa kurrë më parë. Banti është akuzuar gabimisht për vjedhje në shkollë... Popeta beson në pafajëshmërinë e tij dhe shkon te drejtori për të mbrojtur të vëllanë...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Guliverit dhe shumë të tjera, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Një mjeku anglez, që e quanin Guliver, i ngjau një aventurë e jashtëzakonshme. Ai kishte marrë anijen Antilope për të shkuar nga Bristoli, në Indinë Jugore, por gjatë një furtune të furishme ra në ujë. Anija, me gjithë ekuipazhin e saj, u fundos. Guliveri, i mbërthyer pas një trau, luftoi gjithë natën me dallgët.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000552

Botuesi: OMSCA-1

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Aventurat e Lepurushit Piter, Beatrix Potter

Kjo përmbledhje e bukur bën bashkë katër tregimet origjinale të autores së njohur Beatrix Potter, që ndjekin lepurin e vogël mistrec në gjithfarë aventurash nëpër kopshtet e të tmerrshmit MekGregor, a në kthetrat e Tom Vjedullës.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001927

Botuesi: Vellezerit Tafa

Pipi Çorapegjata, Astrid Lindgren

Pipi Çorapegjata është një nga personazhet më të famshme të botës së letërisë për fëmijë. Ajo është gjithçka një fëmijë ëndërron: është tepër e fuqishme, nuk ka prindër që t'i thonë gjithnjë se çfarë duhet të bëjë ose se çfarë duhet të thotë, vishet si të dëshirojë dhe nuk shkon asnjëherë në shkollë.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.
10,59 CHF 11,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Ronja, vajza e kaçakut, Astrid Lindgren

Ronja, e bija e Matiasit, kapos së kaçakëve, jeton në një kështjellë në mes të pyllit, ku i duhet të ruhet vazhdimisht nga burravegjlit-e-përhimë dhe harpitë e egra. Një ditë prej ditësh ajo zë miqësi me Birkun, djalin e armikut më të egër të të atit.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar