Ofertë, Tre libra për 2600 lekë
  • Ofertë, Tre libra për 2600 lekë
  • Ofertë, Tre libra për 2600 lekë

Ofertë, Tre libra për 2600 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Imperium, Robert HarrisQuo Vadis, Henryk Sienkiewicz. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3300 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2600 lekë.

28,05 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

SPQR- Ajo çmonton mitet dhe narrativat e ngulitura në mendjet tona që nga koha e Mesjetës për të na dhënë një histori ashtu si realisht mund të ketë qenë dhe jo ashtu si ne e imagjinojmë. Nga karriera e gjeneralëve dhe oratorëve të mëdhenj deri te jeta e të varfërve, historia e Popullit dhe Senatit të Romës na shpaloset si ngjarje që, ndonëse kanë ndodhur dy mijëvjeçarë më parë, vijojnë të na imponojnë mënyrën se si ne mendojmë për shtetin, politikën, të drejtat qytetare dhe rendin kushtetues.

Imperium- Imperium, libri i parë i triologjisë  mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen. Ndryshe nga aristrokatët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveç fuqisë oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhëj konsull, maja e pushtetit në Romë. 

Quo Vadis- Në Romën dekadente e të pamëshirshme të epokës së Neronit, qendër e botës dhe furrë shkrirjeje e të gjitha racave dhe feve të antikitetit, patrici i ri Vinic dashurohet me Liçian, vajzën e ndrojtur të një mbreti svev, e rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë. Një pasion dramatik dhe i trazuar që përplaset me mizorinë e furishme të përndjekjeve të para kundër besimtarëve të kultit të ri. Libri doli për herë të parë ndërmjet viteve 1894 dhe 1896.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.
25,50 GBP
More

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. 
21,25 GBP
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
13,60 GBP
More

Ofertë, Tre libra për 2300 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Një dashuri transatlantike, Simone De Beauvoir; Dalje për ajër, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2300 lekë.
26,35 GBP
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, me ilustrime, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave. Ky botim shoqërohet  me ilustrime të Gazmend Lekës.
17,00 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.
11,90 GBP
More

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Koha e Tretë, Maylis Besserie; Dielli që perëndon, Osamu Dazai; Rrëfimi,  Leon Tolstoy;Me lumin midis,  Ngugi Wa Thiong’o, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.
24,65 GBP
More

Ofertë, Tre libra për 1800 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder, Lavdi Katalonisë, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2400 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1800 lekë.
20,40 GBP
More

Ofertë, Tre libra për 1200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Lavdi Katalonisë, George Orwell; Mbi tiraninë, Timothy Snyder; Tri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 1700 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1200 lekë.
14,45 GBP
More

Ofertë, katër libra me 800 lekë më lirë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: romanet 1984, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër dhe Dalje për ajër nga George Orwell si dhe librin Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekësh, ofrohen me ulje për 2,400 lekë përgjatë ditëve të panairit.
20,40 GBP 27,20 GBP
More

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Një dashuri transatlantike, Simone De Beauvoir; Hanibali, Livi. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3250 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2400 lekë.
27,63 GBP
More

Ofertë, Librat e George Orwell, për 3200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë pesë libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, Ferma e kafshëve dhe 1984, kanë çmim kopertine 4100 lekë. Ofrohen për 3200 lekë.
34,85 GBP
More