- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve.
Titulli: Ungjilli sipas Jezu Krishtit
Gjinia: Roman
Autori: Jose Saramago
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
Fq. 412
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-99943-0-135-5
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve. Por, të kundërshtosh sot një histori, që prej dy mijëvjeçarëve është pjesë e së shenjtës, është kujtesë simbolike dhe model i qytetërimit tonë; ajo nuk përbën më herezi apo blasfemi.
Megjithatë, ende vende dhe fe të tjera nuk ngurrojnë të japin vendime të pamëshirshme vdekjeje kundër poetëve dhe poezisë. Por a është me të vërtetë caku i lirisë aq i madh sa duam ta besojmë? Kjo është pyetja që shtron këtu Saramagoja, duke e bërë Jezusin, këtë bir të Zotit që nuk donte të ishte i tillë, viktimë flijuese dhe instrument nga më absolutët të pushteteve, siç është edhe ideja e Zotit, kundër të cilit çdo rebelim është i pamundur.
Ashtu si revolucionet, fetë hanë fëmijët e tyre, sado të pafajshëm të jenë. Në këtë ungjill, që tregon fëmijërinë dhe jetën vetjake të Jezusit në një dramë romaneske madhështore, duke përzierë historinë, mitin dhe trillimin, Saramagoja fton lexuesin të marrë pjesë në debatin volterian, ku jepen Zoti, Djalli dhe Jezusi, duke mos qenë asnjëri ai që beson se është.
Poezia e autorit dhe ironia e tregimtarit bashkohen në një stil madhështor, një nga më të përsosurit dhe më mjeshtërorët e letërsisë së sotme europiane dhe asaj botërore. José Saramago, fitues i çmimit Nobel në vitin 1998, u lind më 1922 në Azinhaga, Portugali.
José Saramago lindi në vitin 1922 në një familje fermerësh në një fshat të vogël të Azinhagës (Rbatejo) në veri të Lisbonës. Për shkaqe financiare, i ndërpreu studimet dhe punoi si mekanik. Pasi kishte provuar punë të ndryshme në sektorin e shërbimit civil, punoi për dymbëdhjetë vjet për një kompani botuese dhe më pas për një gazetë dhe një herë si ndihmësredaktor i "Diário de Notícias", një pozicion të cilin u detyrua ta linte pas ngjarjeve politike të vitit 1975.
Midis viteve 1975-1980 Saramagoja e mbajti veten duke punuar si përkthyes, por pas suksesit të viteve '80 iu është kushtuar librave. Kulmi i suksesit të tij në rang botëror erdhi në vitin 1982 me historinë humoristike dhe blasfemuese "Perëndia dorace", një ngjarje e vendosur në shek. XVIII në Portugali. Vepra e Saramagos prej 30 romanesh përfshin jo vetëm prozë, por edhe poezi, ese dhe drama. Ndër çmimet e tij përfshihen edhe çmimi "Cikadja e Lisbonës" 1980 , Çmimi i Madh i Romanit dhe Novelës së Pen Klubit" 1983 etj.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000059
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001820
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000064
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000059
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000064
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001820
Botuesi: Botimet Dudaj
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve.
check_circle
check_circle