Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Euripidi ne proze, Janis Benekos, pershtatje per femije
  • Euripidi ne proze, Janis Benekos, pershtatje per femije

Euripidi në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Te tjere

Euripidi shquhej për idetë e guximshme e përparimtare në veprat e tij, për realizmin dhe frymën aktuale e novatore. Tragjeditë e tij u bënin jehonë problemeve të ditës; ai e shndërroi teatrin në një arenë politike e filozofike.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Euripidi në prozë, përshtatje për fëmijë
Origjinali: Apnada
Gjinia: Tragjedi
Autori: Janis Benekos
Shqipëroi: Llambro Ruci
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2016
Fq. 408
Pesha: 0.487 kg.
ISBN: 978-9928-176-15-8

Mbi librin

Euripidi shquhej për idetë e guximshme e përparimtare në veprat e tij, për realizmin dhe frymën aktuale e novatore. Tragjeditë e tij u bënin jehonë problemeve të ditës; ai e shndërroi teatrin në një arenë politike e filozofike.

Si një studiues i shkëlqyer i shpirtit njerëzor, me lirizëm të gjallë, Euripidi shprehte në veprën e vet pasione tronditëse përmes shqyrtimit kritik të ideve tradicionale dhe formave të reja artistike, realizuar me mjetet shprehëse novatore të dramës e të muzikës.

Leximi i poezisë dramatike të Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën, kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike, çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar.

Por në traditën letrare të botës, për të përqasur edhe të vegjlit me kryeveprat e lashtësisë, për t'ua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm, për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik, përdoret paraqitja në prozë, siç ka bërë me besnikëri, me shumë shije, freski dhe përkushtim Janis Benekos.

Në këtë mënyrë, me mbresat e leximit, ata vetë më vonë do të hyjnë lirisht në teatrin e hapur të skenës së përjetshme, ku poetët e mëdhenj të lashtësisë greke kanë një vend të parë të nderuar për pasionet e tyre tronditëse, për thelbin njerëzor dhe idetë e fuqishme.

Detajet e librit
Te tjere
9789928176158
9789928176158
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Piter Pani, James Matthew Barrie

Aventurat e Piter Panit, djaloshit që nuk dëshiron të rritet, Uendit, Kapiten Grremçit dhe gjithë personazheve të tjera të çuditshme të Ishullit të Kurrkundit, në këtë libër vijnë të rrëfyera në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe poetike. 
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Vajza e Historive, L. M. Montgomery

Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t’u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, përshtatje për fëmijë, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Eskili në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje