Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Hajdi, Johanna Spyri
  • Hajdi, Johanna Spyri

Hajdi, Johanna Spyri

Te tjere

"Hajdi" është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë, ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta.

8,54 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hajdi (kopertinë e trashë)
Origjinali: Heidi
Gjinia: Roman
Autori: Johanna Spyri
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2017
Fq. 308
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-20-978-2

Mbi librin

"Hajdi" është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë, ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta.

Gojëmbël, çamarroke, e padjallëzuar, admiruese e kafshëve, luleve, e të gjitha qenieve frymuese, e bukurisë natyrore dhe njerëzore, të gjitha këto veçori autorja i vë në shpirtin e një fëmije trupvogël dhe jo rastësisht ajo e dërgon atë nga një vend në tjetrin.

A ia doli Hajdi, që me dëlirësinë dhe mirësinë e saj, t'i ndryshojë njerëzit me të cilët ndeshet gjatë udhës së saj? A triumfoi mirësia e saj, në një botë ku ligësia, thashethemet, varfëria dhe djallëzia bashkëjetojnë? A mundi ajo t'u thotë të gjithë fëmijëve, se jeta është më e bukur dhe kuptimplotë, nëse e do me gjithë shpirt gjithçka që të rrethon?

Ky libër është përkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koçi. Bukuria e fjalës, gjuha e pasur me frazeologji dhe shprehje e përzgjedhur prej tij, do t'jua bëjnë rrëfimin më të thjeshtë dhe mbresëlënës.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928209782
ean13
9789928209782
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Përrallat e Andersenit, Hans Christian Andersen

Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e...
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Oscar Wilde

Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
7,23 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Liza në botën e çudirave, Lewis Carroll

Është një botë tjetër, në të cilën mund të arratiset cilido prej nesh, kur realiteti i gjërave dhe veprimeve të përditshme na duket shumë i rëndë: kjo është bota e fantazisë, ku nuk ka kufij të asnjë lloji, ku gjithçka mund të jetë dhe mund të mos jetë...
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Legjenda e Robin Hudit, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose po deshët legjenda e tij) dorë pas dore është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lerë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve.
3,83 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000552

Botuesi: OMSCA-1

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

100 përralla klasike

Në këtë vëllim me plot ilustrime tërheqëse që i bëjnë përrallat më të kuptueshme për fëmijët janë përmbledhur përrallat klasike.
17,00 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Vajza e Historive, L. M. Montgomery

Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t’u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat.
5,95 GBP
More
Në gjendje