Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Himni kombetar, Vasil S. Tole
  • Himni kombetar, Vasil S. Tole

Himni kombëtar, Vasil S. Tole

Te tjere

Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e "Betimit mbi flamur" ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemal Bej Vlorës për ta "ligjëruar" këtë këngë tash e tutje, si këngën tonë kombëtare.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Himni kombëtar
Gjinia: Histori
Autori: Vasil S. Tole
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave
Viti: 2016
Fq. 272
Pesha: 0.428 kg.
ISBN: 978-99956-10-96-8

Fragment nga libri

Historia dëshmon se një krijim muzikor mund të bëhet një himn kombëtar në tre forma: duke e shpallur si të tillë në Kushtetutën e vendit, përmes një ligji të veçantë ose thjesht nisur nga tradita që e pranon himnin si të tillë.

Përpara se kënga patriotike "Betimi mbi flamur" të pranohej gjerësisht si himn kombëtar i shqiptarëve por edhe si himn "zyrtar" i shtetit të ri shqiptar, në Vlorë, më 1912, po sipas Lasgushit: "kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shenjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë".

Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e "Betimit mbi flamur" ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemal Bej Vlorës për ta "ligjëruar" këtë këngë tash e tutje, si këngën tonë kombëtare.

Përmes këtij akti, sipas Mitrush Kutelit: "Ngritja e Flamurit në Vlorë e lidhi himnin me historinë e vendit". Dhe himnin kombëtar ishte vetë populli që e pranoi si të tillë, duke e bërë de facto himn të gjithë shqiptarëve!

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789995610968
ean13
9789995610968
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Mbreteria e askujt, T. J. Winnifrith

Perandoria Romake, Bizantine dhe Osmane, pushtimi i huaj, komunizmi dhe konflikti fisnor: këto kanë qenë realitetet e jetës në Shqipërinë e veriut prej shekujsh.
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Qemal Stafa, Jeta dhe Vrasja, Ylli Polovina

Ai ndodhet në një pozicion “strategjik” midis zyrave të Parlamentit dhe godinës së Presidencës, në një vijë të drejtë më pak se njëqind metra nga Kryeministria. Kjo do të thotë se mbeti atje ku jo pa qëllim për t’u spikatur ia kishe caktuar vendin regjimi i mëparshëm.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Matrikulli i Shkollës së Arbërve, Lucia Nadin

Studimi i Lucia Nadin është bazuar në dorëshkrimin e bibliotekës “Marciana” në Venecia, ms. It. VII, 737 (=8666), përgatitur në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Botim anastik. Parath. Ardian Ndreca.
4 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001090

Botuesi: Onufri

Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, Ismail Kadare

Marsi i vitit 1997 do të hyjë në historinë e këtij vendi si marsi i vetëvrasjes. Nuk teprohet aspak po të thuhet se Shqipëria u përpoq të vetëvritej. A ishte e denjë kjo për një popull që ka mijëra vjet që jeton në këtë botë të vështirë?
300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2560

Botuesi: Plejad

Per Shqiperine dhe shqiptaret, Conrad Malte - Brun

Shqiptari është natyrshëm i hareshëm: ai i pëlqen gostitë e mëdha dhe dëfrimet, mbi të gjitha pëlqen vallen. Ai e ka zakon të rrugëtojë me shpatë në dorë duke kënduar vargje që i kujtojnë bëmat e guximshme të njerëzve të kombit të tij.
800 Lekë
More
In Stock
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje